Gjykata Speciale në Hagë, Foto: Selim Latifi - KALLXO.com
Ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan dëshmitari i tretë i mbrojtjes në Hagë (Direkt)
Warning: Undefined array key 11 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 12 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 13 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 14 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 15 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 16 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 17 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 18 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 19 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 20 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 21 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 22 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 23 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 24 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 25 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
16:36 – Dëshmia e Duncan në Hagë: UÇK-ja nuk kishte hierarki ushtarake, Shtabi i Përgjithshëm ishte më shumë titull politik
Ish-ambasadori britanik John Stewart Duncan, dëshmitari i tretë në procesin gjyqësor në Hagë, ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk kishte një strukturë të qartë komandimi gjatë periudhës së luftës.
Ai u pyet nga avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, nëse Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së funksiononte si një organ i mirëfilltë komandues.
“Sipas meje, UÇK-ja nuk kishte një hierarki nga lartë-poshtë, por ishte një forcë guerile ku personat shpesh mbanin tituj që nuk përkonin me realitetin”- tha Duncan.
Më tej, ai shtoi se termi “Shtabi i Përgjithshëm” ishte përdorur më shumë për arsye politike sesa ushtarake.
“Unë kam dëgjuar të përmendet Shtabi i Përgjithshëm, por këtë në deklarata politike kryesisht. Nga aktakuza kam kuptuar se është krijuar në mes të viteve ’90 kur UÇK-ja ishte një organizatë tejet e ndryshme, shumë më e vogël dhe po dëshironin t’i jepnin një titull grandioz vetes si Shtabi i Përgjithshëm. Por, në kohën sa kam qenë atje, nuk kam pasur asnjë dëshmi që ekziston një shtab i përgjithshëm nga pikëpamja ushtarake”- tha Duncan.
13:30 – Duncan për situatën në Kosovë pas marrëveshjes së demilitarizimit: Vakum ligjor, dhunë dhe hakmarrje
Ish-ambasadori britanik John Stewart Duncan, dëshmitar i tretë në gjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë, ka dhënë detaje mbi vizitat e tij në Kosovë pas nënshkrimit të marrëveshjes së 21 qershorit 1999 dhe situatën që pasoi largimin e forcave serbe.
Duncan ka treguar se ai dhe gjenerali amerikan, Wesley Clark kanë vizituar Kosovën disa herë gjatë gushtit 1999, ndërsa ai ka qenë gjithashtu i pranishëm edhe në korrik.
Ai ka përshkruar një situatë të pasigurt politikisht dhe ligjërisht: “Kur u larguan forcat serbe pati një eksod… burgjet, avokatët, gjyqtarët… pra kjo ishte rezultat pushtimit nga serbët, që në thelb i kishin dëbuar shqiptarët nga puna. Shumica e shërbimeve publike në atë kohë ishin ushtruar prej serbëve, edhe kjo krijoi një vakum të madh.”
Duncan ka theksuar se largimi i serbëve nga popullata lokale krijoi një gjendje kaosi: “Popullata serbe që ishte larguar, kishte lënë vendin në prag të anarkisë. Edhe më keq, nuk kishte polici, ata ishin të gjithë serbë dhe ishin detyruar të largohen pas marrëveshjes teknike ushtarake. Rendi publik kishte dalë jashtë kontrollit.”
Ai ka përshkruar vizitën në Pejë, duke u ndalur te dëmet e shumta: “E tmerrshëm ishte ajo që pash, tronditëse. Pash të gjitha dëmet që kishin pësuar shtëpitë, kafshët. Pash edhe shtëpitë e serbëve që po digjeshin. Derisa shkonim në qytet, pam rrëmujën. Shkatërrimin e shtëpive dhe bizneseve shqiptare. Nuk po flas për shkatërrimin nga bombardimet, sepse e di çfarë pasojash lënë bombardimet. Këtu kishte diçka tjetër.”
