Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Dosja e Prokurorisë- Për çka u prangos koloneli i Policisë Nexhmi Krasniqi dhe të tjerët?

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Kolonel Nexhmi Krasniqi, i prangosur nën dyshimet për detyrim, sillet në Gjykatën e Prizrenit - 06.08.2025, Foto Adelina Ahmeti/ KALLXO.com

Dosja e Prokurorisë- Për çka u prangos koloneli i Policisë Nexhmi Krasniqi dhe të tjerët?

I prangosur nën shoqërimin e hetuesve të Inspektoratit Policor të Kosovës, koloneli Nexhmi Krasniqi u soll sot (06.08.2025) në Gjykatën e Prizrenit për të marrë pjesë në seancën për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij, pasi u arrestua nën dyshimet për veprën penale të detyrimit.

Prokuroria e Prizrenit sot më 06.08.2025 përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të pandehurve Nexhmi Krasniqi, L. S., Xh. S., dhe R. P., për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Detyrimi”, “armëmbajtje pa leje” dhe “Shmangia nga tatimi”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të pandehurit L. S., Xh. S., Nexhmi Krasniqi dhe R. P., gjatë muajve nëntor – dhjetor të vitit 2024 në Prizren, duke vepruar si anëtarë të grupit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, përdorin kanosjen serioze për të detyruar të dëmtuarin E. M., të veprojë në dëm të pasurisë së tij.

Tutje sipas njoftimit të Prokurorisë pasi i dëmtuari ka pasur një pjesë të pronësisë në ngastrën kadastrale në ZK Lubizhdë, i pandehuri L. S., në vazhdimësi kontakton me të dëmtuarin, e më pas ndërhynë edhe vëllai i tij Xh. S., duke kërkuar në vazhdimësi takim lidhur me këtë ngastër.

“Të pandehurit L. S., Xh. S., N. K., dhe R. P., gjatë muajve nëntor – dhjetor të vitit 2024 në Prizren, duke vepruar si anëtarë të grupit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, përdorin kanosjen serioze për të detyruar të dëmtuarin E.M., të veprojë në dëm të pasurisë së tij, në atë mënyrë që pasi i dëmtuari ka pasur një pjesë të pronësisë në ngastrën kadastrale në ZK Lubizhdë, i pandehuri L. S., në vazhdimësi kontakton me të dëmtuarin, e më pas ndërhynë edhe vëllai i tij Xh. S., duke kërkuar në vazhdimësi takim lidhur me këtë ngastër, dhe pasi takohen në njërën prej pompave të derivateve në rrugën “Transiti i ri”, ku aty ishin L.S., Xh. S., N. K., dëshmitari E. E., dhe i dëmtuari”- bën të ditur Prokuroria.

“….të pandehurit duke i bërë presion këtu të dëmtuarit që si pronarë i ngastrës në ZK Lubizhdë të tërhiqet nga kjo parcelë, në dobi të të pandehurit R.  P., e që i dëmtuari nga frika dhe presioni, dhe me miratimin e dëshmitarit E.E., si pronarë i pjesës të kësaj ngastre vendosin të tërhiqen në dobi të R. P., i cili më pas e blenë këtë parcelë nën çmimin e tregut për 250,000 euro, e cila pronë realisht kishte vlerë prej 400,000 euro deri 500,0000 euro, e për këtë i dëmtuari së bashku me të pandehurin L. S., shkojnë në shtëpinë e të pandehurit N. K., ku i dëmtuari hynë në shtëpi dhe nga të hollat e marra prej R. P., ia jep të pandehurit N. K., shumën prej 10,000 euro të vendosura në zarf dhe me të dalë nga aty, 20,000 euro tjera ia jep L. S., në emër të tij dhe për vëllanë e tij Xh. S.” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Andaj për shkak veprimeve të lartëpërmendura ata po dyshohen se kanë kryer veprën penale “Detyrimi”.

Po ashtu të pandehurit L. S., Nexhmi Krasniqi., dhe R. P., po dyshohen se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “armëmbajtje pa leje”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë i pandehuri R. P., në muajin dhjetor të vitit 2024 në Prizren, me qëllim të që t’i shmanget, pagesës reale të tatimit, i cili obligim kërkohet me ligj, i njëjti nuk ka deklaruar në ATK qarkullimin real ekonomik të cilin e ka pasur në kuadër të blerjes së paluajtshmërisë së lartcekur, ku si rezultat i shmanget tatimit në vlerë prej 130,000.00 euro, me ç’ rast i shkakton dëm material Administratës Tatimore të Kosovës, respektivisht buxheti i Republikës së Kosovës.

Andaj për shkak veprimeve të lartpërmendura i njëjti po dyshohet edhe për veprën penale “Shmangia nga tatimi”.

