Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Gjykimi për krime lufte ndaj Zoran Vukotiq, jepen fjalët përfundimtare

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Gjykimi për krime lufte ndaj Zoran Vukotiq, jepen fjalët përfundimtare


Warning: Undefined array key 11 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 12 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 13 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 14 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 15 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 16 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 17 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

I është afruar fundit gjykimi ndaj Zoran Vukotiqit, i akuzuar për “krime lufte gjatë luftës së fundit në Kosovë”.

Në seancën e datës 30.05.2025 janë dhënë fjalët përfundimtare nga palët në procedurë.

I pandehuri Zoran Vukotiq nga Prokuroria Speciale po akuzohet për katër Aktakuza për “krime lufte gjatë periudhës së luftës në Kosovë”.

Në seancën e datës 22.08.2024 me propozimin e mbrojtësit të të akuzuarit Zoran Vukotiq, avokatit Nebojsha Vllajiq, ishte bërë bashkimi i procedurës penale për katër Aktakuza për “krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë”.

Prokurorja Florije Salihu- Shamolli fjalën përfundimtare njoftoi se e ka dorëzuar në formë elektronike, ndërsa të njejtën edhe e elaboroi.

Prokurorja Salihu- Shamolli tha se në këtë rast Gjykata ka bërë bashkimin e 4 aktakuzave, dhe se të akuzuarit në këtë çështje penale iu janë respektuar të gjitha të drejtat në procedurë penale.

“Të akuzuarit Zoran Vukotiq nga Prokuroria Speciale e Kosovës i janë ngritur 4 aktakzua që kanë të bëjnë me të njejtën vepër penale ‘Krime lufte’, andaj si Gjykatë bëtë bashkimin e këtyre aktakuzave. Kjo procedurë u udhëheqë me një rast të përbashkët, ku në rastin konkret nga trupi gjykue u respektuan të gjitha të drejtat e të akuzuarit”- tha prokurorja Salihu- Shamolli.

Prokuroja Salihu- Shamolli tha se personat që janë vrarë në njërën nga aktakuzat që është i akuzuar i pandehuri Zoran Vukotiq, këta persona janë vrarë pikërisht nga i pandehuri Vukotiq, dhe se motivi i vrajses së këtyre personave ishte arsyeja vetëm pse ishin shqiptarë.

Ndër të tjera, prokuroroja Salihu- Shamolli tha se nga shumica e dëshmitarëve që janë dëgjuar kanë thënë se e kanë njohur të pandehurin Zoran Vukotiq.

Prokurorja tha se, Prokuroria ka analizuar edhe rrethanat lehtësuese dhe rënduese, mirëpo në këtë rast nuk ka gjetur asnjë rrethanë lehtësuse për të pandehurin Vukotiq.

“Në kuptim të nenit 250, prokuroria ka analizuar edhe rrethanat lehtësuse dhe rënduese, asnjë nga rrethanat lehtësuese nuk gjeti, përveç faktit që Zoran Vukotiqi për Gjykatën, Prokurorinë është një person që ka dhunuar femrat e nacionalitetit shqipëtar. Nuk e them unë këtë e thonë vendimet e Gjykatës që janë vërtetuar në të gjitha instancat”- tha prokurorja Salihu- Shamolli.

Tutje, prokurorja kërkoi nga Gjykata që të pandehurin Vukotiq ta shpallë fajtor dhe i njëjti të dënohet sipas ligjit.

Edhe avokatët Makifete Saliuka dhe Abit Asllani që përfaqëosjnë palët e dëmtuara në dy nga katër aktakuzat e Prokurorisë Speciale të ngritura ndaj Zoran Vukotiqit, thanë se e mbështesin fjalën përfundimtare të prokurores dhe kërkuan nga Gjykata dënim maksimal për të akuzuarin.

Edhe mbrojtësja e viktimave Mema Mjeku kërkoi nga Gjykata që i pandehuri Vukotiq të shpallet fajtor për veprën penale të cilën akuzohet dhe i njejti të dënohet.

Mbrojtësi i të akuzuarit Vukotiq, avokati Nebojsha Vllajiq se viktimat e meritojnë drejtësinë, mirëpo të drejtën në drejtësi e ka edhe të pandehuri Zoran Vukotiq.

“Disa dëshmi na i kanë thyer zemrat prandaj është e vërtetë që viktimat e meritojnë drejtësinë mirëpo të drejtën në drejtësi e ka edhe i pandehuri. A është drejtësi që i pandehuri të jetë i vetmi në botë në histori të gjykimeve të krimeve të luftë…. që gjykohet tri herë për krime lufte”- tha avokati Vllajiq.

