Ministria e Shëndetësisë shpërndanë gjashtë autoambulanca për disa komuna
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shtuar edhe gjashtë autoambulanca për kujdesin parësor shëndetësor.
Sipas Ministrisë, sot më 01.09.2025, është nënshjruar marrëveshje me gjashtë komuna për shpërndarjen e autoambulancave të tipit “Basic Life Support” me vlerë të përgjithshme prej 448 mijë e 740 euro.
Komunat që përfituan janë Gjilani, Mitrovica e Jugut, Kamenica, Rahoveci, Prizreni dhe Podujeva.
“Ministria e Shëndetësisë, përmes këtij investimi, synon të përmirësojë qasjen e qytetarëve në shërbimet bazë shëndetësore dhe të sigurojë transport të sigurt dhe të standardizuar për pacientët në nevojë”- thuhet në njoftim.
Ndërsa, gjatë tremujorit të fundit të këtij viti, ministria tha se do të shpërndahen edhe tetë autoambulanca të tjera.
Ndryshe, në ceremoninë e nënshkrimit njoftohet se morën pjesë zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, U.D. sekretari i përgjithshëm, Jahë Gecaj si dhe e kryetarë dhe nënkryetarë komunash, të cilët pranuan autoambulancat e destinuara për komunat që ata përfaqësojnë.