"Lidhja e Prishtinës" publikon listën e kandidatëve për zgjedhjet e 12 tetorit
13.8.2025 - 20:54
Iniciativa qytetare “Lidhja e Prishtinës” ka publikuar listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Prishtinës.
“Kjo është lista fituese e Lidhjes së Prishtinës. Një listë përplot profesionalizëm, përvojë e shërbim ndaj komunitetit. Një listë ku mbizotëron uniteti dhe harmonia, me një renditje të realizuar përmes shortit për të siguruar trajtim të barabartë. Na priftë e mbara” – ka shkruar në Facebook, Kupina, ish- kryesues i Kuvendit Komuna të Prishtinës.
Listës prej 56 kandidatëve i prin Fehmi Kupina.
Zgjedhjet për kryetarë komunash dhe asambletë komunale do të mbahen më 12.10.2025.