Duke u pyetur për autorët e dhunës, Duncan tha se nuk kishte parë njerëz të armatosur që digjnin shtëpitë, por përshkroi një situatë hakmarrjeje.
“Kjo po ndodhte për të marrë hak. Kur e di çfarë të ka ndodhur, ju mund ta imagjinoni se pse e bëjnë këtë personat. Shpagim për mizoritë që kanë kryer serbët ndaj shqiptarëve të Kosovës.”
Sa i përket pjesëmarrjes së UÇK-së në këto ngjarje, Duncan ishte i qartë “Jo…”
12:33 – Ish-diplomati britanik në Hagë: Vinte era luftë, era barut, Ramushi dukej si në filmat e Rambos
Ish-ambasadori britanik John Stewart Duncan, dëshmitar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka rrëfyer për një takim të veçantë me krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) më 17 qershor 1999, katër ditë para nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës.
Duncan ka treguar se gjatë këtij takimi është diskutuar çështja e konfiskimit të armëve të UÇK-së nga KFOR-i. Ai tha se ky moment kishte lënë një përshtypje të thellë tek ai: “Vinte era luftë, era barut, me kanë lënë mbresa, moment shumë mbresëlënës”. – tha ai.
Sipas tij, takimi ishte produktiv nga aspekti ushtarak, duke u shqyrtuar detajet operative, ndërsa për dimensionin politik, përfaqësuesit e UÇK-së ishin më të vështirë për t’u menaxhuar. Duncan tha se ata përpiqeshin që të njihej qeveria e përkohshme e Kosovës në formulime, por pala britanike dhe ndërkombëtare nuk e donte këtë: “Krahu politik, me duket se është Xhavit Haliti ose dikush nga të pandehurit nga këtu ishin shumë të vështirë, përpiqeshin që në formulime të njihej qeveria e përkohshme. Ne nuk donim ta bënim këtë”. – beri të ditur diplomati britanik.
Ai shtoi se UÇK-ja donte të ruante “nderin e tyre” edhe gjatë procesit të çarmatimit. Duncan përmendi edhe një figurë të veçantë që kishte rënë në sy gjatë takimit: “Ramushi ishte aty, ai është karakter i veçantë, si në filmat e Rambos, e mbante një emblemë në krah. Binte në sy”.
11:20 – Duncan: Nuk besonim që Thaçi do t’i bindte ushtarët e UÇK-së t’i dorëzonin armët
Ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan, ka vazhduar sot dëshminë e tij në Hagë, duke treguar për procesin e hartimit dhe zbatimit të marrëveshjes së Kumanovës. Ai ka shpjeguar arsyet pse NATO-ja e konsideronte të domosdoshme që Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) të vendosej nën kontrollin e saj.
“Kjo do bëhej përmes kontrollit të NATO-s. Gjëja më e keqe që mund të ndodhte është që UÇK-ja të shkonte në male dhe nuk do t’i shihnim. Shqetësimi ynë ishte që të mos i lejonim UÇK-në t’i luftonte serbët, pra ne donim që të kishim një marrëveshje me UÇK-në që ata të mos e shkatërronin procesin e paqes”- deklaroi Duncan.
Ai theksoi se një tjetër synim ishte ndryshimi i perceptimit ndërkombëtar për UÇK-në. “Pjesë tjetër ishte se me nënshkrimin e marrëveshjes të vazhdonte procesi që UÇK-ja në perceptimin ndërkombëtar nga një grup terroristësh të bëhen grup i përgjegjshëm që kishte arritur marrëveshjen e paqes. Ne u thamë nënshkruani se kjo ju ndihmon, ju tregoni ndërkombëtarëve se ju jeni të përgjegjshëm”- shtoi ai.
