Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Kujtimi për babain: Prej Londrës në Prishtinë me biçikletë

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Hasan Rrahmani dhe Emin Rrahmani, Foto: Hasan Rrahmani

Kujtimi për babain: Prej Londrës në Prishtinë me biçikletë


Warning: Undefined array key 11 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Pas më shumë se pesë vjet nga vdekja e babait, Hasan Rrahmani po udhëton me biçikletë 2,000 kilometra nga Londra në Prishtinë, në kujtim të tij.

Ka 19 ditë prej kur Hasan Rrahmani, kosovari që jeton në Londër, është duke udhëtuar me biçikletë për të ardhur në Prishtinë.

Përmes çiklizmit në terren të rrafshët e malor, deri në 2,000 kilometra, Rrahmani po e kujton të atin, Eminin, që vdiq në moshën 71-vjeçare nga kanceri në pankreas.

Rrahmani u nis më 06.09.2025 nga shtëpia e babait të tij, në Hendon, në veri të Londrës, për të arritur pas 20 ditësh, në vendin është varrosur babai, në Prishtinë. Deri më tani ai ka udhëtuar mbi 1700 kilometra me biçikletë.

“Këto vitet e fundit u k’naqsha t’u e pa se ia nisi me gjet nji jetë shumë të mirë për të, që shkojke në Kosovë, u kthejke, më pajke. Shumë, shumë i kënaqur edhe tani papritmas ndodhi kjo kanceri, ia ndali jetën” – ka folur Rrahmani për të atin, më 23.09.2025.

Emin Rrahmani ishte diagnostifikuar me kancer në dhjetor 2019 dhe sipas djalit të tij, ata nuk kishin pasur shumë informacione për sëmundjen. 

Kjo e ka shtyrë Hasanin, që përveç çiklizmit, të grumbullojë disa donacione për të mbështetur hulumtimet shkencore për kancerin e pankreasit, të cilat do të bëhen përmes Organizatës “Pancreatic Cancer UK” (Kanceri i pankreasit Mbretëria e Bashkuar).

“Kur e pashë që kanceri i pankreasit është një prej kancereve të fundit që njerëzit japin fonde se është shumë vdekjeprurës, kurse këta shkencëtarët që bëjnë hulumtime i bëjnë prioritet kanceret ma shëruese. E kjo m’u ba shok, se thojsha- qysh kështu, m’u doke si e padrejtë edhe vendosa atëherë me ba diçka minimale. Po, pak a shumë me këto fonde, me këto që do të mbledhi do të jenë diku 100 orë të shkencëtarëve me ba hulumtime” – ka thënë Rrahmani për KALLXO.com.

Sa udhëton me biçikletë, Hasani tregoi se po takon njerëz të ndryshëm, me të cilët po e ndanë rrëfimin e sfidës dhe kontributit që dëshiron ta arrijë. E disa prej tyre, nuk janë kursyer që ta mbështesin moralisht, po ashtu edhe me donacione.

“Hajri koftë”

Familja e Hasanit, i cili ka edhe tre vëllezër, kanë shkuar në Londër në vitin 1999 pasi ishin larguar fillimisht si refugjatë në Maqedoni të Veriut, për shkak të luftës së fundit në Kosovë. Në atë kohë, Hasani ishte 13 vjeç.

Babai i tij ka jetuar vetëm katër javë të tjera që nga momenti kur e kuptoi se e kishte sëmundjen e rëndë. 

Ata ia kishin bërë disa teste, të cilat rezultuan se Emini ishte në fazën e katërt të kancerit, dhe në mes doktorëve e Eminit, ishte Hasani, ai që përkthente, edhe pse thotë se “ka qenë një prej gjërave më të vështira që e kam ba, m’i tregu babës që i ka vetëm 4 javë jetë.”

“Ai ishte afër meje, po kështu i afruar shumë afër meje me më dëgju se çka po i them edhe doktori thojke në anglisht që ky i ka edhe katër javë, shumë keq e ka rastin… Edhe unë dojsha m’i tregu këtij, e ky më ngojke, po fjalët nuk dilshin, nuk mundesha, s’më lejke shpirti m’i thanë ato fjalë edhe kur i tregova, ai veç u ndalë mbrapa edhe veç ka thanë – hajri koftë, kështu shqip edhe u zbeh.” – ka treguar Hasani.

Emini e kishte dëshiruar kthimin në Kosovë, por Hasani thotë se sakrifikoi për të që t’ia ofronte kushtet më të mira të jetës e të edukimit.

Ai ka ndarë momente të ditëve të para në Angli, kur babai i tij ishte mahnitur me trajtimin nga anglezët, për të cilët kishte thënë se “Njerëzit e mirë nuk i harron Zoti”, fjali që Hasani thotë se e kanë vendosur në varrin e tij.

Hasani ka studiuar për media dhe punon në organizatën për të drejtat e njeriut “Amnesty International”.

“Kjo nuk është asgjë krahasuar me atë se çfarë dhimbje kanë njerëzit që e kanë kancerin e pankreasit”

Hasani kishte vendosur në shtator 2024 që duhej ta përshkonte me biçikletë rrugën prej Londrës në Prishtinë. Biçikletën e kishte blerë, ani pse nuk kishte shumë njohuri për çiklizëm.

Ai brenda një viti ushtroi çiklizëm dhe këtë ia kishte kumtuar fqinjit të tij, i cili kishte shprehur dëshirën që t’i ndihmonte dhe kështu kishin përfunduar duke ushtruar bashkë. 

