Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë paraqitet dëshmitari i radhës i mbrojtjes - DIREKT
Warning: Undefined array key 11 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 12 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 13 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 14 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 15 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 16 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 17 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 18 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 19 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 20 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 21 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 22 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 23 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 24 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
16:09- Dokumenti i paraqitur në Hagë shpërfaq prapaskenat e takimit të UÇK-së dhe LDK-së në Ferizaj, në gusht 1999
Në Dhomat e Specializuara në Hagë është paraqitur një dokument, i cili flet për një takim mes përfaqësuesve të UÇK-së dhe LDK-së, të mbajtur më 2 gusht 1999 në Ferizaj. Takimi ishte organizuar nga OSBE-ja dhe kishte mbledhur rreth tryezës përfaqësues të UÇK-së, LDK-së, LBD-së, si dhe individë të tjerë të interesuar.
Në dokumentin e prezantuar të lexuar nga ekipi mbrojtës i Hashim Thaçit, theksohej se kundërshtia kryesor mes dy subjekteve politike nuk kishte të bënte me refuzimin e komunikimit, por me garën se kush cilën komunë do ta udhëhiqte.
“U bë shumë shpejt e qartë se problemi nuk ishte se UÇK-ja nuk do të komunikonte me LDK-në, por bëhej fjalë se kush do të kontrollonte cilën komunë. LDK-ja kishte thënë se nuk mund të ishin pjesë aktive e komunitetit pa i konsultuar me komunitetin politik” – thuhet në përmbajtjen e dokumentit.
Në sallën e gjykimit, avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq, pyeti ish-zëvendësin e Bernard Kouchner, James Peter Covey lidhur me këtë çështje:
“A ishit në dijeni për ndonjë vështirësi që LDK-ja kishte në verë të vitit 1999 për sa i përket aftësisë së tyre për të marrë vendime sa i takon pozicioneve politike?”- pyeti Misetiq.
Covey u përgjigj se LDK-ja e “vuante” mungesën e liderit të saj. “Në terma të përgjithshëm ata dukeshin të paralizuar nga mungesa e Rugovës. Nuk kam qenë në atë kohë në dijeni për ndonjë problem konkret. Me sa duket OSBE-ja mundohej ta rregullonte këtë vet, ose të paktën të krijonte lehtësira. Por LDK-ja i kishte disa vështirësi në vetorganizim”- tha ai.
Prokuroria kundërshtoi pranimin e dokumentit si provë, por trupi gjykues e hodhi poshtë kërkesën, duke lejuar që ai të bëhet pjesë e procesit gjyqësor.
Pas këtij zhvillimi, avokati Misetiq përfundoi pyetjet e tij, ndërsa ekipet mbrojtëse të Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit njoftuan se nuk kishin pyetje shtesë.
Dëshmia e James Peter Covey pritet të vazhdojë edhe nesër, më 1 tetor 2025.
12:54- Dokumenti i vitit 1999: UÇK e ndarë në fraksione politike, Thaçi lobonte të Rifat Jashari për përkrahje
Në procesin gjyqësor në Hagë është prezantuar një dokument i datës 20 shtator 1999, i cili përshkruante shpërndarjen e lidershipit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në disa fraksione politike. Dokumenti ishte një raport online për krizën në Ballkan dhe tregonte për një realitet të ri politik në Kosovën e pasluftës.
Sipas këtij artikulli, një ndër figurat që doli në pah ishte Bardhyl Mahmuti, përfaqësues politik i UÇK-së për Europën Perëndimore, i cili kishte krijuar partinë PPD. Raporti theksonte se Mahmuti kishte arritur të tërhiqte pas vetes mbështetjen e disa komandantëve të respektuar të UÇK-së në terren.
Në anën tjetër, Hashim Thaçi, në atë kohë kryeministër i përkohshëm i qeverisë së Kosovës e cila nuk njihej nga UNMIK, kishte paralajmëruar formimin e partisë së tij politike. Dokumenti përmend se Thaçi kishte vizituar Prekazin, ku ishte takuar me Rifat Jasharin – vëllain e vetëm të mbijetuar nga familja e Adem Jasharit. Sipas buletinit, mbështetja e familjes Jashari shihej si një avantazh i madh në zgjedhje. Thaçi gjithashtu raportohej të ishte takuar me komandantin e zonës së Drenicës, për të konfirmuar mbështetjen vendore për projektin e tij politik.
