Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
KGJK: Mosveprimi i gjyqtarit Kuçi krijoi situatë të favorshme për të mos u zbatuar vendimi i Apelit lidhur me Enver Sekiraqën

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5
Enver Sekiraqa i akuzuar për nxitje në vrasje të Tirumf Rizës 30.08.2023- FOTO: Laurant Berisha- KALLXO

Enver Sekiraqa i akuzuar për nxitje në vrasje të Tirumf Rizës (30.08.2023) - FOTO: Laurant Berisha- KALLXO

KGJK: Mosveprimi i gjyqtarit Kuçi krijoi situatë të favorshme për të mos u zbatuar vendimi i Apelit lidhur me Enver Sekiraqën


Warning: Undefined array key 11 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 12 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 13 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 14 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 15 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 16 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Gjyqtari Agim Kuçi, i cili i kishte hequr masën e sigurisë të pandehurit Enver Sekiraqa, i akuzuar për nxitje të vrasjes së policit të Kosovës, Triumf Riza, është sanksionuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës me vërejtje publike me shkrim dhe 20% zbritje në pagë për 6 muaj.

Lidhur me këtë rast gjyqtari Kuçi përmes avokatit të tij ishte deklaruar se nuk e pranon fajësinë.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës kishte pranuar nga kryetarja e Gjykatës së Prishtinës inicimin e procedurës disiplinore për gjyqtarin Agim Kuçi lidhur me rastin e heqjes së masës së sigurisë të akuzuarit Enver Sekiraqa.

Sekiraqa ishte dënuar me 25 vjet dënim me burgim më 03.05.2024 dhe të njëjtit i ishte hequr masa e arrestit shtëpiak, duke u lënë të mbrohet në liri.

Por Gjykata e Apelit me 17.05.2024 kishte kthyer masën e paraburgimit për Sekiraqën.

Kryetarja e Gjykatës kishte kërkuar që ndaj Kuçit të iniciohet procedura disiplinore pasi që sipas saj, ndonëse Kuçi ka qenë i obliguar nga Gjykata e Apelit që të aplikohet vendimi i saj, gjyqtari nuk kishte vepruar kështu.

I njëjti sipas kryetares së Gjykatës nuk kishte lëshuar urdhër-arrest po atë ditë kur kishte pranuar vendimin.

Sipas kryetares së Gjykatës, Albina Shabani-Ramaj, Kuçi ka dërguar vendimin e Apelit me e-mail te Policia që t’i dorëzohet vendimi Sekiraqës. Përkundër që gjyqtari ka qenë i njoftuar me vendimin brenda orarit të punës se i pandehuri nuk gjendet në shtëpinë e tij dhe është arratisur, i njëjti nuk merr asnjë veprim për të lëshuar urdhër-arrest apo fletë-rreshtim.

KGJK pasi kishte marrë për të trajtuar kërkesën e kryetares së Gjykatës ka administruar provat dhe ka marrë versionin e gjyqtarit dhe anëtarëve të trupit gjykues kishte shikuar tri aspekte të këtij rasti.

Kuçi nuk kishte pranuar fajësinë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Kualifikimi i shkeljes është vlerësuar mbi tri situata të sjelljes së gjyqtarit: nëse gjyqtari ka vepruar konform përgjegjësive ligjore për administrimin e procesit gjyqësor, nëse gjyqtari është përfshirë në komunikime të palejuara dhe nëse në veprimet e gjyqtarit ka pasur neglizhencë e cila ka ndikuar në mënyrë të paligjshme procesin gjyqësor.

Nga provat e administruara për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale, KGJK ka gjetur se kryetari i kolegjit është konsultuar me anëtarët e kolegjit sa i përket masës për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale.

“Mirëpo janë gjetur parregullsi respektivisht administrim jo i mirë i procesit pasi që këshillimi/votimi për masën me rastin e vendosjes meritore nuk është pasqyruar në vendimin e gjykatës dhe gjithashtu nuk është pasqyruar në mënyrë të rregullt as në aktgjykimin burimor”- thuhet në vendimin e KGJK-së të datës 24.01.2025.

KGJK ka gjetur parregullsi edhe lidhur me administrimin e procesit me rastin e vendimmarrjes meritore për çështjen.

“Ka rezultuar se kryetari i kolegjit ka ndjekur një standard individual por jo të përligjur në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale”- thuhet tutje në vendim të KGJK-së.

