Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Mbahet në Apel seanca ndaj të akuzuarit për krime lufte Dragisha Millenkoviq

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Foto: KALLXO.com

Mbahet në Apel seanca ndaj të akuzuarit për krime lufte Dragisha Millenkoviq

Në Gjykatën e Apelit sot, më 30.10.2025, është mbajtur seanca ndaj Dragisha Millenkoviq, i akuzuar për krime lufte.

Millenkoviq akuzohet se në luftën e fundit, në vitin 1999, në cilësinë e personit zyrtar në Burgun e Prishtinës dhe Lipjanit ka kryer veprime të cilat cilësohen si krime lufte ndaj popullatës civile.

Gjykata e Prishtinës më 16.04.2025 ka dënuar me 7 vjet burg dhe 1,500 euro gjobë Dragisha Millenkoviqin për veprën penale – krime lufte ndaj popullatës civile.

Me të filluar seanca në Gjykatën e Apelit, gjyqtari referues Vaton Dërguti bëri të ditur se ankesë kundër aktgjykimit të shkallës së parë kanë parashtruar mbrojtësit e të akuzuarit Millenkoviq, avokatët Jovana Filipoviq dhe Zhivojin Jokanoviq.

Më tej, gjyqtari Dërguti bëri të ditur se avokati Zhivojin Jokanoviq përmes ankesës ka propozuar që i mbrojturi i tij të lirohet nga akuza, aktgjykimi i shkallës së parë të anulohet apo çështja të kthehet në rivendosje, dhe ka propozuar që t’i ndërpritet masa e paraburgimit të akuzuarit Millenkoviq.

Lirim nga akuza apo që çështja të kthehet në rivendosje për Dragisha Millenkoviq ka kërkuar edhe avokatja Jovana Filipoviq.

Tutje, gjyqtari Dërguti bëri të ditur se përgjigje në ankesë ka parashtruar Prokuroria Speciale, ku ka propozuar që ankesat e mbrojtësve të të akuzuarit të refuzohen si të pabazuara, ndërsa Prokuroria e Apelit me parashtresë ka propozuar që ankesat e mbrojtjes të refuzohen si të pabazuara, ndërsa përgjigjja në ankesë e PSRK-së të aprovohet si e bazuar.

Avokatja Jovana Filipoviq gjatë elaborimit të ankesës tha se aktgjykimi i shkallës së parë ndaj të mbrojturit të saj është në plotëni i paligjshëm dhe se ky gjykim nuk është i gjykuar drejt.

Tutje, Filipoviq i propozoi Gjykatës së Apelit që ky aktgjykim të hidhet poshtë, apo lënda të kthehet në rivendosje sa i përket veprës penale – krime të luftës, ndërsa për veprën penale – armëmbajtje pa leje, për të cilën i akuzuari është dënuar me gjobë t’i ulet ky dënim.

Avokati Zhivojin Jokanoviq tha se mbetet pranë të gjitha pretendimeve ankimore dhe se qëndron pranë ankesës së parashtruar.

Në fund, Gjykata i njoftoi palët se brenda afatit ligjor vendimin e Gjykatës së Apelit do ta marrin përmes Gykatës së shkallës së parë.

Nga radhët e prokurorisë së Apelit nuk prezentoi askush, ndërsa nga pala e dëmtuar prezent ishte Avdi Mehmeti.

Kjo çështje penale në Gjykatën e Apelit po trajtohet nga kolegji në përbërje të gjyqtarëve Avni Mehmeti (kryetar i kolegjit gjykues), Vaton Dërguti (gjyqtar referues), dhe Afërdita Bytyqi (anëtare).

Dragisha Millenkoviq më 16.04.2025 nga Gjykata e Prishtinës është dënuar me 7 vite burgim dhe 1,500 euro gjobë.

Për veprën penale – krime lufte kundër popullatës civile Millenkoviq është dënuar me 7 vjet burgim, ndërsa për veprën penale – armëmbajtje pa leje është dënuar me dënim me gjobë në shumën prej 1,500 euro.

Ky vendim ishte marrë nga trupi gjykues i përbërë nga Kujtim Krasniqi (kryetar i trupit gjykues) dhe Rrahman Beqiri dhe Arben Hoti (anëtarë). 

Çfarë thotë dosja e Prokurorisë?

Millenkoviq po akuzohet se në luftën e fundit, në vitin 1999, në cilësinë e personit zyrtar në Burgun e Prishtinës dhe Lipjanit ka kryer veprime të cilat cilësohen si krime lufte ndaj popullatës civile.

Ai ishte arrestuar nga Policia e Kosovës më 21.06.2023, e për arrestimin e tij ishte protestuar në Graçanicë.

Millenkoviq ishte sjellë më 22.06.2023 para Gjykatës së Prishtinës dhe ndaj tij ishte caktuar masa e paraburgimit.

Millenkoviq akuzohet se pasi që janë transferuar të burgosurit nga Burgu i Dubravës në Burgun e Prishtinës dhe Lipjanit i ka detyruar të burgosurit të kalojnë përmes një kordoni dhe të njëjtit i kishte goditur me shkop, grushte dhe shqelma.

Sipas dosjes së Prokurorisë, të burgosurit në mënyrë sistematike ishin trajtuar në mënyrë çnjerëzore – duke u torturuar, maltretuar, kanosur me jetë, e kështu duke iu shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe pasoja në shëndet.

Përveç kësaj, mbi të burgosurit sipas dosjes së Prokurorisë ishte ushtruar edhe dhunë psikike.

Këto veprime Millenkoviq akuzohet se i ka kryer në bashkëpunim me tre zyrtarë të tjerë, ndër të cilët ish-drejtori i Burgut të Qarkut të Prishtinës Lubomir Cimburoviq; si dhe, gardianët Predrag Bradiq dhe Millivoje Iliq.

Sipas prokurorit Atdhe Dema këto veprime janë në kundërshtim me Konventën Ndërkombëtare të Gjenevës.

Gjykimet për krimet e luftës

Për masakrat dhe krimet e tjera të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë nga forcat serbe e jugosllave gjatë luftës së viteve 1998/1999 ishin gjykuar, e disa edhe dënuar, ish-udhëheqësit më të lartë politikë dhe ushtarakë të Jugosllavisë së mbetur dhe të Serbisë.

Ish-presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq ishte akuzuar për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit, të kryera nga forcat serbe e jugosllave në Kosovë. Millosheviq ishte akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të kryera edhe në luftërat në Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe në Kroaci.

Gjykimi i tij në Gjykatën ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë (ICTY), me seli në Hagë, nuk kishte marrë epilog pasi Millosheviq kishte vdekur më 11.03.2006 në qeli teksa po mbahej në paraburgim.

Millan Millutinoviq, ish-kryetari i Serbisë, ishte liruar nga akuzat për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë.

Nikolla Shainoviq, zëvendëskryeministër i Republikës Federale të Jugosllavisë, ishte dënuar me 18 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës.

Dragolub Ojdaniq, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 15 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Nebojsha Pavkoviq, ish-komandanti i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 22 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës. Pavkoviq ka vdekur më 20.10.2025.

Vlladimir Llazareviq, ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 14 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Sreten Llukiq, ish-shefi i stafit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për Kosovë, ishte dënuar me 20 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës.

 


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”