Megjithatë, dokumenti theksonte ndasitë mes Thaçit dhe Mahmutit, duke nënvizuar se secili kishte mbështetësit e vet brenda segmenteve të UÇK-së. Sipas raportit, këta ishin aktorë të rinj politikë dhe ende nuk kishte qartësi për agjendën e tyre.
Gjatë seancës në Hagë, dëshmitari James Peter Covey u pyet nga avokati Luka Misetiq nëse kishte qenë i informuar se UÇK-ja ishte shpërndarë në disa fraksione politike.
“Kishim informacione se nuk kishte konsensus të plotë dhe të qartë mes individëve të lartë të UÇK-së. E dinim që kishin një lloj përçarjeje, por nuk e dinim në çfarë mase ishin përçarjet dhe nuk kishim informacione të hollësishme, siç jepen në këtë artikull, në kuptimin se kush kë mbështeste. Zakonisht gazetarët kanë tendencë të lexojnë më shumë situata dhe të shkojnë në hollësi që nuk mbështeten nga historia. Unë nuk i kam marrë shumë seriozisht këto hollësi në këtë artikull,” tha Covey.
I pyetur nëse takimi i Thaçit me komandantin e zonës së Drenicës për të fituar mbështetje politike përbënte një tentim për të ndërtuar marrëdhënie të posaçme me komandantët, Covey u përgjigj: “Jo tamam kështu. Mund të pritej që një politikan të takohej me zgjedhësit. Megjithatë, nëse do të kisha lexuar një informacion se Thaçi po lobonte tek komandantët, atëherë do të isha befasuar, sepse nuk më dukej normale të loboje tek komandantët.”
12:35- Covey: Këshilli Tranzitor i Kosovës nuk ishte gjatë gjithë kohës në një linjë
Në Dhomat e Specializuara në Hagë, ish-zyrtari i lartë ndërkombëtar James Peter Covey ka rrëfyer për vështirësitë që kishte pasur UNMIK-u për të nxjerrë një deklaratë të përbashkët nga Këshilli Tranzitor i Kosovës, pas vrasjeve të vitit 1999.
Covey tregoi se Bernard Kouchner, shefi i atëhershëm i UNMIK-ut, kishte kërkuar një deklaratë nga ky këshill, si trup përfaqësues, që do të dënonte vrasjet dhe do të bënte thirrje për t’i dhënë fund dhunës.
“Bernard Kouchner shpresonte të merrte një deklaratë nga Këshilli Tranzitor i Kosovës si një trup që dënonte vrasjet dhe që shprehte nevojën për mos ekzistencën e dhunës. Dhe mbaj mend që ishte e pamundur të sigurohej një deklaratë e tillë. Asnjë nga personat që ishin të pranishëm në takimin e dytë të këshillit nuk donte ta nënshkruante një deklaratë të tillë,”- tha Covey.
Ai tregoi se pas këtij refuzimi, një përfaqësues serb dhe disa pjesëtarë të tjerë u larguan nga mbledhja, duke mos e parë më këshillin si një organ funksional.
“E di që personat që nuk u pajtuan me idenë për të dhënë një deklaratë të tillë ishte edhe Veton Surroi, por përfshinte edhe Hashim Thaçin. Ne mbetëm të befasuar dhe në veçanti kur mësuam me kalimin e kohës se ai kishte bërë deklarata të mëparshme sa i takonte Këshillit Tranzitor, ku shpreheshin ndjesitë. Më duhet të them se dukej sikur Këshilli Tranzitor nuk ishte gjatë gjithë kohës në një linjë. Por, me përjashtim të këtij rasti, Thaçi është shprehur në mënyrë që ka dënuar sulmet dhe ka dhënë përshtypjet e veta,” – u shpreh Covey.