Kurse sa u përket dilemave për një komunikim mes gjyqtarit dhe palëve të tjera në procedurë KGJK nuk ka gjetur nga provat e administruara se ka pasur diçka të protokolluar sipas rregullave për komunikimin mes palëve.

KGJK ka shpjeguar edhe pjesën ku gjyqtari sipas autoritetit kompetent nuk kishte vepruar në kohë për të përcjellë vendimin e Gjykatës së Apelit me të cilin Sekiraqës i ishte ndryshuar masa, nga ajo e lirisë në masën e paraburgimit.

Kuçi është deklaruar se në momentin kur figuron se është pranuar vendimi i Apelit për ndryshimin e masës, i njëjti ka qenë në përpilimin e një aktgjykimi tjetër.

Tutje në vendimin e KGJK thuhet se gjyqtari ka thënë se në ora 12:54 ishte pranuar vendimi i Apelit për ndryshim mase dhe i njëjti menjëherë i ishte përcjellë zyrtarëve policorë me e-mail.

Zyrtarët policorë më 17, 18 dhe 19 maj 2024 kishin shkuar për ta zbatuar vendimin e Gjykatës së Apelit por pa sukses.

Më 20 maj 2024 Policia e Kosovës i kishte dërguar gjyqtarit raportin njoftues për veprimet e marra lidhur me këtë çështje, por në të njëjtën ditë zyrtarët policorë kanë kërkuar nga gjyqtari që të marrë urdhër-arrest por përkundër që kanë pritur aty nuk kanë arritur që të takohen me të sepse i njëjti ka qenë kujdestar dhe i angazhuar në seancë tjetër.

“Sa i përket mosndërmarrjes së veprimeve konform dispozitave ligjore respektivisht neglizhencës së gjyqtarit për të siguruar zbatimin e vendimit të Gjykatës së Apelit më të cilin është ndryshuar vendimi i gjykatës së shkallës së parë lidhur me masën e prezencës së të pandehurit respektivisht masës së paraburgimit nga raporti i hetimit ka rezultuar se Aktvendimi i Gjykatës së Apelit, PN1.S.nr.91/24 të datës 17.05.2024, lidhur me ndryshimin e masës, me të cilin aktvendim të pandehurit i është ndryshuar masa e arrestit shtëpiak në paraburgim, gjyqtari – subjekt i hetimit e ka arsyetuar se në kohën kur e ka pranuar Aktvendimin PN1.S.nr.91/24, ka qenë duke përfunduar mendimin në një aktgjykim tjetër. Aktvendimi PN1.S.nr.91/24, po në të njëjtën ditë në ora 12:54, në formë elektronike nga bashkëpunëtori profesional ju është përcjellë Policisë së Kosovës, Operativës së Veriut. Zyrtarët policorë për të zbatuar këtë aktvendim me datë 17, 18 dhe 19 maj 2024, kanë shkuar në lokacionin e të pandehurit por i njëjti nuk gjendej në shtëpi. Me datë 20.05.2024, Policia e Kosovës, Njësia për hetimin e krimeve të rënda i dërgon gjyqtarit – subjekt i hetimit, raport informues për veprimet e ndërmarra lidhur me këtë çështje. Po në të njëjtën ditë zyrtarët policorë nga Njësia për hetimin e krimeve të rënda kanë kërkuar gjyqtarin për të marrë urdhëresën por përkundër se kanë pritur aty, nuk kanë arritur të takohen me të sepse i njëjti ka qenë kujdestar dhe i angazhuar në një seancë”- thuhet tutje në vendim të KGJK.

Sipas vendimit të KGJK-së, zyrtarët policorë ishin rekomanduar nga gjyqtari që të vijnë në mesditë ose ditën e nesërme.

Zyrtarët policorë ishin paraqitur edhe më 21.05.2024 te gjyqtari Kuçi por nuk kishin arritur të sigurojnë urdhëresën nga gjyqtari. Urdhëresa për kërkimin, ndalimin, arrestimin dhe dërgimin e të dënuarit në institucione për mbajtje të dënimit ishte lëshuar me datë 22.05.2025 nga anëtarja e trupit gjykues, Medie Bytyqi.

Letër-rreshtimi qendror ishte lëshuar me datë 24.05.2024 nga gjyqtari Ngadhnjim Arrni – anëtari tjetër i trupit gjykues.

Kërkesa për lëshimin e fletë-rreshtimit ndërkombëtar ishte lëshuar nga Ngadhnjim Arrni më 31.05.2024.