I pyetur se kush do të ishte nën kontrollin e NATO-s, Duncan u përgjigj: “UÇK-ja.. kjo ishte e rëndësishme që të kishim mundësi t’i ndëshkonim. Kjo është paksa e ndërlikuar.. ne e dinim se UÇK-ja ishte forca ushtarake.. kishte edhe tjera, FARK-u p.sh.. nëse UÇK-ja e nënshkruante këtë marrëveshje, të tjerët do të mënjanoheshin”.
Sipas tij, pas marrëveshjes, procesi i demilitarizimit nisi me vendosjen e anëtarëve të UÇK-së në kampet e caktuara nga NATO. Por sfidat ishin të shumta. “Kishte një sfidë se çfarë do të ndodhte me këta njerëz sepse Kosova nuk kishte shtet. Sfidë tjetër ishte koha, pra kjo duhej të bëhej brenda 10 ditësh. Jackson po merrej me faktin se rusët kishin marrë nën kontroll Prishtinën. Ai nuk mund të merrej me këtë”- tregoi ai.
Duncan theksoi gjithashtu se UÇK-ja nuk ishte një trupë homogjene. “Problemi tjetër ishte se UÇK-ja nuk ishte një forcë heterogjene, siç e përshkrova më lart, ne i quanim ata ushtria e atyre që nuk kishte asgjë, ky ishte termi që kam përdorur. Pra ata ishin civilë, doktorë, avokatë, aspiratat e tyre nuk ishin të njëjta. Pra duhet ta kuptosh çka i kishte shtyer të vinin në këtë pikë ku ishin. Ata vinin nga shtresa të ndryshme, aspiratat nuk ishin të njëjta e as motivimi”- tha ai.
Në fund, ai foli edhe për sfidën e bindjes së trupave nga lidershipi i UÇK-së. “Problemi tjetër ishte se udhëheqësia e UÇK-së, siç personifikohej Hashim Thaçi, mund të mos arrinte t’i bindte ushtarët e UÇK-së. E thashë, ne nuk kishim kohë shumë dhe nuk besonim se Thaçi mund t’i bindte”- përfundoi Duncan.
11:00 -Duncan: Marrëveshjen për demilitazimin e UÇK-së e kam shkruar unë
Ish-ambasadori britanik, John Stewart Duncan, si dëshmitar i tretë në gjykimin që po zhvillohet në Hagë, ka rrëfyer rolin e tij kyç në hartimin e marrëveshjes së Kumanovës, dokument që çoi në demilitarizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
“Unë isha i pranishëm sepse unë e kam shkruar tekstin e marrëveshjes”- tha Duncan në fillim të dëshmisë së tij, duke treguar se ideja për një marrëveshje kishte nisur nga bisedat e tij me gjeneralin britanik, Mike Jackson.
Sipas tij, Jackson kishte shprehur shqetësimin se nuk ekzistonte asnjë mekanizëm për t’u marrë me UÇK-në, e cila në atë kohë vlerësohej se kishte rreth 20 mijë ushtarë guerilë.
“Ai më pyeti çka të bëjmë në këtë rast. I thashë që kam trajnim në të drejtën ndërkombëtare dhe mund të hartoj diçka për qëllimin tënd. Ai më tha po”- ka rrëfyer Duncan.
Ai ka bërë të ditur se versionin fillestar të marrëveshjes e kishte përgatitur që gjatë negociatave, të cilat përfunduan më 9 qershor 1999. “Megjithatë, e kisha diskutuar përmbajtjen me shërbimin e jashtëm britanik”- theksoi diplomati.
Duncan sqaroi se mandati ligjor për këtë dokument buronte nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila e udhëzonte KFOR-in që të demilitarizonte UÇK-në.
“Por kishim edhe karakterin ushtarak, për këtë mora miratimin nga Uashingtoni, përmes gjeneralit Clark”- ka thënë ai.
Marrëveshja për demilitarizimin e UÇK-së u nënshkrua më 21 qershor 1999.
