Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Dy dëshmitarë rrëfejnë për tmerrin e përjetuar gjatë grabitjes në pompën e derivateve në Lipjan

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Foto: KALLXO.com

Dy dëshmitarë rrëfejnë për tmerrin e përjetuar gjatë grabitjes në pompën e derivateve në Lipjan

“E ndjej veten të dëmtuar, pasi që stresi im ka qenë i dyfishtë, pasi që aty kanë qenë dhe dy vëllezërit e mi. Familja ime për gati një vit ka qenë në stres të vazhdueshëm për shkak të kësaj ngjarjeje, pasi që nuk e dinin se çka po ndodh lidhur me këtë”.

Kështu u shpreh dëshmitari Rinor Bajraktari lidhur me grabitjen që kishte ndodhur në një pompë derivatesh në një fshat të Lipjanit.

Për këtë rast në Gjykatën e Prishtinës më 17.07.2024 në bankën e të akuzuarve janë ulur 4 të akuzuarit: Lorik Drenica, Zenel Amerllahu, Fatlum Shamolli, të cilët po akuzohen se në bashkëkryerje e në vazhdimësi kanë kryer veprën penale – grabitje, kurse i akuzuari Argjend Ademi akuzohet për grabitje.

Ndërsa të akuzuarit Lorik Drenica dhe Fatlum Shamolli akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje.

Në seancën e datës 17.07.2024 janë dëgjuar dy dëshmitarë, të cilët njëkohësisht janë edhe në cilësinë e të dëmtuarve.

Njëri prej tyre kishte qenë punëtor në pompën e derivateve të naftës në vendin ku kishte ndodhur ngjarja në natën kritike.

Fillimisht i pari që dha dëshminë e tij para trupit gjykues ishte Rinor Bajraktari.

Dëshmitari u është përgjigjur pyetjeve të prokurores Fatmire Cacaj lidhur me atë që kishte ndodhur më 05.09.2022. Dëshmitari tregoi se ora kur kishte ndodhur ngjarja kritike kishte qenë rreth 10:00 e mbrëmjes.

Ai tutje tregoi se u kishte telefonuar vëllezërve dhe u kishte kërkuar t’ia sillnin darkën në vendin e punës. Sipas dëshmitarit, vëllezërit e tij kanë qenë prezentë në minutat kritike kur kishte ndodhur grabitja.

“Pasi që është nisur Fadili të shkojë në shtëpi e që më ka asistuar gjatë asaj dite, kanë hyrë dy persona të maskuar, kanë qenë me automatik në dorë, drejtimi i tyre nga kanë ardhë ka qenë nga fshati Fushticë. E kanë hapur derën dhe kanë hyrë në lokal me armë, një person tjetër ka qenë mbrapa tij edhe personi i parë në momentin që e ka hapë derën m’u ka drejtu me fjalën: “Mos lëvizni dhe krejt paret çka i keni – qitni!”. Kjo ka qenë fjala e personit të parë të maskuar” – tha dëshmitari.

Tutje, ai tregoi se kishte mbetur i shtangur disa sekonda pasi nuk kishte mundur ta besonte se po ndodhte një gjë e tillë.

“Për 3-4 sekonda kam mbetur i shtangur, pasi nuk kam mundur me besu që mund te ndodhë një gjë e tillë. Më pas nuk kam dashtë me provoku situatën dhe paret i kam pasë në xhepin e djathtë të  pantallonave dhe ia kam lënë në tavolinë që t’i marrë grabitësi” – deklaroi dëshmitari.

Dëshmitari deklaroi se gjatë atyre sekondave kishte ndodhur edhe një shkrepje e armës që kishte qenë në drejtim të vëllait të tij, Qëndrimit.

“Grabitësi i parë më ka thënë: “Qitni krejt paret!”, ndërsa grabitësi i dytë ka thënë: “Mos lëvizni se e shkrep një karikator!” – shtoi dëshmitari.

Tutje, dëshmitari Rinor Bajraktari tregoi se personi i parë që kishte lajmëruar pasi kishte ndodhur ngjarja kritike kishte qenë Fadili, personi që e kishte asistuar gjatë asaj dite.