Sipas KGK, mënyra e administrimit të procesit ka cenuar parimet bazë të funksionimit të sistemit gjyqësor dhe përgjegjësisë që ka gjyqësori.

“Mbi bazën e të gjeturave të përshkruara më sipër, Këshilli ka gjetur se gjyqtari është përgjegjës për shkeljet e pretenduara, mirëpo për shkeljen nga neni 5, paragrafi 2 pika 2.5, Këshilli nuk ka gjetur se veprimet janë ndërmarrë me dashje. Për këtë shkelje Këshilli ka gjetur se mosveprimi i gjyqtarit ka krijuar situatë të favorshme për të mos u zbatuar vendimi i Gjykatës së Apelit, lidhur me masën e sigurimit në prezencë të pandehurit në procedurë”- thuhet në vendimin e KGJK-së.

Si rrethanë lehtësuese nga KGJK për Kuçin është marrë se i njëjti nuk ka pasur më parë procedurë disiplinore.

Gjyqtari Agim Kuçi ishte kthyer në vendin e tij të punës. Ai ishte suspenduar për heqjen e masës së arrestit shtëpiak për Enver Sekiraqën, i cili ishte dënuar nga Shkalla e parë me 25 vjet burgim për “nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza”.

Kuçi gjendej nën masën e suspendimit me vendimin e datës 21 maj 2024, kurse më 24 janar 2025 është revokuar vendimi për suspendimin e tij.

Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Enver Sekiraqa, më 03.05.2024, ishte dënuar me 25 vjet burgim për nxitje në rastin e vrasjes së policit Triumf Riza.

Në shpallje të aktgjykimit, gjyqtari i çështjes Agim Kuçi kishte marrë vendim të veçantë me të cilin i kishte hequr masën e arrestit shtëpiak të akuzuarit Sekiraqa.

Por, Gjykata e Apelit më 17.05.2024 mori vendim për ta kthyer në paraburgim Enver Sekiraqën.

Policia kishte konfirmuar se Sekiraqa nuk ishte gjetur në dy lokacione në të cilat ishte kërkuar.

Pas kësaj kryetarja e Gjykatës së Prishtinës, Albina Shabani-Rama, si autoritet kompetent, kishte dërguar në Këshillin Gjyqësor të Kosovës kërkesën për inicimin e procedurës disiplinore për gjyqtarin Agim Kuçi.

Si u lirua Enver Sekiraqa nga masa e sigurisë dhe cili ishte vendimi i Apelit?

Më 03.05.2024, Gjykata Themelore e Prishtinës vendosi që Sekiraqën ta dënonte me 25 vjet burg për shtytje në vrasjen e Triumf Rizës.

Në dosjen që ka siguruar KALLXO.com jepet edhe arsyetimi pse gjyqtari Agim Kuçi vendosi që ta lironte nga masa e arrestit shtëpiak Enver Sekiraqën.

Sipas dosjes, pas shpalljes së aktgjykimit dhe sigurimit të Sekiraqës në procedurën ndaj tij, Gjykata kishte vlerësuar edhe se kishin përfunduar shkaqet për të cilat i ishte caktuar dhe vazhduar masa e arrestit shtëpiak.

“Andaj Gjykata tani ka vlerësuar se kanë pushuar të gjitha shkaqet për të cilat është caktuar masa e paraburgimit dhe masa e arrestit shtëpiak, ngase i akuzuari është shpallur fajtor për veprën penale për të cilën është akuzuar dhe ndaj të njëjtit është bërë shpallja e Aktgjykimit. Andaj, të akuzuarit i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak, ashtu që Gjykata urdhëron që i njëjti të mbrohet në liri.” – thuhet në vendimin e marrë më 03.05.2024 nga kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Agim Kuçi.

Menjëherë pas këtij vendimi, Prokuroria Speciale kishte shfrytëzuar të drejtën e ankesës dhe e njëjta ishte aprovuar.

Prokuroria Speciale kishte dorëzuar ankesën në të njëjtën datë me shpalljen e aktgjykimit në Gjykatën e Apelit, e kjo e fundit më pas kishte marrë vendim që të aprovonte pretendimet dhe të rikthente Sekiraqën në paraburgim.

Dosja të cilën ka siguruar KALLXO.com tregon edhe pretendimet e Prokurorisë Speciale dhe kërkesën e saj që Sekiraqa të kthehej në masën e paraburgimit.

