Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Mijëra izraelitë protestojnë në Tel Aviv për të kërkuar fundin e luftës në Gaza dhe kthimin e pengjeve

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Foto e shkëputur nga një video e CNN

Mijëra izraelitë protestojnë në Tel Aviv për të kërkuar fundin e luftës në Gaza dhe kthimin e pengjeve

Dhjetëra mijëra protestues kundër luftës mbushën Sheshin e Pengjeve në Tel Aviv, të shtunën, më 28.06.2028, për të kërkuar përfundimin e luftës në Gaza dhe kthimin e pengjeve të mbetur.

“Është e madhe, është e gjallë, është me zhurmë” – tha nga vendngjarja gazetari i CNN, Nic Robertson, duke përshkruar atmosferën, raporton CNN.

Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura vlerësoi se rreth 30,000 njerëz morën pjesë.

Shumë prej tyre mbanin pankarta me fotografitë e pengjeve, me mbishkrimin: “Ktheni ata në shtëpi tani”, një thirrje që përsëritet çdo javë gjatë protestave. Të tjerë mbanin pankarta që i bënin thirrje presidentit amerikan, Donald Trump, të ndërhynte dhe të kërkonte fundin e luftës.

Një pankartë shkruante: “President Trump, jepi fund krizës në Gaza! Nobeli të pret!”

Trump ishte pjesë e përpjekjeve për të arritur një armëpushim pas 12 ditëve të konfliktit midis Izraelit dhe Iranit. Ai gjithashtu kërkoi nga ushtria izraelite të ndalonte atë që qeveria e kishte paralajmëruar si një sulm i madh ndaj Iranit, pas një lëshimi të një rakete balistike drejt veriut të Izraelit, pasi armëpushimi kishte hyrë në fuqi. Izraeli në vend të kësaj goditi një radar në veri të Teheranit.

Perceptimi se Trump mund të ushtrojë presion mbi kryeministrin Benjamin Netanyahu ka bërë që shumë protestues të rinisin thirrjet që ai të ndërhyjë për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

Ruby Chen, nëna e Itay Chen, i cili u vra në sulmet e 07.10.2023 dhe trupi i të cilit ende mbahet në Gaza, tha se gjëja e duhur për t’u bërë është “kthimi i të gjithë pengjeve, edhe nëse kjo nënkupton fundin e luftës.”

“Bibi, kthimi i pengjeve nuk është dorëzim, është të jesh hebre” – tha Chen, duke iu drejtuar Netanyahut me nofkën e tij. “Zoti Kryeministër, tani është koha të veproni dhe jo të udhëhiqeni nga llogaritjet politike. Kthejini tashmë 50 pengjet në shtëpi.”

Bisedimet janë ndalur dhe kanë vazhduar disa herë prej kur Izraeli ka thyer armëpushimin e fundit në mars dhe ka vazhduar fushatën ushtarake në Gazë, duke e përkeqësuar edhe më tej krizën humanitare.

Rreth 50 pengje vazhdojnë të jenë në Gazë, dhe më pak se gjysma e tyre besohet se janë gjallë. Ata janë pjesë e rreth 250 pengjeve që janë marrë nga Hamasi – grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera – në sulmin kundër Izraelit, më 07.10. 2023, duke nxitur kështu luftën që vazhdon tash e 21 muaj.

Si pasojë e luftës janë vrarë mbi 56.000 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës. Prej tyre, shumica besohet se janë gra dhe fëmijë.

Shpresat për marrëveshje janë rritur me përfshirjen e Trumpit në këtë çështje.

Hamasi ka thënë se është i gatshëm t’i lirojë pengjet në këmbim të përfundimit të luftës në Gazë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se do t’i japë fund luftës vetëm pasi të çarmatoset Hamasi, diçka që grupi e ka hedhur poshtë.

Ndërkohë, palestinezët e uritur janë duke jetuar në situatë të përshkruar si katastrofike.

Pas bllokimit të të gjitha ndihmave për dy muaj e gjysmë, Izraeli e ka lejuar një pjesë të vogël të ndihmave në territorin e Gazës në mesin e muajit maj


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”