Në vijim, avokati Luka Misetiq e pyeti nëse pas vrasjeve në Grackë të Lipjanit ku ishin vrarë 14 serbë, ishte mbajtur ndonjë takim i Këshillit Tranzitor. Covey u përgjigj se edhe aty nuk ishte arritur një deklaratë e përbashkët, por Thaçi kishte dalë me një deklaratë në emër personal, duke komentuar situatën.
Këshilli Tranzitor i Kosovës, ishte në organ që ekzistonte në Kosovë nga korriku 1999 deri në nëntor 2001 gjatë periudhës kur Kombet e Bashkuara ishin drejtpërdrejt përgjegjëse për qeverisjen e Kosovës. Këshilli përbehej nga politikanë, përfaqësues të UÇK-së, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe pjesëtarë të komuniteteve.
Ai pushoi se funksionari me formimin e institucioneve në vitin 2001.
11:30 – Covey: UNMIK nuk e trajtonte Thaçin si komandant të UÇK-së
Në seancën e së martës në Hagë, është shfaqur sërish dokumenti i njohur ku KFOR-it i kërkohej që disa pjesëtarë të UÇK-së të mbanin armë brezi, e në të cilin Hashim Thaçi figuronte si komandant i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në sallë, avokati i Thaçit, Luka Misetiq, e pyeti dëshmitarin James Peter Covey nëse e kishte konsideruar ndonjëherë Thaçin si komandant të përgjithshëm të UÇK-së.
“Jo, flas në emër të UNMIK-ut. UNMIK-u nuk e ka trajtuar Thaçin si komandant. Diplomatët dhe burokratët shpeshherë kanë dijeni për nevojën që duhet t’i shërbejnë një interesi të caktuar”- tha Covey.
Ai tregoi se kjo çështje ishte diskutuar edhe me Bernard Kouchner, por sipas tij nuk ishte parë si diçka urgjente.
“Më kujtohet se e kemi diskutuar këtë letër me Bernard Kouchner dhe mu duk se ky ishte thjeshtë një gjest për ta dërguar këtë letër. Ai nuk ka bërë asnjë koment rreth urgjencës së kësaj kërkese. Pra, thjesht mu duk se po shfrytëzohej rasti për t’i shërbyer një interesi. Me sa di unë, UNMIK nuk u përgjigj, kjo ishte çështje e KFOR-it” theksoi Covey.

10:45 – Ish-zëvendësi i Kouchnerit: Komandantët e zonave kishin shfaqur mungesë respekti ndaj Thaçit
Në Dhomat e Specializuara në Hagë, dëshmitari James Peter Covey, ish-zëvendësi i përfaqësuesit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Bernard Kouchner, ka folur për raportin që Hashim Thaçi kishte me komandantët e zonave të UÇK-së.
Covey ka theksuar se komandantët kishin një mungesë respekti për Thaçin.
“Ai që fliste në emër të UÇK-së ishte Agim Çeku. Kjo më kujtohet fare qartë, sepse dukej që po konfirmonte atë që ne besonim në fillim për z. Thaçin, që ai kishte marrëdhënie të ndërlikuara me komandantët në terren dhe se ata kishin shfaqur mungesë respekti ndaj tij, nuk kishin respekt për të” – tha Covey.
Ai ka treguar edhe një episod të veçantë gjatë procesit të demilitarizimit të UÇK-së dhe krijimit të TMK-së, kur gjenerali Jackson pati nevojë t’i bindte komandantët për të pranuar kushtet e marrëveshjes.
“Clark bëri prezantim shumë të fuqishëm, të zgjatur, për rëndësinë e legjendës së Cincinatit, bile hoqi edhe xhaketën e tij për të treguar se ishte i paarmatosur dhe iu nënshtrua kontrollit civil. Në fund të paraqitjes së Clark, Jackson bëri pushim, njerëzit morën pije. Të gjithë ishin aty, përveç Thaçit, i cili qëndroi aty ku ishte. Komandantët e tjerë po bisedonin me gjeneralin Clark. Unë me qëllim nuk pata shkëmbime me Thaçin, as nuk kam shikuar në drejtim të tij. Si vëzhgues, më duk se sjellja e tyre ishte përçmuese ndaj tij. Kishte shumë pak gjasa të kërkonin udhëzime, apo urdhra, apo t’i raportonin aktivitetet tek ai”- theksoi James Peter Covey.
