Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Hulumtimi i KALLXO.com për blerjen e barkës së padoganuar - Prokuroria kërkon paraburgim për Kryeshefin e KRU "Gjakova"

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Hulumtimi i KALLXO.com për blerjen e barkës së padoganuar - Prokuroria kërkon paraburgim për Kryeshefin e KRU "Gjakova"

Prokuroria Speciale ka parashtruar Kërkesën për paraburgim për kreyshefin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, Hasan Krasniqi, nën dyshimet se bleu barkë të padoganuar.

KALLXO.com kishte publikuar hulumtimin “KRU ‘Gjakova’ bleu barkën e padoganuar nga Kompania që u hap një muaj para se të fitonte tenderin”, më 24.10.2024.

Në bazë të dokumentit që KALLXO.com posedon, Prokuroria e ngarkon Hasan Krasniqin se kishte përpiluar dy Kontrata të falsifikuara të qiramarrjes së barkës, më 17.06.2024.

Me këto veprime, Krasniqi dyshohet se ka kryer veprën penale “falsifikim i dokumentit zyrtar”.

Lidhur më këtë rast, më 18.03.2025, gjatë kontrollit në zyrën dhe shtëpinë e tij u gjetën 22,205.00 euro, pa dëshmi për prejardhjen e tyre, një telefon mobil Samsung S22, një laptop Lenovo, 2 Kontrata të Marrëveshjes, si dhe u sekuestrua edhe barka Ranier Wit.

KALLXO.com ka raportuar më 24.10.2024 se Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka blerë një barkë/anije të vogël në vlerë 24,500 euro, por e njëjta nuk arriti të shfrytëzohej, pasi që u sekuestrua nga ana e Doganës dhe Policisë së Kosovës. Kjo barkë u ble nga KRU “Gjakova” prej një Kompanie, e cila ishte regjistruar rreth një muaj para se ta fitonte tenderin.

Më 09.07.2024, KRU “Gjakova” kishte hapur tender për blerjen e një barke/anije të vogël e cila do të shfrytëzohej për monitorim, kontrollim dhe mirëmbajtje të liqenit të Radoniqit.

14 ditë më vonë, më 23.07.2024, Kompania “Lind Fix” është regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK), kurse më 16.08.2024, KRU “Gjakova” ka nënshkruar Kontratën në vlerë 25,400 me Kompaninë “Lind Fix” për blerjen e barkës.

Për këtë barkë që u ble nga KRU “Gjakova” u konstatua se nuk ishin ndjekur procedurat e doganimit. Kjo më pas hapi rrugë për hetim dhe e njëjta u sekuestrua nga Policia dhe Dogana e Kosovës. Që nga 17.10.2024, barka është në Doganën e Kosovës.

Në disa përgjigje për KALLXO.com, Dogana e Kosovës ka treguar edhe arsyet e sekuestrimit.

“Dogana e Kosovës ka pranuar një Kërkesë nga Policia e Kosovës (PK), për të verifikuar nëse një barkë i është nënshtruar procedurave doganore në Republikën e Kosovës. Pas analizave u konstatua se barka me ato karakteristika nuk është zhdoganuar në Doganën e Kosovës.” – thotë Dogana në përgjigjet për KALLXO.com, më 22.10.2024.

Kryeshefi i KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi, i cili ka qenë kandidat i LVV-së për Asamblist në Zgjedhjet lokale të vitit 2021, kishte thënë se nuk ka dijeni shumë për ngjarjen, por që Dogana e Kosovës i ka trokitur në derë për çështjen e barkës.

“Nuk jam në ngjarje as unë. Vetëm që Dogana ka ardhë tek unë dhe Operatori që na ka furnizu me barkë sipas procedurave të tenderit nuk e ka pasë dudin doganor të Doganës. Vetëm kaq unë di. Tash është procedurë e doganës, për me gjetë pronarin që ka ofertu te ne, pse ka ofertu me barkë që nuk e ka të kaluar procedurën doganore. Kaq.” – shtoi ai.

KALLXO.com ka kontaktuar me Arlind Hasimjan, pronar i Kompanisë “Lind Fix”, nga e cila KRU “Gjakova” e ka blerë barkën. Hasimja pranoi se barkën për të cilën fitoi tenderin, e shiti pa doganë  – duke pretenduar se institucioni që e blen apo individi e paguan tarifën doganore.

https://kallxo.com/gjate/kru-gjakova-bleu-barken-e-padoganuar-nga-kompania-qe-u-hap-nje-muaj-para-se-te-fitonte-tenderin/

KALLXO.com, më 09.03.2025, ka publikuar disa audio-incizime në të cilat dëgjohet kryeshefi i KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi teksa flet për negocim Kontrate dhe konfirmon përfshirjen e tij në kontaktimin e bizneseve që do të merreshin me servisimin e makinave të Ndërmarrjes, si dhe dëgjohet duke thënë se do të zgjedhë Kompaninë për të nënshkruar Kontratën, për një tender për servisimin e veturave.

Në ndërkohë pas hulumtimit të publikuar në emisionin Kallxo Përnime, Prokuroria Speciale kishte njoftuar zyrtarisht se kanë nisur hetimet për rastin në fjalë.

Incizimet që janë publikuar në emisionin Kallxo Përnime dëshmojnë se kryeshefi i KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi e ka pranuar para stafit të tij se i ka dhënë instruksione shoferit të tij, Valon Gunga për të dalë dhe për të gjetur Kompani që servisojnë makina.

Ai dëgjohet po ashtu duke thënë se ka shkuar te dy Kompani për t’u kërkuar atyre që të ofrojnë vetëm dokumentacionin për nënshkrimin e Kontratës, ndërsa punët do t’i kryente dikush tjetër.

https://kallxo.com/gjate/kurdisja-e-tenderit-audioincizime-se-si-kryeshefi-i-kru-gjakova-u-perfshi-ne-negociata-per-nje-tender-te-ndermarrjes/


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”