Ndër të tjera avokati Vllajiq tha se Gjykata duhet të sjellë drejtësi edhe për të pandehurin, sepse a do të jetë i pandehuri Vukotiq që do të gjykohet për krime lufte tri herë.

Ndërkaq i pandehuri Vukotiq, në fjalën e tij përfundimtare ndër të tjera tha se qëllimi i këtyre aktakuzave të Prokurorisë Speciale është që pjesëtarët e policisë serbe të paraqiten keq.

“Qëllimi i kësaj aktakuze, dhe aktakuzave tjera të cilat janë ngritur kundër meje është sepse pjesëtarët e policisë serbe të paraqiten si përbindësh të ciët pa aryse i vrasin civilët shqiptarë”- tha i akuzuari Vukotiq gjatë fjalës së tij përfundimtare.

“I propozoj trupit gjykues që të sjellë një aktgjykim të vetëm të mundshëm lirues në këtë proces gjyqësor meratonik”- tha i akuzuari Vukotiq.

Tutje, i akuzuari Vukotiq njoftoi se në shpalljen e aktgjykimit nuk është dëshiron të merr pjesë.

Në seancën e datës 15.04.2025 i pandehuri Zoran Vukotiq kishte shfrytëzuar të drejtën e tij ligjore që të mbrohet në heshtje për akuzat që i vihen në barrë nga Prokuroria Speciale.

Shpallja e aktgjykimit për këtë çështje penale është caktuar për datë 10.06.2025.

Trupi Gjykues në këtë çështje penale është i përbërë nga Rrahman Beqiri (Kryetar), Arben Hoti dhe Violeta Namani-Hajra (anëtarë).

Ndërsa Aktakuza po përfaqësohet nga prokurorja Florije Salihu-Shamolli.

Për çka akuzohet Zoran Vukotiq?

Zoran Vukotiq nga Prokuroria Speciale po akuzohet për 4 aktakuza për krime lufte gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

I pandehuri Zoran Vukotiq në aktakuzën e parë të Prokurorisë Speciale, të ngritur më 20.04.2017 akuzohet se mes datës 2 dhe 3 maj 1999, në cilësinë e zyrtarit policor rezervist nga stacioni policor në Vushtrri, duke vepruar në bashkëkryerje me anëtarë të forcave serbe, ka marrë pjesë në një sulm ndaj popullatës civile shqiptare që udhëtonin në një autokolonë mes fshatit Studime e Epërme dhe Studime e Poshtme.

Tutje, në aktakuzë, thuhet se civilët iu nënshtruan qëllimisht vrasjeve brutale dhe të paligjshme, trajtimit çnjerëzor, vuajtjeve të mëdha, zhvendosjes, aplikimit të masave të frikësimit dhe terrorit, konfiskimit të pronës etj.

Sipas aktakuzës, në mesin e këtyre civilëve të vrarë, plagosur dhe të trajtuar në mënyrë çnjerëzore për çfarë i pandehuri Zoran Vukotiq mban përgjegjësi direkte ose në bashkëkryerje me të tjerët kanë qenë: E.M., Xh.M., F.(A)G., E.R., A.B., Rr.A., një 14-vjeçar i paidentifikuar, si dhe H.A., Sh.G., M.G.

Gjykata Themelore në Mitrovicë, të pandehurin Zoran Vukotiq e kishte shpallur fajtor për pikën III të aktakuzës, duke i shqiptuar dënim me 6 vjet e 6 muaj burgim, për krime lufte kundër popullatës civile të sanksionuara me Konventat e Gjenevës.

Gjykata Themelore në Mitrovicë e kishte liruar nga pika e parë që e ngarkonte Zoran Vukotiqin për pjesëmarrje në vrasjen e civilëve shqiptarë në fshatin Studime të Vushtrrisë.

Ndërsa për pikën e II të aktakuzës që e ngarkonte Vukotiqin që në cilësinë e policit rezervist nga Stacioni Policor në Vushtrri  ka marrë pjesë në paraburgim të paligjshëm të një numri të madh të popullatës civile shqiptare në ndërtesën e ish-Kooperativës bujqësore në Vushtrri, gjatë së cilës civilët me qëllim i janë nënshtruar trajtimit çnjerëzor, për këtë pikë të aktakuzës prokurori i çështjes ishte tërhequr nga ndjekja penale.

Gjykata e Apelit në vitin 2019 e kishte kthyer rastin në rigjykim sa i përket pikës se parë të aktakuzës, që e ngarkonte Zoran Vukotiqin për pjesëmarrje në vrasjen e civilëve shqiptarë në fshatin Studime të Vushtrrisë.

