Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Gjykimi ndaj Nagip Krasniqit, dëshmon në gjykatë kryesuesi i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Gjykimi ndaj Nagip Krasniqit, dëshmon në gjykatë kryesuesi i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu


Warning: Undefined array key 11 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 12 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 13 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 14 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Nagip Krasniqi, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare ka dalë përsëri para Gjykatës së Prishtinës për t’u përballur me akuzat e Prokurorisë Speciale që rëndojnë mbi të.

Akuza e prokurorisë rëndon mbi Krasniqin se i ka shkaktuar dëm KEK-ut mbi 3 milionë euro pasi Zyra për Rregullatorin e Energjisë Elektrike e kishte gjobitur KEK-un me 3.2 milionë euro, si shkak i veprimeve të Krasniqit.

Në seancën e mbajtur me datë 03.09.2025 para trupit gjykues ka dhënë dëshmi kryesuesi i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu.

Në fillim të dëshmisë, prokurori Drenc Paca kërkoi nga dwshmitari Ymer Zejnullahu që në cilësinë e kryesuesit tw bordit të ZRre-së të përshkruaj rolin e ZRrE-së.

“ZRrE është një institucion i pavarur i themeluar me nenin 142 të Kushtetues së Republikës së Kosovës. Po ashtu ju e dini që ne i përgjigjemi Kuvendit, ku një prej detyrave kryesore është edhe rregullimi i sektorit të energjisë.” – tha dëshmitari Ymer Fejzullahu.

Prokurori Dren Paca nga dëshmitari Fejzullahu kërkoi ta sqaroi edhe në aspektin kronologjik procesin e monitorimit qe ZRrE e kishte zhvilluar në KEK përgjatë vitit 2022 edhe rezultatet e atij procesi.

“ZRrE është një institucion e cila i përgjigjet Kuvendit siç e thash ma herët dhe në kuadër detyrave të saj, disa vite më herët ka filluar një proces të monitorimit për shkaqe për të cilat ne e dimë që ka qenë një krizë e madhe energjetike, jo vetëm në Kosovë, por edhe në regjion e gjithë Evropën”-tha Fejzullahu.

“Monitorimi nuk ka filllu vetëm për KEK, mirëpo monitorimi është filluar në radhë të parë edhe në KOSST,KEDS,KESCO. Meqenëse situate ishte e jashtëzakonshme, gjithë të licencuarit tonë të cilët i përmenda pa përjashtim nuk kishin vepruar në harmoni me kushtet e licencës nga ana e e ZRrE-së” – tha tutje Fejzullahu.

I njëjti tha se kjo ishte konstatuar nga Departamentet Profesionale të ZRrEs-së.

“Raporti është edhe publik, ku janë identifikuar edhe shkeljet të cilat janë bërë nga të gjithë të licencuarit për të cilën ZRrE-ja stafi profesional i ZRrE-së ju ka ofruar të gjithë të licencuarit mundësi e kundërshtimit të këtyre shkeljeve të cilat janë prezantuar në raportin nga ana e stafit profesional të ZRr-E-së dhe në bazë të atyre gjetjeve konform rregullës së ZRrE-së për masat administrative edhe gjobat janë ndëshkuar pa përjashtim të gjithë këta të licencuarit” -tha Fejzullahu.

“Bordi i ZRrE-së pas propozimit të stafit profesional ka ndëshkuar të gjithë të licencuarit të cilët kishin vepruar jo në harmoni me kushtet e licencës.” – tha tutje Fejzullahu.

Më tej dëshmitari tha se Kosova në atë situatë, përveç krizës ekonomike, e ka pasur edhe një pengesë shtesë, për të cilat nuk i ka kontrolluar kufijtë e saj energjetik.

“Kosova përveç krizës energjetike, në atë situatë e ka pas edhe një pengesë shtesë e cila është edhe në raportet vendore edhe ndërkombëtare, për të cilat nuk i ka kontrolluar kufijtë e saj energjetik, për shkak të ndërhyrjeve nga shteti fqinj, Serbia, kufiri energjetik i Kosovës deri në nëntor apo dhjetor 2020 ishte në raport me Serbinë, raport Shqipëri – Serbi, Maqedoni – Serbi, Mal të Zi – Serbi” – tha Fejzullahu.

Prokurori Dren Paca nga dëshmitari kërkoi një përmbledhje në aspektin e monitorimit edhe gjetjet e atij procesi.

“ZRrE-ja në asnjë rast, si me thanë nuk ka pas qëllim hetimin konkretisht të KEK-ut, por si një detyrë zyrtare që e ka ZRrE, monitorimin e sektorit të energjisë. Gjatë atij monitorimi kemi pas siç ka ndodh edhe të kaluarën me të licencuarit e tjerë, mos të përmbushen disa kushte që janë të përcaktuara nga ana e ZRre-së, nga të licencuarit tanë.” – tha Fejzullahu.

