Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Ish-kryetari i LDK-së në Drenas, Bedri Nika dhe nipi i tij shpallen sërish fajtorë për shpëlarje parash

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Ish-kryetari i LDK-së në Drenas, Bedri Nika dhe nipi i tij shpallen sërish fajtorë për shpëlarje parash

Ish-kryetari i LDK-së në Drenas, Bedri Nika dhe nipi i tij Albian Nika, të akuzuar për shpëlarje të parave janë gjetur fajtorë për herën e tretë nga Gjykata e Prishtinës.

Gjykata e Prishtinës më 26.11.2024 i kishte shpallur fajtorë Bedri Nikën dhe nipin e tij, të akuzuar për shpëlarje të parave. Ndërsa, Apeli kishte kthyer përsëri rastin në rigjykim.

Bedri Nika është dënuar me 1 vit dënim me burgim në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim, si dhe 15 mijë euro dënim me gjobë, ndërsa nipi i tij Albian Nika është dënuar me 6 muaj dënim me burgim dhe 3 mijë euro gjobë.

Albian Nikës i është dhënë mundësia që dënimin me burgim prej 6 muajsh ta shndërroj në dënim me gjobë në shumën prej 5 mijë euro.

Gjykata ka obliguar të akuzuarit që në mënyrë solidare të kompensojnë dëmin palës së dëmtuar “NLB Bankës” rreth 5,900 euro për dëmin e shkaktuar.

Gjykata me këtë aktgjykim ka konfiskuar edhe 121 bankënota të dëmtuara në vlerë totale prej 6050 euro të cilat mjete janë përdorur për kryerjen e veprës penale.

Gjykata tutje ka refuzuar pikën e aktakuzës me të cilën Bedri Nika akuzohej edhe për veprën penale blerja, pranimi i sendeve të përfituara nga vepra penale, pasi prokurori special në fjalën hyrëse ishte tërhequr nga akuza për këtë vepër ndaj ish-kryetarit të LDK-së në Drenas.

Gjykata, obligoi dy të akuzuarit Bedri e Albian Nika, që secili veç e veç në emër të paushallit gjyqësor të paguajnë shumën prej 200 euro dhe në emër të Kompensimit të Viktimave të Krimit shumën prej 100 euro.

Tutje, Gjykata njoftoi se palët e pakënaqura, kundër këtij aktgjykimi kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Vendimin për këtë rast e mori kryetarja e trupit Gjykues, Violeta Namani me anëtarët Arben Hoti dhe Lutfi Shala, më 17.10.2025.

herën e dytë në rigjykim, Bedri Nika ishte dënuar me 1 vit dënim me burgim dhe 15 mijë euro dënim me gjobë, ndërsa nipi i tij është dënuar me 6 muaj dënim me burgim dhe 3 mijë euro gjobë. Albian Nikës i ishte dhënë mundësia që dënimin me burgim prej 6 muajsh ta shndërroj në dënim me gjobë në shumën prej 5 mijë euro.

Apeli e kishte kthyer rastin përsëri në rigjykim.

Ndërsa herën e parë të gjykimit shkalla e parë Bedri Nikën për pastrim të parave e kishte dënuar me 1 vit dënim me burgim dhe 15 mijë euro dënim me gjobë, ndërsa Albian Nikën e kishte dënuar për të njëjtën vepër me 6 muaj burgim dhe 5 mijë euro gjobë.

Rastin në pikën zero ishte kthyer nga Gjykata Supreme.

Çka thotë dosja e Prokurorisë?

Sipas aktakuzës së siguruar nga KALLXO.com, i pandehuri Bedri Nika në intervalin kohor 21.02.2021 e deri më 11.03.2021, në vend të panjohur, me qëllim të përfitimit në mënyrë të kundërligjshme, fillimisht ka siguruar para të gatshme dhe atë 118 bankënota në vlerë 50 euro, nga një burim i panjohur.

Në aktakuzë thuhet se më pas të njëjtat para janë prekur nga një reagjent kimik dhe ia ka dhënë të bashkëpandehurit Albian Nika dhe vajzës së tij, me udhëzimin dhe kërkesën për t’i deponuar në disa raste të ndara në llogarinë e tyre bankare në bankën NLB në Drenas.

Në aktakuzë thuhet se këto bankënota janë vënë në qarkullim si para standarde, duke qenë në dijeni se të njëjtat janë përfituar nga aktivitete kriminale.

Sipas aktakuzës, në datat e lartcekura, Bedri Nika ia jep nipit të tij Albian Nikës dhe vajzës së tij udhëzimin dhe kërkesën që të njëjtat përmes llogarive të tyre bankare në bankën NLB t’i deponojnë përmes bankomateve (ATM) e më pas duke shfrytëzuar bankomatët e tjerë të të njëjtës bankë t’i tërheqë në para të gatshme.

Pas këtyre veprimeve, sipas Prokurorisë, i pandehuri Albian Nika, menjëherë i ka tërhequr paratë nga bankomatet në shumën e njëjtë dhe të njëjtat ia ka dorëzuar të pandehurit Bedri Nika.

Me këto veprime, sipas Prokurorisë, i njëjti ka provuar që ta mashtrojë bankën dhe të maskojë origjinën e vërtetë të parave, duke i shkaktuar dëm bankës NLB në Drenas, me vlerën e parave të deponuara dhe tërhequra.

 


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”