Në ankesë thuhet se Gjykata në shpalljen e aktgjykimit nuk ka marrë parasysh edhe rrezikshmërinë e veprës penale, vendin ku është kryer vepra penale, mënyrën e kryerjes, pasojat e shkaktuara duke u arsyetuar se kanë pushuar shkaqet me të cilat është caktuar dhe vazhduar masa e arrestit shtëpiak.

“Meqenëse Gjykata ka shpallur fajtor të pandehurin me burgim në kohëzgjatje prej 25 vjetëve, andaj marrë për bazë faktin se i akuzuari është shpallur fajtor dhe se vepra është shumë e rëndë – duke marrë parasysh se ka humbur jetën një person zyrtar – Vendimi për lirim është i papranueshëm.” – thuhej në ankesën e Prokurorisë Speciale.

Kolegji i Apelit kishte thënë se kishin marrë për bazë dhe kishin trajtuar të gjitha pretendimet e Prokurorisë Speciale dhe kishin vendosur që ta aprovojnë ankesën dhe ta kthejnë Sekiraqën në paraburgim.

“Kolegji ka parasysh rrethanat e këtij rasti që rrjedh se vepra penale është e rëndë dhe se dënimi i shqiptuar nga Gjykata e Shkallës së Parë është i lartë. Këto dy rrethana e ngritin lart rrezikun e arratisjes së të pandehurit – po qe se i njëjti lihet i lirë për t’u mbrojtur në liri.” – thuhej në njërin nga paragrafët e vendimit të Gjykatës së Apelit të datës 17.05.2024.

Në vendimin e Apelit që ka siguruar KALLXO.com thuhet edhe se përgjigjen në ankesën e Prokurorisë Speciale e ka paraqitur avokati Besnik Berisha, i cili ka propozuar që ankesa të hidhet si e pabazuar.

KALLXO.com më 29.01.2025 kishte kërkuar informacion te Gjykata e Prishtinës, Prokuroria Speciale, Policia e Kosovës për të konfirmuar nëse statusi i Enver Sekiraqës tek organet e drejtësisë është ende si i arratisur, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk kemi pranuar përgjigje.

Tutje, KALLXO.com ka provuar të kontaktojë edhe avokatin e Sekiraqës, Besnik Berishën, më 01.02.2025, por nuk ka pranuar përgjigje nga avokati.

Vrasja e policit Triumf Riza 

Më 30.08.2007 në Prishtinë ishte vrarë polici i forcave speciale, Triumf Riza.

Dorasi për vrasjen e Rizës, Arben Berisha, është shpallur fajtor dhe dënuar me 35 vjet burgim. Mirëpo, ajo çka rezultoi të jetë sfiduese për drejtësinë është marrja e një verdikti lidhur me akuzat për shtytjen në këtë vrasje.

Në gjykim e dy rigjykime më pas Enver Sekiraqa për herë të tretë është dënuar për shtytje në vrasjen e Triumf Rizës – kësaj here me 25 vjet burgim.

Vendim ky i marrë më 03.05.2024 nga trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, i kryesuar nga Agim Kuçi dhe anëtarët Ngadhnjim Arrni dhe Medije Bytyqi.

Gjykimi maratonik ndaj Enver Sekiraqës i nisur në vitin 2014, ka rezultuar me dy dënime të deritanishme. Në vitin 2016 Sekiraqa u dënua me 37 vjet burgim, kurse me 30 vjet burgim në vitin 2019.

Triumf Riza ishte vrarë më 30.08.2007. Sipas Prokurorisë, rasti kishte ndodhur pasi ai kishte dalë nga lokali “AM:PM” dhe ishte duke shkuar në drejtim të makinës së tij, kur ishte qëlluar me 11 plumba prapa shpinës, tre nga të cilët ishin vdekjeprurës për të.

Ani pse gjykimi ishte zhvilluar dy herë të tjera, në gjykimin e tretë që iu bë Sekiraqës dëshmuan dy dëshmitarë të paftuar më parë.

Njëri nga ta ishte shoku më i afërt i viktimës, Arben Selmanaj, i ftuar për herë të parë nga Prokuroria Speciale për të dëshmuar për vrasjen e shokut të tij e të rrëfejë për konfliktet në të cilat edhe vetë kishte qenë subjekt.

Dëshmitari i fundit i cili u dëgjua ishte Gjon Kqira, i ftuar nga mbrojtja. Kqira ishte ai i cili rrëfeu versionin e tij për atë se çka ndodhi pas natës së shumëpërfolur të incidentit në “Swiss Casino”.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”