Gjykimi ndaj të akuzuarit për krime lufte në Ozdrim të Pejës, dëshmitarët rrëfejnë për maltretimet
Warning: Undefined array key 11 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 12 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Millorad Gjokoviq, i akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës së fundit në Kosovë, është ulur përsëri në bankën e të akuzuarit në Gjykatën e Prishtinës, më 13.03.2025, për t’u përballur me akuzat që rëndojnë mbi të.
Millorad Gjokoviq akuzohet se gjatë viteve 1998-1999 në fshatin Ozdrim të Pejës dhe fshatrat përreth, në kundërshtim me rregullat e së drejtës ndërkombëtare, kishte aplikuar masat e vrasjes, bastisjes, rrahjes, keqtrajtimit, arrestimit, torturës, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzore.
Në seancën e së merkurës 12.03.2025 kanë dhënë dëshminë dy dëshmitarë.
Dëshmitari Arben Gashi deklaroi se më datë 7 maj 1999 ai dhe personat të tjerë janë arrestuar nga forcat serbe.
Dëshmitari Gashi tha se në kohën kur janë dërguar nga një garazhë të veturave e cila sipas tij ka qenë 4 me 4 dhe atyre iu është dashur që të gjitha shërbimet të kryhen aty.
Tutje dëshmitari tha se në kohën kur janë dërguar në burgun e Pejës kanë pasur malltretime të mëdha.
“Na kanë dërgu në burgun e Pejës aty ku na kanë dërgu te hyrja e burgut, aty kanë fillu tortura e mëdha që nuk dijshim as ka na vishin të ramet”- deklaroi dëshmitari Gashi.
Dëshmitari tutje tha së gjatë kohës së qëndrimit në burgun e Pejës kushtet kanë qenë shumë të rënda dhe ushqimi ka qenë i pamjaftueshëm.
Pas kësaj dëshmitari Gashi tha pas disa ditësh me autobusa i kishin larguar nga burgu i Pejës, dhe gjatë kohës kur ishin nisur autobusat kishin filluar rrahjet dhe torturat.
“Pasi janë nisë autobusat aty kanë fillu torturat e mëdha deri në Leskofc, aty ka pasur rrahje me thika e kam një shenjë në kokë kur më kanë ra”- tha dëshmitari Gashi.
Dëshmitari tutje tha se kur ishin dërguar në burgun e Leskovcit në dhomë kishte parë gjak në të gjitha anët e murit.
Tutje, dëshmitari tha se në burgun e Leskovcit kishin qëndruar disa ditë, dhe kur kishte arritur Kryqi i Kuq Ndërkobëtar ishin larguar nga aty dhe ishin nisur për Prishtinë.
Lidhur me të akuzuarin Gjokoviq, dëshmitari Gashi tha se atë e kishte parë në oborrin e ambulancës në fshatin Ozdrim kur kishte qenë i arrestuar dhe i njëjti kishte qenë i uniformuar dhe i armatosur.
Dëshmitari Florent Zeqaj tha se është dëshmitar i persekutimit, dhunës plaçiktjes dhe djegies së shtëpisë së tij në fshatin Ozdrim të Pejës dhe gjatë kësaj kohë janë vrarë disa persona civilë duke potencuar se në mesin e të vrarëve është edhe një vajzë e re e moshës 18 vjeçare.
Dëshmitari Zeqaj tha se për rreth një muaj familja e tij e kanë pasur të padrejtë të jetojnë dhe të flejnë në shtëpinë duke e pasur kohën e kufizuar të qëndrimit në shtëpinë e tyre.
Dëshmitari Zeqaj tutje, deklaroi se lidhur me ditën kritike të datës 7 maj 1999 ai dhe familja e tyre kishin shkuar në mëngjes te shtëpia e tyre për t’i kryer disa obligime që i kanë pasur, dhe gjatë kësaj kohë ishin rrethuar nga forcat serbe të cilët kishin qenë të armatosur.
Tutje, dëshmitari tha se kur forcat serbe kishin hyrë në shtëpinë e tyre kishin pyetur ata se a ka UÇK dhe sa antarë të familjes janë.
“Na kanë dorëzu na kanë pshtetë për muri kanë pyetur a ka UÇK dhe na kanë pyetur sa anëtarë të familjes jemi, kur më kanë pshtet për muri aty e kemi pas shtallën e lopve e mbyllun me dru, edhe e kanë mësy te dera me thy, dhe unë për sherr thash nuk është kërkur, ushtarin që e kam pas afër më ka goditë me shuplakë sa ka fuqi edhe më thotë nuk të pyeti askush asgjë edhe njëherë fol e han plumbi në kry”- tha dëshmitari Zeqaj.
Pas kësaj dëshmitari Zeqaj tha se kishte filluar maltretimi dhe kishte filluar plaçkitja në shtëpinë e tyre.
“Aty ka fillu malltretimi për me pranu a ka UÇK a nuk ka UÇK, ia kanë marrë babës krejt paret, nanës dukatin çka i ka pasë, ish e randë me pa t`u ta rre babën nër sy, kanë hi mas njo 5 minutave dhe ka hi me bombë dore dhe siguresën edhe thotë po i vrasim krejt edhe po e kallim shtëpinë, unë se kom njoftë gjuhën serbe po masanej na ka kallxu baba”- tha dëshmitari Zeqaj.
Pas kësaj dëshmitari tha se në shtëpinë e tyre kishte ardhur një grup tjetër i forcave serbe të cilët i kishin liruar.
