Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Dosja e vrasjes në Zllatar, policët ishin armatosur me municion jozyrtar për aheng

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Ilustrim

Dosja e vrasjes në Zllatar, policët ishin armatosur me municion jozyrtar për aheng

Prova dhe dëshmi interesante bëjnë pjesë në dosjen hetimore të Prokurorisë së Shtetit në rastin ku mbeti i vrarë zyrtari policor Lirim Haxholli në Zllatar të Prishtinës.

KALLXO.com ka siguruar dosjen e Prokurorisë në të cilën përshkruhen dyshimet për vrasjen e policit dhe mënyrën e organizimit të ahengut në të cilin kishin marrë pjesë 15 zyrtarë policorë.

Në këtë dosje përshkruhen dyshimet se zyrtarët policorë para se të shkonin në ahengun i cili ishte mbajtur në malin e fshatit Zllatar, ishin pajisur me municion jozyrtar.

“Në një shtëpi të drurit-vilë me qira, të pandehurit e lartcekur duke i pasur me vete armët zyrtare, paraprakisht ishin pajisur me municionin jozyrtar e më pas kishin dalë në ballkonin e shtëpisë ku ishin duke u argëtuar dhe kishin shtënë me armën zyrtare dhe municionin jozyrtar”, thuhet në dosjen e siguruar nga KALLXO.com.

Dosja përshkruan se disa nga zyrtarët policorë kishin dalë në ballkonin e shtëpisë ku ishte duke u mbajtur ndeja private dhe kishin shtënë me armën zyrtare e cila ishte mbushur me municion jozyrtar.

Këtë veprim dyshohet ta kenë bërë policët Enis Imeri, Bleart Misiri, Elit Thaqi, Florent Ahmeti dhe Gëzim Tahiri, të cilët po dyshohen për përdorim të armës në kundërshtim me Ligjin dhe shkaktim të rrezikut për jetën e njerëzve, ndërsa Fatlum Mehmeti dyshohet se e ka privuar nga jeta kolegun e tij Lirim Haxholli.

Mehmeti dyshohet se ka qëlluar me armë policin Haxholli, i cili ishte duke qëndruar i ulur afër tij.

Lidhur me këto dyshime, policit Fatlum Mehmeti, gjykata i shqiptoj masën e paraburgimit ndërsa të dyshuarve të tjerë ua caktoi masën e arrestit shtëpiak.

Natën e 18 shkurtit në një aheng privat të organizuar nga disa zyrtarë policorë kishte mbetur i vrarë polici 27-vjeçar Lirim Haxholli.

Menjëherë pas rastit ishin arrestuar gjashtë zyrtarë policorë ndërsa të tjerët që ishin prezent në vendin e incidentit janë suspenduar nga puna.

Përveç arrestimeve dhe suspendimeve ishin sekuestruar edhe 14 armë zyrtare të policëve të cilët kishin qenë pjesë e ahengut.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi në lidhje me rastin.

 


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”