Ndërsa dëshmitari shtoi se shuma e parave të marra ka qenë afër 500 deri 1,000 euro.

Për grabitësit dëshmitari deklaroi se nuk i njeh dhe kanë qenë të maskuar por vetëm prej zërit të tyre ka mundur t’i identifikojë që kanë qenë të rinj.

“Nuk i kam njohur vetëm çka kam mujtë me i pa, pasi që kanë qenë të maskuar, dhe maskat i kanë pasur të improvizuara prej rrobave dhe të dytë kanë qenë me armë automatike, aty kam arritë veç sytë me i pa, por e di qe lëkura poshtë syve ka qenë e zezë, dhe ajo që kam mundur me e identifiku ka qenë zëri i tyre që ka qenë rinor” – deklaroi dëshmitari rreth ngjarjes kritike.

Tutje në seancë u dëgjua edhe dëshmitari tjetër, Qëndrim Bajraktari, i cili po ashtu është edhe në cilësinë e të dëmtuarit.

Dëshmitari Qëndrim  Bajraktari deklaroi se bashkë me vëllanë tjetër kishin shkuar t’ia dërgonin ushqimin vëllait të tij në vendin e punës, përkatësisht në pompën e derivateve, dhe tregoi për ngjarjen kur kishte ndodhur grabitja.

“Kam qëndruar brenda në lokal, i cili ka qenë si një lloj marketi, dhe kanë hyrë dy persona, njëri prej tyre ka hyrë brenda, ndërsa tjetri ka qëndruar te dera. Ata iu kanë drejtuar vëllait dhe ia kanë kërkuar të hollat. Për një moment kemi hezituar, dhe njëri ka gjujtë me armë në drejtim timin diku 15 deri 20 cm lartësi mbi kokën time”- deklaroi dëshmitari Qëndrim Bajraktari.

Tutje, dëshmitari deklaroi se e kanë ndier veten të rrezikuar.

“Po, jemi ndi të rrezikum dhe të frikësuar dhe familja po ashtu, vëllai është detyru me e lënë punën për shkak të asaj ngjarjeje dhe dy vite ka qëndruar i papunësuar” – tha dëshmitari në seancë.

Dy të dëmtuarit kanë parashtruar edhe kërkesë pasurore-juridike.

Seancat e radhës për këtë çështje penale do të mbahen në muajt në vazhdim.

Çfarë thotë dosja e Prokurorisë?

Sipas dosjes së Prokurorisë, të akuzuarit Valmir Shala, Lorik Drenica e Zenel Amërllahu më 22.08.2022 rreth orës 04:30 në një pompë derivatesh në  Komoran: i pandehuri Lorik Drenica me armën “AK-47”, të cilën e kishte marrë nga i pandehuri Endrit Shala, me të pandehurin Zenel Amerllahun janë futur në zyrën e asaj pompe, nën kërcënimin e armës kanë arritur që nga i dëmtuari  Sh.A. të grabisin rreth 10 mijë euro, si dhe nga xhepi i të pandehurit Valmir Shala i marrin edhe 800 euro, dhe me shpejtësi janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas aktakuzës, paraprakisht të akuzuarit ishin dakorduar mes vete, ku i pandehuri Valmir Shala, që punonte në atë pompë, u tregon për vendin se ku gjenden paratë dhe koordinohen mes vete për kryerjen e grabitjes, me ç‘rast nga ajo shumë e parave Lorik Drenica e Zenel Amerllahu i marrin 3,250 euro, ndërsa i pandehuri Valmir Shala 1,500 euro.

