Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Liderët e BE-së mblidhen të diskutojnë mbrojtjen nga Rusia dhe raportin me Trumpin

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Takimi mes presidentëve - Donald Trump, Emmanuel Macron dhe Volodymyr Zelensky, Foto: Volodymyr Zelensky/X

Liderët e BE-së mblidhen të diskutojnë mbrojtjen nga Rusia dhe raportin me Trumpin

Liderët e Bashkimit Europian mblidhen të hënën, më 03.02.2025, që të diskutojnë fuqizimin e mbrojtjeve kundër Rusisë dhe për mënyrën e menaxhimit të raporteve me presidentin amerikan, Donald Trump, pas vendimit të tij që t’u vendosen tarifa mallrave nga Kanadaja, Meksika dhe Kina – raporton Agjencia e lajmeve Reuters.

Në një pallat mbretëror të kthyer në Sallë konferencash në Bruksel, liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së do të drekojnë gjithashtu me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte dhe do të darkojnë me kryeministrin britanik, Keir Starmer.

Antonio Costa, presidenti i Këshillit Europian të liderëve të BE-së, e ka konsideruar mbledhjen si “tërheqje” të dedikuar për politikën e mbrojtjes, e jo si ndonjë Samit zyrtar, me synimin për diskutime të hapura pa ndonjë deklaratë ose vendime zyrtare.

Seanca e parë e diskutimeve përqendrohet në gjeopolitikë dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, që nënkupton diskutimin e Vendimit të fundjavës së presidentit Trump – sidomos duke pasur parasysh drojën e liderëve të BE-së se së shpejti mund të përballen me masa të ngjashme.

Trump, i cili ka nisur më 20 janar mandatin e dytë si President, do të jetë gjithashtu një faktor i rëndësishëm në diskutimet për mbrojtjen, për shkak se ka kërkuar nga shtetet europiane që të shpenzojnë shumë më shumë për mbrojtjen e tyre dhe që të mbështeten më pak në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet aleancës së sigurisë së NATO-s.

Thirrja e Trumpit për Danimarkën, anëtare e BE-së, që t’ia dorëzojë SHBA-së Grenlandën dhe refuzimi i tij për të përjashtuar ndonjë aksion ushtarak ose presionin ekonomik për ta shtrënguar Kopenhagën ta dorëzojë gjithashtu ka ndikuar së fundmi në raportet transatlantike.

Liderët e BE-së pritet të diskutojnë çfarë kapacitetesh ushtarake duhen në vitet e ardhshme, se si mund të financohen ato nevoja dhe se si ata mund të bashkëpunojnë më shumë nëpërmjet projekteve të përbashkëta.

“Europa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e vet.” – ka shkruar Costa në një letër dërguar liderëve të bllokut. “Duhet të jetë më e vetëqëndrueshme, më efiçiente, më autonome dhe aktor më i besueshëm i mbrojtjes dhe i sigurisë”.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Punime në rrjetin elektrik, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten