Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Ministria e Kulturës nuk e miraton dorëheqjen e drejtorit të Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore, Imer Hakaj

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

MKRS. Foto: Isa Vatovci/KALLXO.com.

Ministria e Kulturës nuk e miraton dorëheqjen e drejtorit të Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore, Imer Hakaj

Pas kallëzimit penal që njoftoi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ndaj inspektorit të Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore (ITK), ka reaguar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

MKRS ka njoftuar se kallëzimit penal të Ramës do t’i përgjigjet me kallëzim penal për kallëzim të rrejshëm, ndërsa dorëheqjen e drejtorit të ITK-së, Imer Hakaj, nuk do ta miratojë. Për mosmiratimin e dorëheqjes së Hakajt Ministria ka dhënë arsyetim. 

“Kjo pasi gjithë puna e bërë deri tani është brenda mandatit të tij [Imer Hakaj]. Inspektorati ka vepruar në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi dhe brenda autorizimeve ligjore” – kanë thënë nga MKRS më 08.04.2025.

MKRS thotë se i konsideron të pabazuara dhe manipulative pretendimet e kryetarit Rama se qeverisja qendrore po i bllokon dhe ndalon projektet kapitale të Komunës së Prishtinës.

“Komuna po tenton të paraqesë zbatimin e ligjit si pengesë politike. Në fakt, është vet ajo që ka vepruar dhe po vazhdon të veprojë në kundërshtim me ligjin për trashëgiminë kulturore e ligjet tjera dhe po e dëmton buxhetin e shtetit, e cenon interesin publik” – thuhet në reagimin e MKRS.

MKRS dhe Komuna e Prishtinës nuk janë pajtuar për punimet në projektet si: sheshi “Xhorxh Bush”, atë të “Ishullit Urban”, rrugës “Rexhep Luci” dhe projektin te rruga “Agim Ramadani”.

“Veprimi i tyre i fundit, ngritja e kallëzimit penal ndaj inspektorit të Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore, Pajtim Zogaj është formë e presionit ndaj zyrtarëve që zbatojnë ligjin, i pabazuar e tendencioz dhe ky veprim vjen pasi MKRS, me datën 2 prill 2025, ka dorëzuar kërkesën për fillim të hetimeve për fenomenin e ndërhyrjeve pa leje në zona të mbrojtura të trashëgimisë kulturore nga ana e Komunës së Prishtinës, ku kemi argumentuar shkeljet e rënda që janë bërë në këto projekte” – thonë nga MKRS.

Të gjitha këto, MKRS përveç se i konsideron si veprime të përsëritura, të qëllimshme dhe me paramendim të Komunës së Prishtinës, pretendon se “nuk paraqesin vetëm shkelje procedurale, por kemi dyshime të bazuara për keqpërdorim dhe dëmtim të buxhetit publik”.

“MKRS, poashtu në muajin dhjetor 2024, ka ngritur kallëzim penal ndaj kryetarit të Prishtinës për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, pasi i njëjti ka lidhur kontratë mbi 6.5 milionë euro, pa leje sipas ligjit për trashëgimi, ka kryer afër 1.5 milionë euro pagesa të paligjshme, dhe ka kontraktuar punë në pronën e dhënë në shfrytëzim afatgjatë për ndërtimin e TOB” – kanë shtuar nga MKRS.

Për detaje të tjera në lidhje me këtë temë, MKRS i ka ftuar mediat në konference për media, të enjten, më 10.04.2025, në orën 11:00 në Ministrinë e Kulturës.

Drejtori i Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Imer Hakaj, më 07.04.2025 njoftoi se ka kërkuar lirimin nga kjo detyrë nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky veprim i tij erdhi pas njoftimit për inicimin e kallëzimit penal nga Komuna e Prishtinës ndaj Inspektoratit. 

Hakaj tutje tha se beteja për drejtësi ndaj “shkelësve të Ligjit për Trashëgimi Kulturore, për ndërhyrjet e paautorizuara për punimet në rrugën ‘Xhorxh Bush’ në Prishtnë, do të vazhdojnë”. 

Në anën tjetër, kryetari Përpaim Rama konsideron se të gjitha projektet transformuese në Prishtinë janë bllokuar dhe ndaluar nga autoritetet e nivelit qendror.

Dy ditë pasi Përparim Rama përuroi fillimin e punimeve për sheshin ‘Xhorxh Bush’ në Prishtinë, Inspektorati për Trashëgimi Kulturore i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit vendosi një njoftim për ndalimin e punimeve.

Kjo nuk kaloi pa reagime nga pushteti komunal i Prishtinës, pasi atë ditë, zyrtarë të Komunës, përmes një konference të thirrur për media, paralajmëruan përsëri vazhdimin e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”.

Kurse, më 06.11.2024, kryetari Rama kishte përuruar nisjen e punimeve për ndërtimin e të ashtuaquajturit “ishulli urban”.

Mirëpo, punimet në këtë projekt janë ndaluar dhe kryetari Rama në janar 2025 kishte fajësuar institucionet e nivelit qendror për zvarritjen e tyre.

Donat Lushaku, zëdhënës i Komunës së Prishtinës, në një deklaratë për KALLXO.com më 24.03.2025 tha se ndalja e punimeve të këtij projekti është bërë nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”