10:20 – James Peter Covey, dëshmitari i radhës në Hagë
Në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, ka nisur të dëshmojë James Peter Covey, i njohur ndryshe si Jock Covey, i cili nga 15 korriku 1999 deri në janar të vitit 2001 ka qenë zëvendësi kryesor i përfaqësuesit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Bernard Kouchner.
Covey ka luajtur një rol të rëndësishëm në zbatimin e mandatit të UNMIK-ut në vitet e para pas luftës. Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Misetiq, ka theksuar rëndësinë e dëshmisë së tij.
“Ai ka punuar ngushtë me përfaqësues vendorë dhe aktorë të ndryshëm, sikurse me figura politike, përfshirë këtu edhe Hashim Thaçin. Ai ka dhënë prova për punën që Hashim Thaçi ka bërë me UNMIK-un për stabilitet, duke bërë thirrje për tolerancë, duke e përfunduar demilitarizimin e UÇK-së dhe duke e mbështetur krijimin e Shërbimit Policor të Kosovës” – ka deklaruar Misetiq.
Ky do të jetë dëshmitari i katërt i mbrojtjes në procesin gjyqësor ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

09:49 – Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë pritet të paraqitet dëshmitari i radhës i mbrojtjes
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot më 30.09.2025, pritet të mbahet seanca e radhës gjyqësore në çështjen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Këtë të martë në sallën e Gjykatës Speciale, ku për krime lufte po gjykohen katër ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të paraqitet dëshmitari i katërt i ftuar nga mbrojtja. Kurse, javën e kaluar nga trupi gjykues ishte theksuar fakti se këtë javë mund të paraqitën dy dëshmitarë.
Seanca fillon në ora 09:00, por transmetimi publik i saj nisë me 45 minuta vonesë. Ky dëshmitar ishte planifikuar të niste dëshminë e tij më 29.09.2025, por për arsye të cilat nuk u bën të ditura nga Specialja, seanca e djeshme u anulua dhe e njëjta mbahet sot më 30.09.2025.
“Ju informojmë se seanca në çështjen Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi, e planifikuar për të hënën, 29 shtator, është anuluar. Gjykimi do të rifillojë të martën, më 30 shtator, në orën 09:00. – Dhomat e Specializuara” – thuhej në njoftimin e Speciales, më 29.09.2025.
Deri më tani kanë dëshmuar tre dëshmitarë të cilët janë ftuar nga mbrojtja e Hashim Thaçit: ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, eksperti amerikan, Paul Williams dhe ish-këshilltari i NATO-s, John Stewart Duncan.
Dëshmia e tyre kryesisht nxori në pah prapaskenat e Konferencës së Rambujesë dhe ndërveprimet e palës kosovare me atë ndërkombëtare për nënshkrimin e marrëveshjes së demilitarizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ish-zyrtari i lartë amerikan dhe ish-krahu i djathtë i Madeleine Albright, James Rubin, gjatë dëshmisë treditore, tha se Hashim Thaçi nuk kishte autoritet për të marrë vendime ushtarake. Sipas tij, Thaçit i duhej leje nga komandantët e zonave.
Ai foli edhe për marrëveshjet e Rambujesë, duke theksuar dhe ripërsëritur se ato ishin të detajuara dhe komplekse, por nuk përfshinin pavarësinë e Kosovës.
“Marrëveshjet e Rambujesë, për ata që i kanë lexuar, janë të gjera dhe të hollësishme, përfshirë edhe faktin se NATO të ishte struktura ushtarake dominuese, gjë që ishte kundër dëshirës së UÇK-së për të dhënë siguri për popullin e vet. Ne kishim bërë atë që quhet marrëveshje ‘në parim’. Këto marrëveshje nuk e përmbanin pavarësinë” – theksonte Rubin.
Rubin theksoi se atmosfera në Rambuje ishte e ngarkuar dhe plot tension, duke shtuar se për UÇK-në vendimet ishin të vështira për shkak të presioneve të shumta dhe mungesës së garancive për pavarësinë.