“Konform këtyre gjetjeve po du me ri-theksu se kanë marrë masa, gjoba në këtë rast KEDS-i edhe KESKO në afërsisht 11 milion euro” – tha tutje Fejzullahu.

Më tej dëshmitari Fejzullahu tha se ZRrE nuk bën dallim në trajtim.

“Për ZRrE si institucion i pavarur në raport me ligjin nuk bën dallim mes të licencuarit në këtë rast KEDS-it dhe KESKO-s si operator privat mirëpo kanë obligim të shërbimit publik të vendosur nga ZRre dhe ndërmarrjeve publike siç është KEK-u dhe KOSST-i para ligjit, para ZRrE-së janë të barabartë në trajtimin e tyre” – tha ai.

“Meqenëse këta operatorë kanë licencë dhe kanë operuar në një fazë kur Kosova nuk ka pas mundësi as t’i ofroj e as t’i shes këto asete, ata kanë qenë dhe kanë operu në një zonë, meqenëse Kosova nuk e kontrollonte këtë zonë, duke përfshirë me emër konkret, nuk më kujtohet, të gjithë tregtarët me shumicë” – tha Fejzullahu tutje gjatë seancës.

Tutje, Fejzullahu tha se nuk e din se sa ka zgjatur procesi i monitorimit.

Për kryesuesin e ZRrE-së shtruan pyetje edhe i akuzuari Nagip Krasniqi edhe avokati i tij.

“Ju thatë që jeni në dijeni se në Slloveni nuk kërkohet licencë për tregtim të energjisë?” e pyeti i akuzuari Nagip Krasniqi.

I njëjti tha se zyrtarisht nuk është i informuar se a kërkohet, por është dijeni se në diskutime që në Slloveni nuk kërkohet, nuk është e nevojshme licencimi.

Seanca e radhës lidhur me këtë çështje penale pritet të mbahet gjatë muajit tetor, ku do të vazhdohet me dëgjimin e dëshmitarëve të radhës.

Në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur më 08.10.2025 i akuzuari Nagip Krasniqi për keqpërdorim të detyrës zyrtare nuk e kishte pranuar fajsinë për akuzën që i vihet në barrë.

Edhe në shqyrtim gjyqësor në seancën e mbajtur me datë 03.07.2025 Krasniqi kishte deklaruar se nuk e pranon fajësinë.

Trupi gjykues në këtë çështje penale është i përbërë nga Arben Hoti (kryetar) dhe Ngadhnjim Arrni edhe Vesel Ismaili (anëtarë).

Aktakuza në këtë rast po përfaqësohet nga prokurori special, Dren Paca.

Nagip Krasniqi ishte arrestuar më 19.04.2023 nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ushtrim të ndikimit dhe konflikt të interesit.

Krasniqi nga Prokuroria Speciale po akuzohet se ka bërë tregti për energji elektrike me një kompani sllovene e cila nuk ishte e licencuar në Kosovë.

Mbi këtë bazë prokuroria pretendon se KEK-ut i është shkaktuar dëm në vlerë prej mbi 3 milionë euro.

Krasniqi po akuzohet se kishte filluar ta keqpërdorë detyrën zyrtare që nga 15.10.2021 deri më 19.04.2023

Çfarë kishte deklaruar Nagip Krasniqi në prokurori?

Sipas aktakuzës të siguruar nga KALLXO.com, i pandehuri Nagip Krasniqi, në mbrojtjen e tij të dhënë në Prokurori më datë 05.07.2024, ka deklaruar se nga 15 tetori i vitit 2021 e deri më 19 prill 2023 kishte qenë Kryeshef Ekzekutiv në KEK.

Nagip Krasniqi, gjatë deklarimit në Prokurori kishte thënë se KEK-u kishte tregtuar me të gjitha kompanitë që kishin qenë të licencuara në Kosovë dhe në shtetet që kishin qenë anëtarë të Komunitetit të energjisë të cilat sipas Ligjit për Energji Elektrike nuk kishin nevojë për ri-licencim në Kosovë, duke shtuar se edhe “HSE” dhe kompanitë tjera tregtare ishin anëtare të Federatës Europiane të tregtimit të energjisë elektrike.

“KEK-u që nga viti 2018 kishte kontratë të veçantë për tregtim të energjisë elektrike me “HSE” dhe tregtarët tjerë dhe se “HSE”-ja kishe bërë aderimin e rregullt të tregut në Kosovës tek KOSST” – kishte thënë i akuzuar Nagip Krasniqi në Prokurori.