10:30 – Duncan: Shqiptarët u keqkuptuan nga ndërkombëtarët, u panë si kriminelë
Ish-ambasadori britanik, John Stewart Duncan, dëshmitar i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka rrëfyer për perceptimet ndërkombëtare rreth luftës në Kosovë dhe mënyrën se si komuniteti ndërkombëtar e ka parë popullin shqiptar gjatë viteve ’90.
“Kam dëgjuar një ministër duke i thënë Clark-ut se kjo është një luftë si në Bosnje apo?”- ka treguar Duncan, duke kujtuar bisedat e zhvilluara në kohën e fushatës së NATO-s.
Ai ka sqaruar se situata në Kosovë ishte krejt ndryshe nga ajo e Bosnjës.
“Por ideja ishte se situata ishte tërësisht e ndryshme dhe konflikti ishte i ndryshëm nga Bosnja. Lufta nuk ishte si në rastin e boshnjakëve dhe kroatëve, por bëhej fjalë ku populli po luftonte kundër atyre që i kishin dhunuar, pra situata ishte tërësisht e ndryshme”- tha ai.
Sipas Duncan, një tjetër problem i madh ishte mënyra se si shqiptarët perceptoheshin nga diplomacia dhe opinioni ndërkombëtar.
“Një problem tjetër ishte për faktin se komuniteti ndërkombëtar, opinioni publik, media, diplomatët dhe ushtarakët nuk e kuptonin kompleksitetin e shqiptarëve. Ata i mendonin si një grup kriminelësh dhe sipas meje ky ishte konceptim i rrezikshëm dhe jo i vërtetë”, theksoi dëshmitari.
Ai ka shtuar se ky keqkuptim ndikoi në krijimin e një atmosfere dramatik.
“Në thelb kjo krijoi një situatë dramatike. Shqiptarët janë njerëz shumë bujarë, kreativë dhe të pavarur. Këtë nuk e kuptonte komuniteti ndërkombëtar. Komuniteti ndërkombëtar e kishte problem t’i kuptonte tiparet shqiptare”- deklaroi Duncan.
10:12- Ish-ambasadori britanik, John Stewart Duncan fillon dëshminë në Hagë
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i tretë i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi – ish-ambasadori britanik, John Stewart Duncan.
Ai ka një karrierë 38-vjeçare diplomatike dhe në fund të viteve ’90 ka shërbyer si këshilltar politik i ish-komandantit suprem të Forcave Aleate të NATO-s, Wesley Clark, i cili udhëhoqi fushatën ajrore kundër caqeve ushtarake serbe në vitin 1999.
Duncan në fillim të dëshmisë së tij tregoi përvojën e tij të hershme në rajon.

“Kam pasur përvojë në Ballkan, kam qenë i përfshirë në aspekte të dislokimit. Kam qenë diplomati i parë britanik në Shqipëri pas viteve të komunizmit. Duke pasur parasysh përvojën me Shqipërinë, unë mbulova aspektet e Kosovës. Një koleg i imi mbulonte aspektet e Serbisë. Pak a shumë kam mbuluar të gjitha aspektet”- tha ai.
Ish-ambasadori britanik foli edhe për interesimin e tij për të kuptuar shoqërinë shqiptare dhe perceptimet ndërkombëtare rreth saj.
“Kisha një panoramë të kuptoja se si funksionon shoqëria shqiptare. Si pjesë themelore e diplomatëve, isha i interesuar të kuptoja aspektet e shoqërisë, për t’ua treguar eprorëve. Ideja e Shqipërisë së Madhe e shqetësonte ndërkombëtarët. Unë isha i interesuar të kuptoja nëse kjo mund të ndodhte, a është realitet? A ka dallim mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë”- u shpreh Duncan.
Ai shtoi se gjatë punës së tij kishte parë ndryshimet mes shqiptarëve në Kosovë dhe atyre në Shqipëri. “Shqiptarët e Kosovës kanë qenë të përjashtuar nga Millosheviqi, por ishin të ndryshëm nga ata të Shqipërisë. Nuk është se kishin humbur njëri-tjetrin, akoma ishin të lidhur”- tha ai.
