Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Krasta për artikullin e publikuar në RTK: Për ne nuk është primare ndëshkimi i njerëzve

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Foto: Screenshot, RTK

Krasta për artikullin e publikuar në RTK: Për ne nuk është primare ndëshkimi i njerëzve

Zëvendësdrejtori gjeneral i RTK-së, Adi Krasta, ka folur për publikimin e raportit të marrë nga media boshnjake “Slobodna Bosna”, i cili etiketonte dy portale kosovare si media të ndikuara nga Serbia, duke thënë se është i kënaqur që në Kosovë po bëhet një debat për standardet gazetareske.

“Jam shumë i kënaqur që në Kosovë po bëhet një debat kaq pasionant për standardet gazetareske. Jam shumë i lumtur që jo vetëm RTK do të shoh standardet por edhe institucionet private do të mësojnë nga kjo situatë për jetën gazetareske të vendit”- u shpreh ai.

Ndërsa, ka thënë se për të nuk është primare ndëshkimi i personave brenda RTK-së lidhur me ketë çështje.

“Si pjesëmarrës që 18 muaj i këtij mediumi, RTK është tipikisht një transmetues publik që ballafaqohet herë pas here me ngjarje të natyrave të ndryshme, kjo sepse në strukturën e ndërtuar të institucionit ka një lloj lirie relative komunikimi, ka pavarësi në marrjen e vendimeve. Është e vërtetë që është pothuajse e pamundur për t’u kthyer në koncepte diktatoriale ku kontrollohet një lajm apo mënyrë e të shprehuri për të shmangur elementet e debateve që behën më vonë”, – tha Krasta në një intervistë për RTK.

“Nuk është primare historia e ndëshkimit, nuk jemi institucion policesk, nuk është primare për ne ndëshkimi, heqja e kokave, historia e shkarkimit është kulturë e vjetër në RTK dhe institucione tjera, që e zgjidh duke e shkarkuar tjetrin, që nuk zgjidhet problemi i vërtetë. Në këtë rast Bordi kur të plotësohet duhet të zgjedh drejtorin e përgjithshëm. Unë se kam me nxitim” – tha ai.

Ai tutje ka thënë se mban pozitën e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm i RTK-së dhe se nuk ka dashur kurrë të bëhet drejtor.

“Unë jam zëvendësdrejtor i përgjithshëm i RTK-së, nuk kam dashur kurrë të bëhem drejtor, nuk do bëhem drejtor”- është shprehur ai.

Kryetari i bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, Besnik Boletini, ka njoftuar se më 17.08.2024, gjatë mbledhjes së bordit të RTK-së ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit dhe anëtarit të bordit të RTK-së.

Boletini ka thënë se përpjekjet për të adresuar skandalin e publikimit të një artikulli të paverifikuar gjatë këtyre javëve ishin të përditshme dhe të vazhdueshme, përkundër vështirësive.

Dorëheqja e Boletinit nga pozita e kryetarit të bordit të RTK-së vjen pas publikimit të një raporti të marrë nga media boshnjake “Slobodna Bosna”, i cili etiketonte dy portale kosovare.

Pas dorëheqjes së Boletinit, më 17.08.2024, dorëheqje ka dhënë edhe anëtarja e këtij bordi, Arta Berisha dhe Safet Kabashaj.

Intervistën e plotë të zëvendësdrejtorit gjeneral të RTK-së, Adi Krasta mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

 

 


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”