(Arkiv) Policë të Kosovës në veri të Mitrovicës - Foto: KALLXO.com
Ofenduan e provokuan zyrtarët policorë, shoqërohen në stacion disa persona në Mitrovicë të Veriut
Tre persona janë shoqëruar në stacionin policor në Mitrovicë të Veriut nën dyshimin se i kanë ofenduar dhe provokuar zyrtarët policorë derisa këta të fundit po ua kërkonin dokumentacionin.
Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi Erduan Baliqi, shef i planifikimit në kuadër të operativit i cili potencoi se rasti ka ndodhur më 30.10.2025 rreth orës 00:05 në rrugën “Lola Ibar”.
“Gjatë patrullimit njësia policore është provokuar nga katër të rinj, pas ndaljes së tyre dhe u kanë kërkuar dokumentet mirëpo të njejtit kanë vazhduar duke ofenduar policët. Tre prej tyre janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor ndërsa njëri ka ikur”- tha Baliqi.
Zyrtari i PK-së theksoi se të dyshuarve iu është shqiptuar gjoba për prishje të rendit dhe më pas janë liruar.