Prokuroria Themelore në Prizren, lidhur me këtë rast ka bërë ngrirjen e xhirollogarive në vlerë prej 126 mijë e 997 euro, ka sekuestruar të holla kesh gjatë bastisjes në vlerë prej 8 mijë e 850 euro, dhe ka ngrirë një pronë me sipërfaqe të përgjithshme prej 58,7 ari.

Po ashtu, gjatë bastisjes janë sekuestruar edhe: një pistoletë ZORAKI 917-T ngjyre e zezë LTD Cal 9 mm së bashku me një karikator të zbrazët, një (1) pistoletë, po ashtu Zoraki 917-T By Atakarms LTD. Cal 9mm, së bashku me një karikator me 8 fishekë 9 mm; pesëdhjetë fishekë 9 mm Luger, trembëdhjetë fishekë me mbishkrim PK 9×19 22, dy pushkë ajrore dhe një elektro shok, gjashtë telefona mobil, fletore, aktvendime, autorizime, ekstrakte, kontrata dhe dokumentacion të ndryshëm, që do të shërbejnë në cilësi të provave materiale.

I prangosur e nën shoqërimin edhe të hetuesve të Inspektoratit Policor të Kosovës, koloneli Nexhmi Krasniqi u soll sot në Gjykatën e Prizrenit për të marrë pjesë në seancën për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij, pasi u arrestua nën dyshimet për veprën penale të detyrimit.

Krasniqi u arrestua më 04.08.2025 bashkë me tre persona të tjerë në një aksion të gjerë të Inspektoratit Policor të Kosovës, policisë nën koordinim edhe me Prokurorinë Themelore të Prizrenit.

Krasniqi i cili shërbeu në Prizren në të kaluarën si Drejtor Rajonal e më pas edhe si Drejtor i Kufirit në zonën perëndimi, u arrestua pasi dyshohet se detyroi një person të hiqte dorë nga një pronë e më pas të shitej e njëjta pronë.

Për këtë cështje Nexhmi Krasniqi pretendohet se mori mijëra euro. Para të gatshme brenda një zarfi u gjetën edhe në shtëpinë e Krasniqit në ditën kur u bë edhe bastisja nga ana e hetuesve policor.

Koloneli i Policisë së Kosovës, Nexhmi Krasniqi sot pritet të dali para gjyqtarit të procedurës paraprake për masën e sigurisë, masë kjo e kërkuar nga Prokuroria Themelore e Prizrenit në lidhje me veprën penale të detyrimit.

Një hetim që kishte filluar muaj më parë ka rezultuar me arrestimin e katër personave në Prizren, në mesin e tyre edhe kolonelin e Policisë, Nexhmi Krasniqi.

KALLXO.com mëson se Krasniqi në këtë rast i cili ishte hetuar nga Inspektorati Policor i Kosovës për muaj me radhë, kishte rolin e detyruesit por edhe ndërmjetësuesit në një rast të një prone.

Duke aplikuar edhe masat e fshehta për të zbardhur ngjarjen, IPK dhe Prokuroria në Prizren zbuluan se koloneli Nexhmi Krasniqi deri më tani po dyshohet se për disa muaj kishte bërë marrëveshje me një person i cili është në cilësinë e të dëmtuarit, e kishte detyruar që të heq dorë nga një pronë për ta shitur më pas te një person tjetër i cili po ashtu është i arrestuar në aksionin që u realizua më 04.08.2025.

Krasniqi dyshohet se bindi palën e dëmtuar që të heq dorë nga prona dhe të njëjtën të ja shes dikujt tjetër. Në këtë biznes Krasniqi dyshohet se përfitoi 10 mijë euro nga 30 mijë sa ishin marrë për këtë çështje e më pas ishin ndarë.

Në bazë të informacioneve që posedon KALLXO.com, një pjesë e parave janë gjetur edhe në shtëpinë e kolonelit Krasniqi e cila u bastis gjatë aksionit.

Njëri nga të arrestuarit nga Inspektorati Policor i Kosovës në aksionin e gjerë që u realizua në Prizren në bashkëpunimin edhe me Prokurorinë e Prizrenit si dhe Policinë është edhe koloneli i Policisë, Nexhmi Krasniqi.

Me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës, Krasniqi është suspenduar ndërsa është dërguar në ndalim policor për 48 orë për veprën penale të detyrimit.

Para arrestimit të sotëm drejtori rajonal i Policisë Kufitare – Regjioni Perëndim ishte suspenduar pasi kishte marrë pjesë në një tubim politik.

Koloneli i Policisë së Kosovës, Nexhmi Krasniqi, është njëri prej zyrtarëve të Policisë për të cilin Inspektorati i Policisë më 8 janar 2025 kishte rekomanduar suspendimin nga detyra për shkak se i njëjti mori pjesë në një aktivitet politik.

Ai u pa në një takim të thirrur nga kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës. Fotografitë e shpërndara nga kandidati i PDK-së për deputet, Fatbardh Rexha, janë shpërndarë në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, më 06.01.2025.

 


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”