Tutje, sipas aktakuzës, Lorik Drenica e Zenel Amerllahu, m 12.08.2022, rreth orës 21:30, në pompën e derivateve – pronë e tani të dëmtuarit B.H., që gjendet në një fshat të Lipjanit, të pandehurit të maskuar janë futur në pompë, derisa njëri nga të pandehurit mbante revolen në dorë, ia drejton revolen të dëmtuarit A.F. dhe i drejtohet me fjalët: “M’i jep paret!”, ku i dëmtuari u përgjigjet se nuk ka para, ndërsa i pandehuri e reperton armën dhe me zë të lartë i thotë: “Paret!”, dhe në atë moment i dëmtuari i gjendur në atë situatë i jep shumën e parave rreth 400 euro, më pastaj e me shpejtësi janë larguar nga vendi i ngjarjes, ç’rast të dëmtuarit i kanë shkaktuar dëm të madh material.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i pandehuri Valmir Shala dhe Lorik Drenica më 25.07.2022, rreth orës 03:10, në pompën e derivateve të naftës që gjendet në Komoran, të pandehurit me të miturin Zenel Amerllahu, janë futur në zyrën e asaj pompe, derisa i pandehuri Lorik mbante në dorë armën “AK-47”, i cili i drejtohet tani të dëmtuarit-punëtor i asaj pompe F.Th. me fjalët: “Paret!” dhe i gjendur në atë situatë i dëmtuari i jep paratë e pazarit ditor në shumë rreth 13,000 euro.

Ndërsa të pandehurit Valmir Shala, Lorik Drenica, Fatlum Shamolli, Bleron Mejzinolli e Endrit Shala më 01.09.2022, rreth orës 04:30, të pandehurit kanë tentuar të grabisin pompën e derivateve që gjendet në Komoran, në atë mënyrë që të maskuar e të armatosur me armë të gjata, të cilat i mbanin i pandehuri Lorik Drenica, armën e tipit “AK-47”, pronë e të pandehurit Valmir Shala, dhe i pandehuri Fatlum Shamolli, armë e tipit “AK-47”, ku arave afrohen deri afër pompës, mirëpo aty shohin patrullën e Policisë dhe më pastaj me shpejtësi largohen në drejtim të panjohur dhe gjatë ikjes i pandehuri Lorik Drenica e hedh armën ndërsa ditën e nesërme së bashku me të pandehurin Valmir Shala shkojnë dhe e marrin armën “AK-47” në vendin ku e kishte hedhur.

Po ashtu, sipas aktakuzës, më 05.09.2022, rreth orës 22:30, në pompën e derivateve të naftës – pronë e të dëmtuarit A.K., që gjendet në një fshat të Lipjanit, të pandehurit të armatosur me armë të gjatë “AK-47”, i pandehuri Endrit Shala e Argjend Ademi dhe të maskuar, kanë shkuar të pompa ku i pandehuri Fatlum Shamolli ka bërë roje, ndërsa Endrit Shala dhe Argjend Ademi futen në lokal, i pandehuri Endrit Shala shtie një herë me “AK-47” në drejtim tani të të dëmtuarit R.B. ndërsa i pandehuri Argjend Ademi kërkon nga i dëmtuari paratë, me ç’rast i dëmtuari i vendos paratë mbi tavolinë në shumë prej 630 euro të cilat i merr i pandehuri Argjend Ademi e më pastaj me shpejtësi janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Në bazë të akuzave të lartpërmendura, të pandehurit Valmir Shala, Lorik Drenica, Zenel Amerllahu, Endrit Shala, Fatlum Shamolli në bashkëkryerje e në vazhdimësi kanë kryer veprën penale – grabitja, ndërsa i pandehuri Bleron Mejzinolli ka kryer veprën penale – grabitje në tentativë, kurse i pandehuri Argjend Ademi ka kryer veprën penale – grabitje.

Po ashtu, të pandehurit Valmir Shala, Lorik Drenica, Endrit Shala dhe Fatlum Shamolli akuzohen edhe për veprën penale – armëmbajtje pa leje.

I pandehuri Lorik Drenica akuzohet po ashtu edhe për veprën penale – posedim i paautorizuar i drogës.

Të pandehurit Valmir Shala dhe Endrit Shala gjenden në arrati ndërsa i pandehuri Bleron Mejzinolli e ka pranuar fajësinë dhe ndaj tij është veçuar procedura.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”