Tutje, kjo Gjykatë për pikën III të aktakuzës, ia kishte vërtetuar dënimin e shqiptuar prej gjashtë vjet e gjashtë muaj burgim të akuzuarit Vukotiq.

Sipas aktakuzës së dytë të Prokurorisë Speciale të datës 16.05.2017 i pandehuri Zoran Vukotiq akuzohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, më 5 maj 1999, në Vushtrri, në bashkëkryerje me të pandehurin Gurolub Paunoviq, në cilësinë e rezervistit në policinë serbe, të veshur me uniforma të policisë dhe ushtrisë serbe, si dhe të armatosur me thika, pistoleta dhe pushkë automatike, pasi kanë rrahur dhe plaçkitur persona të ndryshëm të nacionalitetit shqiptarë nëpër oborre dhe shtëpitë e lagjes, me dashje i rrahin dhe pastaj i vrasin katër personat civilë shqiptarë, të identifikuar si : E.R., H.F., A.F., dhe F.F.

Tutje, sipas pikës së dytë të aktakuzës, Zoran Vukotiq, po akuzohet se në bashkëkryerje, në mënyrë çnjerëzore ka cenuar integritetin trupor, shëndetin, mirëqenien fizike dhe mendore të të dëmtuarve dhe dëshmitarëve, duke i torturuar: S.F., F.Sh., V.Xh., Z. Xh., N.Xh., B.Xh., Z.Xh., B.P., L. R., G M., H. M., G.Sh., A.S., S.Sh., B.O., Sh.O., dhe F.M., të cilët i kanë  rrahur me grushte, shqelma dhe mjete të tjera të forta, në pjesë të ndryshme të trupit, duke iu shkaktuar dhimbje të rënda fizike dhe mendore, pasoja të cilat i bartin edhe sot.

Tutje, sipas pikës së tretë të kësaj aktakuze i pandehuri Zoran Vukotiq po akuzohet se në bashkëkryerje me datë, kohë, në vend në cilësi të njëjtë si më lart në kundërshtim me normat e së drejtës ndërkombëtare në fuqi gjatë kohës së luftës në Kosovë me dashje dhe dhunshëm kanë plaçkitur të holla në shuma të ndryshme, flori dhe gjëra të tjera të çmueshme nga civilët shqiptarë, konkretisht nga të dëmtuarit si V.Xh., N.Xh., Z.Xh., B.O., Sh.O., B.M., A.F., H..F., dhe F.G.

Me këtë i pandehuri Vukotiq në bashkëkryerje ka kryer veprën penale – krim lufte kundër popullatës civile.

Gjykata Themelore në Mitrovicë me datë 16.05.2018 të pandehurin Zoran Vukotiq e kishte liruar nga tri pikat e aktakuzës, sipas aktgjykimit nuk ishte dëshmuar se i njëjti kishte kryer veprat penale të cilat i viheshin në barrë.

Ndërsa Gjykata e Apelit më 2019 këtë rast e kishte kthyer në rigjykim.

Sipas aktakuzës së tretë të Prokurorisë Speciale të datës 23.06.2017, Zoran Vukotiq po akuzohet se në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë, më 18 prill 1999, rreth orës 15:00, në rrugën “Rruga e Sitnicës” tani “Enver Musa”, në afërsi të varrezave të qytetit të Vushtrrisë, i pandehuri Vukotiq në bashkëkryerje me NN personat, në cilësinë e rezervistit të policisë serbe, të veshur me uniforma të policisë serbe dhe të armatosur, kanë vepruar në kundërshtim me normat e së drejtës ndërkombëtare në fuqi gjatë konfliktit në Kosovë.

Tutje sipas aktakuzës, i pandehuri Vukotiq akuzohet se në bashkëkryerje ka vrarë të miturin e nacionalitetit shqiptar të moshës 13-vjeçare B.M. me armë automatike në atë mënyrë që tani viktima, së bashku me djalin e axhës së tij Faton Mulin, kishin marrë biçikletën e fqinjit Skender Bajraktari dhe kishin dalë në lagjen afër varrezave të Vushtrrisë.

Tutje, sipas aktakuzës, më pas, ata kishin dëgjuar disa krisma të armëve, me ç’rast ndërrojnë rrugën dhe nisen në drejtim të rrugës “Enver Musa”, ku pikërisht në rrugën kryesore hasin në tre policë të armatosur.

Tutje, sipas aktakuzës, kur dy fëmijët i shohin policët, fillojnë të ikin, dhe njëri nga policët e uniformuar, tani i pandehuri Zoran Vukotiq, nga largësia prej 30 metrash, gjuan me armë zjarri në drejtim të fëmijëve, duke qëlluar në gjoks B.M., i cili vdes menjëherë, ndërsa Faton Muli, arrin t’u shpëtojë të shtënave me armë, duke u fshehur afër murit, i cili gjendej aty afër.