Ndërsa ish-këshilltari juridik i ekipit kosovar në bisedimet e Rambujes, Paul Williams, foli për kundërshtimet që mbizotëronin brenda palës kosovare, me theks të veçantë për tensionet mes ish-kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshi, dhe Hashim Thaçit.
Ai ka deklaruar se gjatë vitit 1998 Bujar Bukoshi kishte synuar të krijonte Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK) dhe kjo ishte pjesë e tensioneve politike me UÇK-në.
Avokati i Thaçit, Lluka Mishetiq, i ka prezantuar Williamsit një artikull të Radio Evropës së Lirë nga viti 1998, ku thuhej se qëllimi i FARK-ut ishte marrja e kontrollit mbi UÇK-në dhe të ishte në tavolinën e bisedimeve me një pozicion force ndaj qeverisë, parlamentit dhe ushtrisë.
“Unë di që Bukoshi përpiqej të krijonte një FARK, bazuar fillimisht në Shqipëri, dhe që përbëhej nga oficerë shqiptarë, apo oficerë që kishin shërbyer në forca të Jugosllavisë. Bukoshi nuk më ka kërkuar kurrë konkretisht këshillë lidhur me FARK-un, por në bisedat e mia me Bukoshin dhe me diasporën shqiptaro-amerikane, kjo ishte temë e bisedave. Kjo ishte pjesë e tensionit të thellë. Ishte ndërmarrje e re e LDK-së për të krijuar një krah të armatosur” – kishte thënë Williams.
Dëshmitari i tretë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, John Stewart Duncan, foli edhe për një periudhë tjetër kohore. Gjatë dëshmisë së tij, Duncan, i cili kishte hartuar draftin fillestar të marrëveshjes së demilitarizimit të UÇK-së, foli për kohën pas nënshkrimit të saj.
Periudhën pas nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës më 21 qershor të vitit 1999, ai e përshkroi “të tmerrshme”.
Ish-diplomati britanik përmendi raste ku, sipas tij, persona të thjeshtë kishin kryer veprime kriminale, duke e shfrytëzuar vakumin ligjor e politik që ishte krijuar.
Por, sipas Duncan, asnjëherë nuk kishte pasur prova se këto veprime kriminale, siç ishin vrasjet, djegiet dhe shkatërrimi i pronave, të ishin praktikë e UÇK-së.
Aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Aktakuza aktuale ndaj Thaçit dhe të tjerëve është dorëzuar më 27.02.2023. Sipas Aktakuzës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, pjesëtarë të UÇK-së, gjatë periudhës mars 1998-shtator 1999, kishin kryer krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit – duke arrestuar dhe ndaluar persona civil në mënyrë të paligjshme; duke i trajtuar në mënyrë mizore, torturuar dhe zhdukur.
Në mesin e shumë akuzave bëjnë pjesë edhe ato të vrasjeve të paligjshme.
Për të gjitha këto krime të pretenduara prokurori Xhek Smith i ngarkoi Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin e Kadri Veselin edhe me akuzën se të njëjtit ishin në dijeni, se këto krime ishin duke ndodhur dhe nuk kishin ndërmarrë asnjë veprim për parandalimin e tyre, mirëpo kishin nxitur kryerjen e tyre.
Në këtë Aktakuzë thuhet se Thaçi dhe të tjerët nxitën sulmet ndaj kundërshtarëve dhe nxitën vrasjen e tyre.
Sipas Prokurorisë krerët e UÇK-së përmes deklaratave publike e veprimeve në terren frikësuan, denigruan, eliminuan kundërshtarë dhe kërkuan të pozicionoheshin si i vetmi zë dhe si i vetmi përfaqësues legjitim i shqiptarëve të Kosovës.
Pjesë e Aktakuzës 68-faqëshe të Prokurorisë janë edhe pretendimet për vrasje të paligjshme.
Këto vrasje theksohet se janë kryer në territore të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas Prokurorisë ato janë kryer në: Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Majac, Zllash, Kleҫkë, Kukës dhe Rahovec.
Në Aktakuzë thuhet se një person gjatë vitit 1998 ishte mbajtur në Kazermat e UÇK-së në Jabllanicë dhe ishte rrahur për vdekje nga pjesëtarët e UÇK-së.
