Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Insituti D4D mbajti konferencën lansuese të dy punimeve mbi çrregullimin e informacionit dhe ndikimit tek qytetarët

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Konferenca lansuese e dy punimeve mbi çrregullimin e informacionit dhe ndikimit tek qytetarët/ FOTO: KALLXO.com

Insituti D4D mbajti konferencën lansuese të dy punimeve mbi çrregullimin e informacionit dhe ndikimit tek qytetarët

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka mbajtur sot Konferencën lansuese të dy punimeve mbi çrregullimin e informacionit dhe ndikimit tek qytetarët. Këto punime ishin “Raporti monitorues i lajmeve me çrregullim të informacionit – Çfarë ndikimi patën portalet dhe rrjetet sociale nga muaji korrik deri në shtator” dhe “Ndikimi i ngjarjeve në Evropë dhe çrregullimet e informacioneve tek lajmet në Kosovë”.

Ky raport përfshin monitorimin e portaleve online dhe rrjeteve sociale përgjatë periudhës 1 korrik deri më 30 shtator.

Në këtë tryezë u diskutuan të gjeturat kryesore të omnibusit të cilat janë paraqitur në punim dhe gjetjet kryesore të monitorimit të lajmeve nga shembujt në gjuhën shqipe dhe atë serbe.

Ky raport bën të ditur se gjatë monitorimit të lajmeve për këta tre muaj janë analizuar gjithsej 5,144 lajme prej të cilave thuhet se 99 prej tyre kanë përmbajtur çrregullim të informacionit në mostrën në gjuhën shqipe.

Në anën tjetër, u theksua se numri i lajmeve me përmbajtje të çrregullimit të inofrmacionit e kanë dominuar lajmet me luftën Ukrainë-Rusi ku gjithsej kanë qenë 48 lajme që kanë pasur çrregullim në informacion.

Rezarta Krasniqi, Drejtore Ekzekutive e Insitutit D4D përmendi se në këtë raport janë përfshirë monitorimi i kategorive: ndasitë politike dhe gjuha e ashpër, COVID-19, ndikimi i jashtëm, Gjykata Speciale, dialogu Kosovë-Serbi, mizogjinia dhe dhuna online ndaj grave.

“Sa i përket dy punimeve që ne po i lansojmë sot, njëra ka të bëjë se gjatë kohës tonë të monitorimit kemi vërejtur që disa lajme kanë pasur vëmendje më të mëdha. Për shembull konflikti Ukrainë-Rusi dhe Gjykata Speciale. Andaj, kemi vendosur që këto t’i validojmë në një mënyrë duke pyetur edhe qytetarët se sa kanë rënë pre e dezinformomit në këto dy tema” – shpjegoi Krasniqi.

Në anën tjetër, Nancy Soderberg, Drejtore e Lartë Rezidente e Institutit Kombëtar Demokratik në Kosovë (NDI) u shpreh se demokracia nuk mund të funksionojë nëse qytetarët nuk informohen në mënyrë të saktë.

“Në NDI besojmë që përveç se nëse qytetarët kanë informata të sakta demokracia nuk funksionon… Prandaj, kemi shumë punë për të bërë. Ajo çka jemi përpjekur të bëjmë është ta ngrisim vetëdijen në krejt Kosovën. E kemi bërë edhe në Ballkan edhe e bëjmë në krejt botën”- tha Soderberg.

Prej të pranishëmve në këtë ngjarje kishte përfaqësues nga shoqëria civile, media dhe akterë politikë. Në mesin e tyre ishte edhe Ganimete Musliu, deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e cila tha se temat e tilla duhet të trajtohen thellësisht.

“Jo rrallë herë e kam parë veten në lajme të tilla, jo rrallë herë e kam përjetuar unë dhe krejt familja ime e të afërmit e mi. Mendoj që këto tema duhet të mos mbesin tabu, duhet të trajtohen thellësisht dhe jo sipërfaqësisht siç ndodh rëndom. Konsideroj se ndoshta edhe vet trajtimi sipërfaqësisht i çështjeve na sjellë në këto të gjetura që ju veç se i keni renditur këtu” – tha Musliu teksa i përmendi disa raste kur emri i saj është lakuar nëpër lajme të rreme.

Tutje, gjatë prezantimit të këtij raporti u bë e ditur se në mostrën në gjuhën shqipe janë monitoruar 76 portale online, 203 faqe dhe 10 grupe në rrjetin social Facebook dhe 32 llogari në rrjetin social Twitter.

Në anën tjetër, u bë e ditur se në mostrën në gjuhën serbe janë monitoruar 55 portale online, 16 faqe dhe një grup në Facebook dhe 18 llogari në Twitter.

Kjo tryezë u organizua në kuadër të projektit “Luftimi i keqinformimit dhe rikthimi i besimit të qytetarëve ndaj mediave”, që mbështetet nga NDI në Kosovë.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”