Ai dhe fqinji i tij kanë vlerësuar të udhëtojnë me biçikletë gjatë ditës, për shkak të errësirës që mbulon natën.

Sipas Hasanit, gjatë rrugës, atë e kanë mbështetur dy prej vëllezërve të tij, të cilët thotë se i kanë shkuar pas me një automjet, që e kanë marrë me qera dhe e kanë shfrytëzuar për të përgatitur ushqim e për të fjetur.

Pasi kanë arritur në Francë, më 07.09.2025, janë nisur nga veriu ku kanë pasur në plan 98 km t’i kalojnë me biçikletë. 

“Aty ka qenë shumë vështirë, se unë kurrë nuk i kam bo 98 km përpara. Më së shumti i kam bo 80 [km], kështu ia nisëm ngadal-ngadal, po ka qenë shumë sfidë e madhe se krejt trupi kështu në ‘shok’. S’e ka prit këtë… Tash 16 ditë me radhë, pa u ndalë, kemi çiklu” – ka treguar ai.

Ndërsa, kur kanë arritur 141 km në Francë, kanë udhëtuar me biçikletë prej orë 8 të mëngjesit deri 9 të mbrëmjes, në terren të lartë dhe malor.

“Atëherë ka qenë hera e parë që na ka nxonë nata, po zakonisht plani ka qenë që m’u nis herët, gjashtë orë me çiklu edhe m’i bo dikun prej 100 deri 130km, po varet prej terrenit”- tha ai.

Pas 10 ditësh, kur kanë arritur në afërsi të Milanos, Hasani tha se fqinji i tij e shoqëroi deri aty dhe më pas është kthyer në Angli. 

Ai ka ndarë vështirësitë që ka hasur në Alpet e Zvicrës, në lartësi mbidetare gati 2,500 metra.

“Edhe kur mbërritëm atje lartë, nuk kishte ajër, kështu ishte shumë zor me marr frymë. Ashtu s’kam pas asi ekperiencë kurrë. U mundojsha me marr frymë e nuk mundesha me u ngopë frymë se shumë lartë. 2,500 metra edhe ka qenë ftohtë, po kur ia arritëm aty edhe kur tejkaluam, aty e pashë se edhe vëllezërit ia nisën me besu që njëmend unë do t’ia kalojë kësaj” – ka thënë Hasani.

Vështirësive në Alpe iu bëri ballë duke menduar “për sfidat e babës, dhimbjet që i ka pasë ai, tani m’u lehtësojke, se e disha që kjo nuk është asgjë krahasuar me atë se çka kanë njerëzit që e kanë kancerin e pankreasit, çfarë dhimbje kanë. Kur i mendojsha sfidat që ata i përballojnë, sidomos baba, më vijke një energji tjetër.”

“E dyta, kur u pata nisë prej shtëpisë sime aty në Haslemere, djalin e kam 7 vjeç edhe ai e kish ba një pllakatë ‘Go daddy, you can do it” (Shko bab, ti mund ta bësh), edhe ai bëjke: You-can-do-it! You-can-do-it!… edhe tani më vijke ndërmend ajo edhe bëjsha: You-can-do-it edhe ashtu i jepsha zor me atë emocion, me ritëm” – ka shtuar ai.

Kurse, 5 kilometrat e tij të fundit që i kishte kaluar me biçikletë i ka përshkruar si “sfida ma e vështirë ndonjëherë në jetë”. Në këtë situatë kishte qenë në dilemë a të vazhdonte rrugën me biçikletë, përderisa i kishte tejkaluar më shumë se 800 km. Por, prapë ka vazhduar.

Pas 1,700 km, më 23.09.2025, Hasani ka arritur në Ancona të Italisë, kurse dy vëllezërit janë kthyer për në Angli që më pas të takohen më 26.09.2025 në Prishtinë.

Nuk janë të rastësishme rrugët që Hasani ka zgjedhur t’i kalojë me biçikletë, pasi thotë se babai i tij e kishte dashur Italinë dhe kishte udhëtuar atje.

“Tash unë i kam ra sidomos udhëve të tij [babait] edhe shumë interesant se krejt ato qytezat, fshatrat që i ka përmend ai nëpër Itali po më dalin tash me biçikletë” – tha ai.

Kur Hasani të mbërrijë në Durrës, është planifikuar që t’i bashkohet vëllai i tij i madh dhe dy kushërinj.

“Ata do të më bashkëngjiten tash këtë rrugën e Ballkanit që e kam prej Durrësit, rreth Tiranës, malet e Dajtit, Bulçizë, tani Dibër, Mavrovë, Maqedoni, Gostivar, Tetovë, Kosovë. Tash i kam edhe 312 kilometra që më kanë mbetë. Tash 300 kilometra nuk po më duken shumë” – ka thënë Hasani.

Për fondet që është duke i grumbulluar, ai i ka ftuar njerëzit që kanë mundësi të japin ndonjë donacion, qoftë edhe minimal, në uebfaqen që është hapur nga organizata ‘Pancreatic Cancer UK’, te e cila shkojnë direkt si fonde.

Linku për të ofruar donacion është KËTU.

Hasani pritet të arrijë më 26.09.2025 në Prishtinë, te Hotel “Grand”, në intervalin kohora 16:00-17:00, ku do të takohet me familjen e tij dhe do të shkojnë së bashku te varri i babait të tij për homazhe.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”