Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
“Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku”, kontrolle falas në Mitrovicë të Veriut për dy ditë rresht

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

“Kancerin e Gjirit e mposhtim së bashku”- Mitrovicë e Veriut Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.com

“Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku”, kontrolle falas në Mitrovicë të Veriut për dy ditë rresht

Në një kamion ngjyrë rozë me mbishkrimin “Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku”, në të cilin ishte mamografi, Ministria e Shëndetësisë ka ofruar kontrolle falas për detektimin e kancerit të gjirit si dhe këshilla për vetëdijesimin për sëmundjen.

Në sheshin e Mitrovicës së Veriut aktiviteti ka nisur më 02.10.2024 dhe ka vazhduar edhe sot, më 03.10.2024.

“Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku”- Mitrovicë e Veriut – Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.com
“Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku”- Mitrovicë e Veriut – Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.com
“Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku”- Mitrovicë e Veriut – Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.com

Dy infermiere po ftonin brenda kamionit gratë të cilat po prisnin në radhë për të marrë shërbime.

Teknikja e radiologjisë në Spitalin “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë të Jugut, Shqipe Llapjani, tha për KALLXO.com se 27 gra kanë marrë shërbime gjatë këtyre dy ditëve.

“Dy janë serbe (sot), shtatë shqiptare. Dje kanë qenë 20 në total, 19 shqiptare dhe një serbe”- tha ajo më 03.10.2024.

Ajo potencoi se gjatë ditëve në vijim do të jenë në komunat e tjera veriore të Kosovës.

“Ne jemi (më 02.10.2024) nga mëngjesi, jemi dy kolege, këtu në Mitrovicën Veriore jemi dy ditë, mandej do të jemi në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Për momentin deri më tani kemi pasur 20 gra, shumica janë shqiptare, vetëm një e kemi pasur të komunitetit serb”- tha infermierja më 02.10.2024.

Ajo inkurajon të gjitha gratë që t’i kryejnë kontrollet mjekësore dhe ta bëjnë mamografinë në mënyrë që të zbulohet sa më parë nëse janë të prekura nga kjo sëmundje.

 

“Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku”- Mitrovicë e Veriut – Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.com
“Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku”- Mitrovicë e Veriut – Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.com
“Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku”- Mitrovicë e Veriut – Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.com

KALLXO.com ishte në terren ku vërejti se qytetarë shqiptarë e serbë po merrnin fletushkat që po shpërndaheshin. Të pranishëm më 02.10.2024 ishin kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, gjithashtu edhe deputetja e LVV-së, Arjeta Fejza.

I pari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, tha në një prononcim për KALLXO.com se në krahasim me vitin e kaluar, këtë vit ka më pak gra që kanë kryer kontrolle.

“Vitin e kaluar ka qenë një fushatë shumë e suksesshme, me shifra të larta të vizitave. Shfrytëzoj rastin t’iu bëj ftesë të gjithë qytetarëve të kësaj komune që të vijnë dhe të vizitojnë këtë fushatë të ministrisë sepse identifikimi i hershëm është shumë i rëndësishëm. Pa marrë parasysh a janë të diagnostikuara apo jo, unë u bëj apel të gjithave të vijnë dhe të fotografohen sepse identifikimi i hershëm mund t’i paraprijë edhe shërimit”- tha Atiq për KALLXO.com më 02.10.2024.

.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq- Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.com

Deputetja e LVV-së, Arjeta Fejza, inkurajon gratë të kujdesen për vete dhe të kryejnë kontrolle mjekësore duke u bazuar në parullën “Zbulimi i hershëm shpëton jetë”.

“Besoj parulla e përvitshme duhet të qëndrojë edhe këtë herë, ‘Zbulimi i hershëm shpëton jetë’, është shumë e rëndësishme që të gjithë ne të kujdesemi për shëndetin tonë. Gratë në kohë t’i kryejnë kontrollet mjekësore, ta bëjnë mamografinë dhe në rast se ka diçka të merret trajtimi i duhur mjekësor në mënyrë që të luftohet dhe mposhtet kanceri i gjirit”- tha ajo.

Ajo potencoi se ky aktivitet ka qëllime informimi dhe vetëdijësimi.

“Ministria e Shëndetësisë gjatë këtij muaji bën aktivitete vetëdijësuese për të gjitha gratë që zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit do të thotë shpëtim nga kjo sëmundje. Nga çfarë arrita të bisedoj me stafin mjekësor ka interesim për këtë fushatë, gratë janë duke u informuar, jo detyrimisht duke bërë mamografinë, por edhe duke u informuar më shumë rreth sëmundjes dhe mënyrave se si mund të realizojnë kontrolla shëndetësore”- përfundoi  Fejza.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza- Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.com

Në shënim të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Ministria e Shëndetësisë, të martën më 01.10.2024, ka lansuar fushatën ndërgjegjësuese me moton “Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku”.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, gjatë kësaj fushate, ka bërë thirrje për vetëkontrolle të shpeshta në rast të dyshimeve për këtë sëmundje duke thënë se mamografia ka rol të madh në zbulimin e hershëm dhe parandalimin e kancerit të gjirit.

“Mamografia si shërbim kyç për diagnostifikim, vitin e kaluar shënoi një rekord në numrin e ekzaminimeve duke mundësuar edhe diagnostifikimin në faza shumë të hershme. Vitin e kaluar për herë të parë filluam me shërbime të mamografisë mobile edhe në komunat veriore të republikës ku për vetëm 3 ditë u bën mbi 180 ekzaminime”- ka thënë Vitia.

https://kallxo.com/lajm/vitia-gjysma-e-rasteve-me-kancer-te-gjirit-po-diagnostifikohen-ne-stadet-e-hershme/


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”