Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Minatorët i reagojnë qeverisë, tregojnë se sa është paga mesatare në Trepçë

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Trepça, Foto: KALLXO.com

Minatorët i reagojnë qeverisë, tregojnë se sa është paga mesatare në Trepçë

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës (SPMT) ka reaguar ndaj njoftimit të Ministrisë së Ekonomisë, të cilët kanë thënë se pagat e minatorëve të “Trepçës” ka vlerën prej 1,254 euro.

Sipas sindikalistëve të Trepçës, ky njoftim i ministrisë është i pavërtetë dhe propagandues.

Sindikalistët thonë se paga mesatare në Trepçë është 700-750 euro. Sipas tyre, publikimi i njoftimit të tillë ka për qëllim “dezinformimin e opinionit publik dhe krijimin e një klime negative lidhur me grevën e minatorëve”.

“Ju njoftoj se paga mesatare ne Minierën e Trepçës është 700-750 euro dhe se informacioni i shpërndarë nga ministria është i paqëndrueshëm dhe jo i vërtetë. Njëkohësisht ju njoftojmë se qëllimi i kësaj greve nuk është kërkesa jonë për ngritjen e pagave”- thuhet në reagimin e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës.

Sipas Sindikatës, kërkesat e minatorëve të parashtruara në mënyrë publike tanimë e disa muaj janë të qarta dhe konkrete.

“Përmirësimi i kushteve të punës, sigurimi shëndetësor, pagesa e pagave aktuale me kohë dhe shkarkimi i një menaxhmenti, i cili çdo ditë e më shumë është duke e shkatërruar Minierën e Trepcçs. Këto kanë qenë dhe mbeten kërkesat tona dhe se minatorët nuk do të dorëzohen deri në realizimin e kërkesave të tyrë”- thuhet në njoftimin e sindikalistëve të Trepçës.

Ministria e Ekonomisë ka publikuar sot disa statistika, sipas së cilave paga e një minatori në Kosovë arrin vlerën 1245 euro në muaj. Kjo ministri e ka quajtur të paarsyeshme grevën e minatorëve, ndërsa thotë se ia ka plotësuar të gjitha kërkesat e grevistëve, përveç shkarkimit të kryeshefit të Trepçës.

“Pas pagesës së pagave dhe shpjegimit që është dhënë nga Bordi me kërkesa të tjera, më 25 tetor Bordi është informuar se e vetmja ankesë aktive mbetet shkarkimi i ushtruesit të detyrës së Kryeshefit. Në lidhje me këtë, Bordi ka informuar punonjësit se vlerësimi dhe emërimi i Krhyeshefit është kompetencë ekskluzive e Bordit, dhe kanë garantuar se vlerësimi i performancës i të gjithë zyrtarëve të lartë të ndërmarrjes është duke u bërë në përputhje me ligjin”- thuhet ndër të tjerash në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë lidhur me kërkesat e minatorëve grevistë.

Greva e minatorëve të NP “Trepça”. sh.a. ka hyrë në ditën e katërt, ndërsa gjendja e minatorëve grevistë ka vazhduar të rëndohet. Vetëm gjatë ditës së sotme katërt të grevës, 5 minatorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

 


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”