Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Katari: Sulmi i Netanyahut në Doha shuan shpresat për lirimin e pengjeve

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Katari: Sulmi i Netanyahut në Doha shuan shpresat për lirimin e pengjeve

Kryeministri i Katarit ka intensifikuar kritikat ndaj Izraelit për sulmin në Doha që cak kishte udhëheqësit e “Hamasit”, duke thënë se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, “mbyti ​​çdo shpresë” për lirimin e pengjeve që mbahen ende në Rripin e Gazës, raporton AP. 

Komentet e Sheikut Mohammed bin Abdulrahman Al Thani përpara paraqitjes në Kombet e Bashkuara të enjten kanë nënvizuar zemërimin e rritur në mesin e shteteve arabe të Gjirit për sulmin e Izraelit, i cili vrau të paktën gjashtë persona.

“Po takohesha me një nga familjet e pengjeve mëngjesin e sulmit”, ka treguar Sheiku Mohammed për televizionin CNN në një intervistë të transmetuar të mërkurën vonë (10.09.2025) . “Ata po mbështeten në këtë ndërmjetësim (armëpushim), nuk u ka mbetur tjetër shpresë”.

Sheiku Mohammed ka shtuar: “Mendoj se ajo që bëri Netanyahu dje, ai thjesht mbyti çdo shpresë për ato pengje”.

Katari dhe Egjipti kanë qenë ndërmjetës kryesorë për të provuar arritjen e një armëpushimi në luftën në Gazë. Katari ua ka hapur dyert udhëheqësve politikë të “Hamasit” për vite me radhë në Doha, edhe për shkak të një kërkese nga SHBA-ja për të inkurajuar negociatat midis grupit militant dhe Izraelit.

Nuk pati asnjë konfirmim të menjëhershëm të komenteve nga Netanyahu, qeveria e të cilit është përfshirë në luftëra në të gjithë rajonin që nga sulmi i “Hamasit” më 7 tetor 2023 ndaj Izraelit. Megjithatë, ai ka vazhduar të mbrojë sulmet dhe ka kërcënuar me veprime të mëtejshme kundër Katarit një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, u mundua të lehtësonte tensionet midis aleatëve të SHBA-së, duke përfshirë edhe garancinë shtetit të Gjirit se nuk do të ketë më sulme të tilla në tokën e tij.

“Unë i them Katarit dhe të gjitha vende që strehojnë terroristë, ose i dëboni ose i sillni para drejtësisë”, ka deklaruar Netanyahu. “Sepse nëse nuk e bëni ju, do ta bëjmë ne”.

Sheiku Mohammed pritej të merrte pjesë në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së më vonë të enjten, pjesë e një shtytjeje diplomatike nga Katari pas sulmit.

Sulmi në territorin e një aleati të SHBA-së ka shkaktuar dënim të gjerë nga vendet në Lindjen e Mesme dhe më gjerë. Sulmi shënoi gjithashtu përshkallëzim dramatik në rajon dhe rrezikon t’i çojë dëm bisedimet që synonin t’i jepnin fund luftës dhe të lironin pengjet që ende mbahen nga “Hamasi” në Gazë.

“Hamasi” ka deklaruar të martën se udhëheqësit e tij kryesorë e mbijetuan sulmin, porse pesë anëtarë të nivelit më të ulët u vranë, përfshirë djalin e Khalil al-Hayyas – udhëheqësi i “Hamasit” për Gazën dhe negociatori i tij kryesor – si dhe tre truproja dhe kreun e zyrës së Al-Hayyas. “Hamasi”, i cili ndonjëherë ka konfirmuar vrasjen e udhëheqësve të tij vetëm disa muaj më vonë, nuk ka ofruar prova të menjëhershme se Al-Hayya dhe figura të tjera të larta kishin mbijetuar.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”