Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Hulumtimi i KALLXO.com, Komuna e Vushtrrisë kërkon shfuqizimin e vendimit për ndryshim të pronës komunale

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Foto: KALLXO.com

Hulumtimi i KALLXO.com, Komuna e Vushtrrisë kërkon shfuqizimin e vendimit për ndryshim të pronës komunale

Hulumtimi i Kallxo Përnime i publikuar më 06.07.2025 për vendimin e Komunës së Vushtrrisë për këmbimin e pronave në Vushtrri, ka shtyrë Komunën e Vushtrrisë që të kërkojë shfuqizimin e vendimit.

Komuna e Vushtrrisë ka kërkuar sot, më 31.07.2025, shfuqizimin e vendimit për ndryshimin e pronës komunale me pronën e Bashkësisë Islame, për të cilën Kallxo Përnime raportoi se në Kuvend Komunal kishte dalë propozimi kinse për zgjerim të rrugës, e në teren rruga nuk zgjerohej, por ngushtohej. Madje, nga BIK i Vushtrrisë thanë se kërkesa e tyre s’kishe qenë për rrugë, por për legalizim të një objekti që ishte ndërtuar në tokën e tyre.

Një propozim i tillë i Komunës së Vushtrrisë nuk kaloi në Kuvendin Komunal për shkak të mungesës së kuorumit.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk qëndruan në sallën e Kuvendit Komunal.

Sipas tyre, me këtë çështje duhet të merret Prokuroria. LVV dhe LDK largimin nga salla e arsyetuan me faktin se shfuqizimi i këtij vendimi të mos i lihet në dorë Kuvendit Komunal, por organeve të rendit.

Edonë Gashi nga Lidhja Demokratike të Kosovës tha se nuk e kanë marrë pjesë në këtë votim, pasi kryetari i Komunës e përdori Bashkësinë Islame për të justifikuar një propozim që nuk ekziston.

“Kryetari e përdori emrin e Bashkësisë Islame të Kosovës për të justifikuar një propozim që nuk qëndron. Kryetari deklaroi publikisht se “këmbimi i pronës” është kërkuar nga BIK, por e gjithë Kosova e ka parë deklaratën zyrtare të Kryetarit të BIK, Dr. Ejup Haziri, i cili ka thënë qartë se BIK nuk ka kërkuar këmbim, por vetëm legalizimin e objektit. Për më tepër, sipas nenit 10 të Ligjit për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, është e ndaluar që Kuvendi të procedojë me vendimmarrje për këtë çështje në këtë fazë.” – tha Edonë Gashi për KALLXO.com.

Sylejman Meholli nga Lëvizja Vetëvendosje tha se e lëshuan sallën pasi kërkuan që shfuqizimi i kësaj pike të shtyhet dhe mos të përfshihet në rend të ditës.

“Ne kërkuam që kjo pikë mos të përfshihet në rendin e ditës pasi që edhe dyshimet tona që i kemi pasë kur edhe nuk e kemi votuar herën e parë dolën se janë të vërteta sepse nuk ka pas zgjerim të rrugës, andaj kërkuam që organet e rendit ta bëjnë punën e tyre dhe nuk duam të ndërhyjmë, sepse ato e vërtetojnë se ka pasur shkelje” – tha Meholli.

Kuvendi Komunal i Vushtrrisë në seancën e datës 03.06.2025 kishte votuar me 19 vota pro këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Sipas dokumenteve të siguruara nga emisioni “Kallxo Përnime”, kërkesa për ndërrimin e pronës në komunën e Vushtrrisë kishte shkuar nga i pari i BIK-ut në Vushtrri, Ejup Haziri.

E më pas, siç u tha në Kuvendin e Vushtrrisë, duke u respektuar ligji në fuqi, kjo kërkesë me propozimin e kryetarit të Vushtrrisë, Ferit Idrizit, dhe e hartuar nga drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Remzi Ahmeti, i dërgohet Kuvendit Komunal për votim jashtë rendit të ditës.

Në vendimin e votuar thuhet zgjerimi i rrugës, por në fakt nga dokumentet e dërguara në Kuvend Komunal për votim, rruga është ngushtuar, pikërisht në afërsi të objektit të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Sipas udhëheqësit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Vushtrri, kërkesa që i kishte shkuar Komunës ishte  për legalizim të një objekti privat, që ishte ndërtuar në tokat e BIK-ut dhe ata kanë pronësi në një pjesë të saj.

Mirëpo, Komuna kur e ka dorëzuar kërkesën për votim në Kuvend Komunal, nuk kishte cekur se është për legalizim, por e kishte propozuar si pikë të rendit të ditës për këmbim të pronës së paluajtshme komunale me pronën e Bashkësisë Islame të Kosovës, me qëllim zgjerimin e rrugës.

Seanca e Kuvendit Komunal në të cilën u propozua shfuqizimi i vendimit.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”