Tutje, i njëjti tha se ai dhe familja e tyre kishin qenë ndër të parat familje që ishin larguar nga fshati Ozdrim për në Shqipëri.
Lidhur me të akuzuarin Gjokoviq, dëshmitari Zeqaj tha se ai personalisht nuk e ka parë në shtëpinë e tij dhe të akuzuarin e kanë njohur me nofkën “Mici”.
“Baba më ka thanë që në oborr u kanë Mici, baba e ka njoftë se ky u kanë i njohur në rrethin tonë. Unë nuk muj me thanë diçka që se kom pa me sytë e mi”- deklaroi dëshmitari.
Sipas dëshmitarit Zeqaj bashkëfshatarët e tij, thonë së të akuzuarin e kanë parë në ditën kritike dhe se i njëjti ka qenë i uniformuar dhe i armatosur.
Seanca e radhës lidhur me këtë çështje penale është e caktuar për në muajin mars 2025.
Kjo çështje penale po trajtohet në Departamentin Special në përbërje të Trupit Gjykues: Valon Kurtaj, kryetar dhe dy anëtarët, Arben Hoti e Vesel Ismajli.
Çfarë thotë Dosja e Prokurorisë?
Sipas Dosjes së Prokurorisë, i pandehuri gjatë kohës së luftës në Kosovë, gjatë viteve 1998-1999, në fshatin Ozdrim të Pejës dhe fshatrat përreth, në kundërshtim me rregullat e së drejtës ndërkombëtare kishte aplikuar masat e vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturës, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzore.
Sipas Aktakuzës, i njëjti tutje kishte dëbuar dhe deportuar dhjetëra civil shqiptarë, si dhe kishte aplikuar masat e mbajtjes në kushte të skllavërisë. Personat të cilët kanë qenë të dëmtuar nga këto veprime të të pandehurit ishin shqiptarë, të cilët nuk kanë marrë pjesë në konflikt.
Tutje sipas Aktakuzës, i pandehuri në mëngjesin e majit të vitit 1999 – duke marrë pjesë së bashku me forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe – e kishin rrethuar fillimisht fshatin Ozdrim, e pastaj kishin filluar një ofensivë ushtarake-policore.
Në Aktakuzë thuhet se fshati ishte rrethuar e më pas ishte sulmuar nga tri drejtime nga forcat ushtarake-policore serbe. Nga këto veprime kishin mbetur të vrarë gjashtë persona, të cilët ishin civil të nacionalitetit shqiptar e tre të tjerë kishin mbetur të plagosur. Tre të fundit pas plagosjes ishin dërguar fillimisht në Spitalin e Pejës, e më pas sipas Aktakuzës ishin ekzekutuar e ishin varrosur në fshatin Lutogllavë.
Gjithnjë sipas Aktakuzës, pesë persona të tjerë gjatë kësaj ofensive ishin vrarë, por trupat e tyre asnjëherë nuk janë gjetur dhe sot figurojnë në listën e personave të pagjetur.
Tutje në Aktakuzë thuhet se në po të njëjtin aksion ushtarako-policor, ku bën pjesë edhe i pandehuri, rreth 40 persona u arrestuan të cilët u dërguan në një garazh të quajtur “Shupa e Shemit” – vend ky i cili gjendej pranë Nënstacionit Policor në Ozdrim dhe aty të njëjtit ishin mbajtur për rreth 3 ditë në kushte çnjerëzore, në kundërshtim me të gjitha rregullat e së drejtës ndërkombëtare.
Në Aktakuzë thuhet se të njëjtit ishin privuar nga ushqimi dhe uji i pijshëm – duke i torturuar fizikisht të arrestuarit, e ku pas tri ditëve, vetëm 12 prej tyre ishin liruar. Kurse, 28 të tjerët i kishin ndarë në tri grupe, i kishin transportuar në Pejë, në një shtëpi private ku kishte qenë e vendosur Komanda e Ushtrisë serbe.
Dosja e Prokurorisë shpjegon se të njëjtit ishin marrë në pyetje duke u torturuar e keqtrajtuar në mënyrë mizore, deri në momentin kur i kishin dërguar në Burgun e Pejës; e nga aty i kishin dërguar në Burgun e Leskovcit në Serbi, ku kishte vazhduar tortura dhe derisa në fund ishin liruar pas përfundimit të luftës me ndihmën e Kryqit të Kuq.
Për masakrat dhe krimet e tjera të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë nga forcat serbe e jugosllave gjatë luftës së viteve 1998/1999 ishin gjykuar, e disa edhe dënuar, ish-udhëheqësit më të lartë politikë dhe ushtarakë të Jugosllavisë së mbetur dhe të Serbisë.
Gjykimi i tij në Gjykatën ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë (ICTY), me seli në Hagë, nuk kishte marrë epilog pasi Millosheviq kishte vdekur më 11.03.2006 në qeli teksa po mbahej në paraburgim.
Millan Millutinoviq, ish-kryetari i Serbisë, ishte liruar nga akuzat për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë.
Nikolla Shainoviq, zëvendëskryeministër i Republikës Federale të Jugosllavisë, ishte dënuar me 18 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës.
Dragolub Ojdaniq, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 15 vjet burg për krime kundër njerëzimit.
Nebojsha Pavkoviq, ish-komandanti i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 22 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës.
Vlladimir Llazareviq, ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 14 vjet burg për krime kundër njerëzimit.
Sreten Llukiq, ish-shefi i stafit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për Kosovë, ishte dënuar me 20 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës.
Aktgjykimin të plotë, në gjuhën angleze, e gjeni këtu.