Duncan tregoi gjithashtu se kishte mbuluar edhe zhvillimet që lidhen me UÇK-në dhe qeverinë e përkohshme të Kosovës. “Kam mbuluar edhe UÇK-në dhe qeverinë e përkohshme”- deklaroi ai para trupit gjykues.
Dëshmitari i tretë i mbrojtjes
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot më 22.09.2025, ka nisur të dëshmojë, dëshmitari i tretë i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi. Në Speciale po dëshmon, John Stewart Duncan – ish-diplomat britanik.
Seanca ka nisur në orën 09:00, por transmetimi publik bëhet me 45 minuta vonesë.
Ky dëshmitar vjen pas dëshmieve të dy figurave të njohura ndërkombëtare që tashmë kanë përfunduar dëshmitë e tyre në këtë proces gjyqësor.
Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, ka dëshmuar për tri ditë me radhë, duke treguar për rolin e Hashim Thaçit në Rambuje dhe marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë. Sipas Rubin, Thaçi nuk kishte autoritet të marrë vendime pa miratimin e komandantëve të zonave.
Pas tij, në bankën e dëshmitarëve u ul Paul Williams, ish-këshilltar ligjor i delegacionit kosovar në Rambuje, i cili foli për tensionet e brendshme politike, marrëdhëniet me LDK-në dhe shqetësimet e Thaçit gjatë procesit të negociatave.
Edhe Rubin edhe Willimas, thanë se nuk kanë vërejtur një strukturë të organizuar të UÇK-së.
https://kallxo.com/lajm/ankthi-i-thacit-tensionet-me-bukoshin-ldk-ja-dhe-fark-u-deshmia-e-paul-williams-ne-gjykaten-speciale/
Aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Aktakuza aktuale ndaj Thaçit dhe të tjerëve është dorëzuar më 27.02.2023. Sipas Aktakuzës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, pjesëtarë të UÇK-së, gjatë periudhës mars 1998-shtator 1999, kishin kryer krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit – duke arrestuar dhe ndaluar persona civil në mënyrë të paligjshme; duke i trajtuar në mënyrë mizore, torturuar dhe zhdukur.
Në mesin e shumë akuzave bëjnë pjesë edhe ato të vrasjeve të paligjshme.
Për të gjitha këto krime të pretenduara prokurori Xhek Smith i ngarkoi Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin e Kadri Veselin edhe me akuzën se të njëjtit ishin në dijeni, se këto krime ishin duke ndodhur dhe nuk kishin ndërmarrë asnjë veprim për parandalimin e tyre, mirëpo kishin nxitur kryerjen e tyre.
Në këtë Aktakuzë thuhet se Thaçi dhe të tjerët nxitën sulmet ndaj kundërshtarëve dhe nxitën vrasjen e tyre.
Sipas Prokurorisë krerët e UÇK-së përmes deklaratave publike e veprimeve në terren frikësuan, denigruan, eliminuan kundërshtarë dhe kërkuan të pozicionoheshin si i vetmi zë dhe si i vetmi përfaqësues legjitim i shqiptarëve të Kosovës.
Pjesë e Aktakuzës 68-faqëshe të Prokurorisë janë edhe pretendimet për vrasje të paligjshme.
Këto vrasje theksohet se janë kryer në territore të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas Prokurorisë ato janë kryer në: Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Majac, Zllash, Kleҫkë, Kukës dhe Rahovec.
Në Aktakuzë thuhet se një person gjatë vitit 1998 ishte mbajtur në Kazermat e UÇK-së në Jabllanicë dhe ishte rrahur për vdekje nga pjesëtarët e UÇK-së.
Aktakuza pretendon se fatin e njëjtë e kishin pasur edhe dy viktima tjera, të cilat ishin dërguar në Kazermën e UÇK-së në Jabllanicë.
