Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Ish-presidentit Sarkozy i ofrohet mbrojtje e përhershme policore në burg

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Nicolas Sarkozy. Foto: Facebook

Ish-presidentit Sarkozy i ofrohet mbrojtje e përhershme policore në burg

Ministri i Brendshëm i Francës ka bërë të ditur të mërkurën (23.10.2025) se ish-presidenti francez do t’i ketë dy zyrtarë në qelitë në afërsi gjatë gjithë kohës pas nisjes së vuajtjes së dënimit me burgim pasi u shpall fajtor për financimin ilegal të fushatës, raporton gazeta “The Guardian”.

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy , do t’i ketë dy zyrtarë policie që do të vendosen në qelitë e afërta derisa të jetë në burg që të sigurohet se nuk do të lëndohet, ka bërë të ditur Ministria e Brendshme franceze.

Sarkozy ka arritur në burgun La Sante në Paris të martën që të nis vuajtjen e dënimit pesëvjeçar pasi është shpallur fajtor për konspiracion për ngritjen e fondeve për fushatë nga Libia – që është një rënie e madhe e një burri që kishte drejtuar vendin gjatë viteve 2007-2012.

Ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nunez, ka deklaruar të mërkurën për radiostacionin “Europe 1” se dy zyrtarë policie nga njësiti që mbron ish-presidentët do të jen përherë afër qelisë së Sarkozyt.

“Ish-presidenti i republikës ka të drejtë për mbrojtje për shkak të statusit të tij. Padyshim që ekziston një kërcënim kundër tij dhe kjo mbrojtje po mbahet ndërsa ai është në paraburgim”- ka deklaruar Nunez.

Ai tha se oficerët do të qëndrojnë në krah të Sarkozyt “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”. Zyrtarët do të jenë anëtarë të një ekipi që do të bëjnë ndërrime me rotacion në burg, raportuan mediat franceze.

Sarkozy do të mbahet në njësinë e izolimit të La Sante, ku të burgosurit janë të vendosur në qeli të vetme dhe mbahen larg gjatë aktiviteteve në natyrë, që do të thotë se ai nuk duhet të jetë në kontakt me të burgosurit e tjerë.

Sindikatat e gardianëve protestuan për praninë e policisë brenda burgut. Nicolas Peyrin i sindikatës CGT ka thënë se stafi i La Santes është në gjendje të plotë që të garantojë sigurinë e të burgosurve dhe se policia nuk ishte e nevojshme.

“Nuk i frikësohem burgut. Do ta mbaj kokën lart, përfshirë edhe te portat e burgut”- kishte deklaruar Sarkozy për gazetën “La Tribune Dimanche” para se të niste vuajtjen e dënimit.

70-vjeçari Sarkozy, i cili ishte presidenti konservator i Francës ndërmjet viteve 2007 dhe 2012, do të jetë presidenti i parë francez i pasluftës dhe ish-lideri i parë i një shteti anëtar të Bashkimit Europian, që do të vuajë dënim me burgim. Sarkozy, i cili kishte hedhur poshtë akuzat për keqpërdorim dhe se ishte pjesë e një konspiracioni derisa kishte kërkuar mandatin e parë më 2007, e ka apeluar vendimin.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”