Me këtë, i pandehuri Vukotiq, akuzohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale – krime lufte kundër popullatës civile.

Për pikën e parë të kësaj aktakuze, për të cilën Vukotiq akuzohej se në bashkëkryerje ka kryer krime kundër popullatës civile, Prokuroria për këtë pikë ishte tërhequr nga ndjekja penale.

Ndërsa, gjykimi për këtë rast vazhdon për pikën e dytë të kësaj aktakuze.

Aktakuza e katërt ndaj Zoran Vukotiqit është ngritur më 04.10.2023, me të cilën Vukotiq akuzohet për dhunim seksual gjatë luftës. Ky rast është duke u gjykuar i mbyllur për publikun.

Zoran Vukotiq akuzohej edhe për një rast tjetër se si pjesëtar i forcave policore të njësisë rezervë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në muajin maj 1999 gjatë luftës në Kosovë gjatë një sulmi të gjerë nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe kundër popullatës civile shqiptare në territorin e komunës së Vushtrrisë, në bashkëkryerje me pjesëtarët e tjerë të këtij njësiti, kishte marrë pjesë në dëbimin e popullatës civile shqiptare.

Ai akuzohej se mori pjesë në kryerjen e dhunës fizike dhe psikike ndaj tyre si dhe me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore kishte kryer dhunim seksual ndaj gruas së nacionalitetit shqiptar.

Gjykata e Prishtinës, më 5 korrik 2021 e kishte dënuar me 10 vjet burgim Zoran Vukotiqin mirëpo lënda është kthyer në rigjykim pas ankesave të Prokurorisë Speciale dhe palës së dëmtuar, të cilat kërkonin ashpërsimin e dënimit dhe ankesës së mbrojtësit të të akuzuarit, avokatit Nebojsha Vlajiq për lirimin e tij.

Edhe në rigjykim, Vukotiq ishte dënuar me 10 vjet burgim, i akuzuar për dhunë seksuale ndaj një gruaje shqiptare të Vushtrrisë gjatë luftës.

Gjykata e Apelit më 15 shkurt 2023 e kishte aprovuar pjesërisht si të bazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, duke e ndryshuar aktgjykimin e shkallës së parë vetëm përkitazi me vendimin mbi dënimin, ashtu që të dënuarit Vukotiq për veprën penale për të cilën është shpallur fajtor ia kishte rritur dënimin edhe 3 vite, duke e gjykuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 13 vite, në të cilin dënim i ishte llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim deri më datën e plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Ndërsa Gjykata Supreme e kishte vërtetuar dënimin dhe i kishte refuzuar si të pabazuara kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të avokatit mbrojtës dhe të dënuarit për krime lufte, Zoran Vukotiq, të paraqitura kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës.

Gjykimet për krime lufte

Për masakrat dhe krimet e tjera të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë nga forcat serbe e jugosllave gjatë luftës së viteve 1998/1999 ishin gjykuar, e disa edhe dënuar, ish-udhëheqësit më të lartë politikë dhe ushtarakë të Jugosllavisë së mbetur dhe të Serbisë.

Ish-presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq ishte akuzuar për “krime lufte” dhe për “krime kundër njerëzimit”, të kryera nga forcat serbe e jugosllave në Kosovë. Millosheviq ishte akuzuar për “krime lufte” dhe “krime kundër njerëzimit”, të kryera edhe në luftërat në Bosnjë e Hercegovinë, si dhe në Kroaci.

Gjykimi i tij në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY), me seli në Hagë, nuk kishte marrë epilog, pasi Millosheviq kishte vdekur më 11.03.2006 në qeli, teksa po mbahej në paraburgim.

Millan Millutinoviq, ish-kryetari i Serbisë, ishte liruar nga akuzat për “krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë”.

Nikolla Shainoviq, zëvendëskryeministër i Republikës Federale të Jugosllavisë, ishte dënuar me 18 vjet burg për “krime kundër njerëzimit” dhe “shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës”.

Dragolub Ojdaniq, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 15 vjet burg për “krime kundër njerëzimit”

Nebojsha Pavkoviq, ish-komandanti i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 22 vjet burg për “krime kundër njerëzimit” dhe “shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës”.

Vlladimir Llazareviq, ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 14 vjet burg për “krime kundër njerëzimit”.

Sreten Llukiq, ish-shefi i stafit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për Kosovë, ishte dënuar me 20 vjet burg për “krime kundër njerëzimit” dhe “shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës”.

Aktgjykimin të plotë, në gjuhën angleze, e gjeni në link.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”