Përpos vrasjeve në Jabllanicë në Aktakuzë pretendohet se në fshatin Llapushnik ishte arrestuar një person nga pjesëtarët e UÇK-së, ishte rrahur dhe ishte marrë në pyetje 10 net rresht, ndërsa në fund ishte vrarë.
Aktakuza pretendon tutje se pas një ofensive serbe forcat e UÇK-së në Llapushnik kishin arrestuar afërsisht 30 persona dhe se disa prej tyre më pas ishin lënë të lirë, ndërsa të tjerët ishin qëlluar dhe vrarë.
Aty përshkruhet edhe për 6 vrasje të kryera në Drenoc. Sipas Prokurorisë 6 burra ishin arrestuar, rrahur e vrarë dhe eshtrat e tyre nuk ishin parë kurrë më.
Pjesë e Aktakuzës janë edhe akuzat për vrasjen e 11 civilëve serbë në Malishevë. Sipas Aktakuzës, në korrik të vitit 1998, një grup prej 11 të arrestuarish serbë u transferuan në një dhomë, në bodrumin e një ndërtese në Malishevë. Aty përshkruhet se këta civilë ishin rrahur dhe shqelmuar nga anëtarët e UÇK-së, e më pas ishin qëlluar e vrarë.
Në këtë Aktakuzë Prokuroria e Specializuar nuk e ka lënë pa e përfshirë edhe Qendrën e Paraburgimit në Kleçkë.
Në këtë lokacion – sipas Prokurorit të Specializuar – gjashtë persona ishin dërguar dhe ishin rrahur për vdekje nga pjesëtarët e UÇK-së.
Sipas Aktakuzës një person tjetër kishte vdekur si rezultat i keqtrajtimit në Kukës. Në këtë keqtrajtim thuhet se kishte marrë pjesë edhe Sabit Geci.
Tre persona të tjerë ishin arrestuar në Rahovec. Ata, sipas Aktakuzës, ishin rrëmbyer nga ushtarët e UÇK-së në shtëpitë e tyre, ndërsa nuk ishin parë kurrë më.
Arsyeja se pse krerët e UÇK-së akuzohen për krimet dhe vrasjet e sipërmendura – sipas Prokurorit të Specializuar – është përgjegjësia komanduese.
Më 06.12.2024, Gjykata Speciale ka njoftuar për një Aktakuzë të re kundër Hashim Thaçit.
Për Aktakuzën e re Hashim Thaçi është deklaruar se nuk e pranon fajësinë.
Themelimi i Gjykatës Speciale
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë themeluar më 2015 nga Kuvendi i Kosovës.
Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë të Holandës, heton krimet e pretenduara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, nga janari 1998 deri në dhjetor 2000.
Aktualisht, në këtë institucion është duke vazhduar procesi gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, ish-deputetit Rexhep Selimit dhe dy ish-kryetarëve të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, të cilët akuzohen për “krime lufte” dhe “krime kundër njerëzimit”.
Salih Mustafa ishte dënuar herën e parë me 26 vjet dënim me burgim për “krime lufte”, kurse Gjykata e Apelit e kishte zbritur dënimin në 22 vjet burgim.
Supremja Vendimin në fjalë ia kishte kthyer për rishqyrtim edhe një herë Gjykatës së Shkallës së Dytë në Hagë.
Herën e dytë Gjykata e Apelit nga 22 vjet dënim me burgim i kishte shqiptuar dënimin me burgim prej 15 vjetësh – dënim i cili ishte atakuar në Supreme. Ndërsa, më 26.02.2025 Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë e ka vërtetuar dënimin me 15 vjet burgim për Salih Mustafën.
Pjetër Shala, i njohur me nofkën Komandant “Ujku”, u dënua fillimisht me 18 vjet burgim nga Gjykata Themelore e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për “krime lufte”, mirëpo Shalës i është ulur dënimi nga Gjykata e Apelit nga 18 në 13 vjet dënim me burgim unik.