Aktakuza pretendon se fatin e njëjtë e kishin pasur edhe dy viktima tjera, të cilat ishin dërguar në Kazermën e UÇK-së në Jabllanicë.
Përpos vrasjeve në Jabllanicë në Aktakuzë pretendohet se në fshatin Llapushnik ishte arrestuar një person nga pjesëtarët e UÇK-së, ishte rrahur dhe ishte marrë në pyetje 10 net rresht, ndërsa në fund ishte vrarë.
Aktakuza pretendon tutje se pas një ofensive serbe forcat e UÇK-së në Llapushnik kishin arrestuar afërsisht 30 persona dhe se disa prej tyre më pas ishin lënë të lirë, ndërsa të tjerët ishin qëlluar dhe vrarë.
Aty përshkruhet edhe për 6 vrasje të kryera në Drenoc. Sipas Prokurorisë 6 burra ishin arrestuar, rrahur e vrarë dhe eshtrat e tyre nuk ishin parë kurrë më.
Pjesë e Aktakuzës janë edhe akuzat për vrasjen e 11 civilëve serbë në Malishevë. Sipas Aktakuzës, në korrik të vitit 1998, një grup prej 11 të arrestuarish serbë u transferuan në një dhomë, në bodrumin e një ndërtese në Malishevë. Aty përshkruhet se këta civilë ishin rrahur dhe shqelmuar nga anëtarët e UÇK-së, e më pas ishin qëlluar e vrarë.
Në këtë Aktakuzë Prokuroria e Specializuar nuk e ka lënë pa e përfshirë edhe Qendrën e Paraburgimit në Kleçkë.
Në këtë lokacion – sipas Prokurorit të Specializuar – gjashtë persona ishin dërguar dhe ishin rrahur për vdekje nga pjesëtarët e UÇK-së.
Sipas Aktakuzës një person tjetër kishte vdekur si rezultat i keqtrajtimit në Kukës. Në këtë keqtrajtim thuhet se kishte marrë pjesë edhe Sabit Geci.
Tre persona të tjerë ishin arrestuar në Rahovec. Ata, sipas Aktakuzës, ishin rrëmbyer nga ushtarët e UÇK-së në shtëpitë e tyre, ndërsa nuk ishin parë kurrë më.
Arsyeja se pse krerët e UÇK-së akuzohen për krimet dhe vrasjet e sipërmendura – sipas Prokurorit të Specializuar – është përgjegjësia komanduese.
Më 06.12.2024, Gjykata Speciale ka njoftuar për një Aktakuzë të re kundër Hashim Thaçit.
Për Aktakuzën e re Hashim Thaçi është deklaruar se nuk e pranon fajësinë.
Themelimi i Gjykatës Speciale
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë themeluar më 2015 nga Kuvendi i Kosovës.
Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë të Holandës, heton krimet e pretenduara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, nga janari 1998 deri në dhjetor 2000.
Aktualisht, në këtë institucion është duke vazhduar procesi gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, ish-deputetit Rexhep Selimit dhe dy ish-kryetarëve të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, të cilët akuzohen për “krime lufte” dhe “krime kundër njerëzimit”.
Salih Mustafa ishte dënuar herën e parë me 26 vjet dënim me burgim për “krime lufte”, kurse Gjykata e Apelit e kishte zbritur dënimin në 22 vjet burgim.
Supremja Vendimin në fjalë ia kishte kthyer për rishqyrtim edhe një herë Gjykatës së Shkallës së Dytë në Hagë.
Herën e dytë Gjykata e Apelit nga 22 vjet dënim me burgim i kishte shqiptuar dënimin me burgim prej 15 vjetësh – dënim i cili ishte atakuar në Supreme. Ndërsa, më 26.02.2025 Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë e ka vërtetuar dënimin me 15 vjet burgim për Salih Mustafën.
Pjetër Shala, i njohur me nofkën Komandant “Ujku”, u dënua fillimisht me 18 vjet burgim nga Gjykata Themelore e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për “krime lufte”, mirëpo Shalës i është ulur dënimi nga Gjykata e Apelit nga 18 në 13 vjet dënim me burgim unik.