Sa i përket konfirmimit të blerjeve apo shitjeve të energjisë para nënshkrimit të kontratave individuale EFET, i pandehuri Krasniqi kishte deklaruar se në disa raste e kishte bërë vetë e në disa raste drejtori i operimeve Luigj Imeri dhe se departamenti për tregtim nuk i përgjigjej direkt atij por drejtorisë operative.

“…tregtimi i energjisë ishte bërë jashtë territorit të Kosovës dhe për atë tregtim ZRRE-ja nuk kishte kompetencë, 2.Duke u bazuar në ligjin për energjinë elektrike neni 32 dhe 3, përjashtimi i një operatori ndikonte në rritjen e çmimeve në blerje dhe çmimeve më të ulëta në shitje, që do të dëmtonin interesin e kompanisë dhe do të ngarkonte më shumë fondin e subvencioneve nga Qeveria” – kishte thënë i pandehuri Krasniqi në Prokurori lidhur me vërejtjet e ZRRE-së.

Tutje sipas aktakuzës lidhur me opinionin e zyrës ligjore për vërejtjet e ZRRE-së për ndërprerje të tregtimit me operatorë të pa licencuar dhe pse nuk kishte marrë për bazë opinionin e tyre, i pandehuri kishte thënë se arsyet kryesore ishin sepse ligji për energjinë elektrike e lejonte dhe e dyta në biseda me sekretariatin e energjisë në Vjenë, interpretimi i tyre verbal kishte qenë që Ligji për Energjinë Elektrike e lejonte diçka të tillë dhe se kompanitë nuk duhet që të pengoheshin në tregtimin e lirshëm të energjisë elektrike.

Ndërsa, sa i përket rekomandimit të ZRRE-së për ndërprerje të tregtimit me HSE-në, Krasniqi kishte deklaruar se rekomandimi nuk ishte obligim dhe se atë rekomandim e kishte konsideruar të kundërligjshëm dhe po të respektohej i njëjti, dëmi do të ishte i pariparueshëm, duke shtuar se “HSE” nuk duhej trajtuar si kompani e pa licencuar pasi ishte kompani shtetërore në Slloveni dhe Sllovenia është anëtare e Komunitetit të Energjisë dhe se me atë kompani nuk kishte asnjë lidhje.

Lidhur me opinionin e zyrës ligjore të datës 07.10.2022 ka thënë se ishte i paqartë dhe ambicioz dhe lidhur me subvencionet e marra nga qeveria ka deklaruar se ato ishin përdorur për mbulimin e furnizimit të shërbimit universal për shkak të pamundësisë së KESCO-s që të bënte ato blerje për shkak të problemeve financiare që i kishte.

Krasniqi po dyshohet se kishte filluar ta keqpërdorë detyrën zyrtare që nga 15.10.2021 deri më 19.04.2023, ditë kjo që përkon edhe me arrestimin e tij.

Sipas një dispozitivi të aktakuzës të siguruar nga KALLXO.com, Krasniqi i kishte mundësuar tregtimin e energjisë një kompanie sllovene në Kosovë, e cila nuk kishte licencë, duke dëmtuar kështu KEK-un në vlerë rreth 3 milionë e 230 mijë euro.

“…ashtu që me dashje aprovon blerjet, nënshkruan kontrata dhe autorizon nënshkrimin e tyre si dhe konfirmon vazhdimin e tregtimit me operatorin në fjalë, ani pse ishte në dijeni se nuk mund të tregtohej energji elektrike me këtë operator derisa ai nuk licencohej apo nuk i njihej licenca nga Zyra e Rregullatorit për Energji” – thuhet në aktakuzë.

Sipas aktakuzës, këto veprime i mundësonin kompanisë nga Sllovenia “Holding Slovenske Elektrane” – HSE tregtimin e energjisë elektrike në Republikën e Kosovës.

Mes tjerash, në këtë dispozitiv theksohet se të njëjtit i mundësohet përfitimi pasuror si dhe shmangia nga pagesat tatimore duke dëmtuar buxhetin e shtetit të Kosovës në vlerë prej 531,920.79 euro.

“…dhe për pasojë dëmtimin në shkallë të madhe të buxhetit të Republikës së Kosovës apo në vlerë prej 531,920.79 Euro, dëmtimin apo diskriminimin e operatorëve tjerë ekonomik konkurrent që operonin në tregun e Kosovës e që ishin të licencuar dhe i nënshtroheshin obligimeve tatimore si shkaktimin e dëmit material Korporatës Energjetike të Kosovës në shkallë të madhe apo në vlerë prej 3,229,905.00 Euro” – vijon tutje.

Krasniqi kishte qëndruar nën masën e paraburgimit që nga 20.04.2023, por ishte liruar pesë muaj më pas, më 15.09.2023.

Arrestimi i Krasniqit ishte bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

 

 

 

 


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”