Mbledhja e KQZ-së, 21.08.2025. Foto: KALLXO.com.
KQZ shpall rezultatet përfundimtare për Kuvendin Komunal të Drenasit dhe akrediton vëzhguesit për balotazh
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur më 05.11.2025 shpalli rezultatet përfundimtare për Kuvendin Komunal të Drenasit.
Në këtë Komunë, “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin” ka marrë 11 ulëse në Kuvend Komunal, Partia Demokratike e Kosovës 10, Lëvizja Vetëvendosje 2 dhe Bashkimi Demokratik, Për Drenas e Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe NISMA Socialdemokrate nga një ulëse.
Po ashtu, KQZ ka akredituar 32 media me 464 vëzhgues për balotazhin e 09.11.2025.
Për balotazh u akredituan edhe vëzhgues të partive politike që marrin pjesë në garë zgjedhore: LVV me 4 mijë e 179 vëzhgues, PDK me 1 mijë e 981, LDK me 1 mijë e 77, AAK me 776, LS me 18, KDTP me 10 dhe MHH me 8 vëzhgues. Gjithsej 8 mijë e 49.
Në këtë mbledhje u akredituan edhe 14 organizata dhe përfaqësi diplomatike me 274 vëzhgues.
Balotazhi për zgjedhjet lokale 2025 do të mbahet më 09.11.2025.
Në balotazh kanë shkuar 18 komuna: Prishtina, Mitrovica e Jugut, Peja, Gjakova, Prizreni, Gjilani, Vitia, Kaçaniku, Vushtrria, Kllokoti, Mamusha, Obiliqi, Fushë Kosova, Rahoveci, Suhareka, Klina, Juniku dhe Dragashi.