Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
KQZ nuk ka planifikuar t’i paguajë punëtorët teknikë të shkollave që angazhohen në zgjedhjet lokale

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

KQZ nuk ka planifikuar t’i paguajë punëtorët teknikë të shkollave që angazhohen në zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ka planifikuar t’i paguajë punëtorët teknikë të shkollave që do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 12.10.2025.

Lajmin e kanë konfirmuar nga KQZ, por të njëjtit nuk e kanë bërë të ditur arsyetimin e këtij vendimi.

Ata madje e konfirmuan se herave të kaluara KQZ i ka paguar punëtorët teknikë të shkollave për angazhimin e tyre në ditën e zgjedhjeve.

KALLXO.com ka pranuar një raportim në Lipjan, në të cilin thuhej se KQZ i ka angazhuar për ditën e zgjedhjeve vetëm drejtorët e shkollave, si menaxherë të qendrave të votimit. E qendrat e votimit në shumicën e komunave janë në shkolla.

Rasim Hasani, drejtor i Arsimit në Lipjan tha për KALLXO.com se e kanë pranuar një shkresë nga KQZ më 10.10.2025, në të cilën sipas tij, KQZ ka kërkuar zgjidhje nga komunat për pagesën e punëtorëve teknikë që angazhohen në ditën e zgjedhjeve.

Sipas Hasanit, herave të kaluara në qendrat e votimit në shkolla përveç drejtorit të shkollës, të paktën ka qenë i angazhuar edhe një punëtor teknik për pastrim dhe ndezjen e ngrohjes qendrore.

“Na si Komunë, nuk mund ta lëmë me dështu procesin [zgjedhor]. Ne i kemi angazhuar puntorët teknikë edhe duhet m’i pagu diqysh… Ka shkolla që edhe ata koxha gjatë iu duhet me punu, duhet me ardhë në ora 04:00 me ndezë nxemjen [e shkollës], megjithatë mëngjesi është ftohtë edhe duhet me qëndru deri vonë, së paku dy ndërrime punë, 15 orë” – tha Hasani për KALLXO.com më 11.10.2025.

Edhe Afrim Llabjani, drejtori i Arsimit në Ferizaj tha për KALLXO.com se në orët e vona të mesditës, më 10.10.2025, e kanë pranuar njoftimin e njëjtë nga KQZ.

Për Llabjanin kjo situatë nuk do të jetë e lehtë dhe tha se u ka sjellur telashe.

“KQZ-ja i ka pagu deri këto zgjedhje, këto zgjedhje e kanë lëshu këto qasje dhe me të thanë të drejtën na kanë sjellë pak telashe në këtë drejtim, pak kokëçarje… Kam qenë në kontakt me KKZ-në [Komisionin Komunal të Zgjedhjeve] këtu në Ferizaj, po as ata KKZ-ja nuk e ka ditë se si do të ndodhë” – tha Llabjani.

Llabjani tha se e kanë përcjellur qarkoren që ua ka dërguar KQZ-ja te të gjithë drejtorët e shkollave në Ferizaj.

“Kemi kërkuar nga drejtorët e shkollave që së paku nga një punëtor teknik të jetë në vendin e punës gjatë tërë ditës, nëse munden me punu me ndërrime. Përndryshe, ne ua kemi bo me dije që qendrat e votimit duhet të jenë të hapura ashtu siç kërkohet” – shtoi ai më 11.10.2025.

Për pagesën e punëtorëve teknikë që do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve në Ferizaj, Llabjani tha se “nuk ka me qenë e lehtë m’u ba kjo pagesë, sinqerisht po them. Nuk kemi asnjë informacion nga shkollat, apo një shqetësim të drejtorëve të shkollave që dikush ka refuzu mos me dalë [në ditën e  zgjedhjeve].”

Të dielën, më 12.10.2025 do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë. Nga ora 07:00 qytetarët do të kenë mundësinë të votojnë për kryetarë të komunave dhe për përfaqësuesit e tyre në kuvendet komunale.

Në garë për nivelin lokal janë 93 subjekte politike: 32 parti, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur, të gjitha të certifikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Numri i përgjithshëm i kandidatëve që përfaqësojnë këto subjekte politike është 5,626, prej të cilëve 206 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 5,420 për anëtarë të kuvendeve komunale.

Lëvizja Vetëvendosje ka numrin 105; 191 Partia Demokratike e Kosovës; 113 Lidhja Demokratike e Kosovës; 174 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës; 186 NISMA Socialdemokrate; 170 Lista Serbe; 103 Alternativa; 118 Partia Guxo; 149 Partia Socialdemokrate.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”