Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
BQK thotë se për tre muaj nga Plani për Zbatim të Lehtësuar u dhanë afro 11 milionë euro kredi

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

BQK

BQK thotë se për tre muaj nga Plani për Zbatim të Lehtësuar u dhanë afro 11 milionë euro kredi

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se në bazë të planit të saj ka realizuar aktivitete për lehtësimin e kushteve për hapjen e llogarive bankare për kryerjen e transaksioneve me euro.

BQK tregon se ka funksionalizuar linjën e telefonisë pa pagesë (08002255), ka pezulluar përkohësisht tarifën e BQK-së dhe ka kryer aktivitet të intensifikuara promovuese.

Gjatë tre muajve të zbatimit të Planit për Zbatim të Lehtësuar, BQK thotë se u licencuan tetë degë të institucioneve financiare (një zyrë bankare në Leposaviq, një zyrë e kompanisë së sigurimit në Leposaviq, gjashtë zyra të institucioneve financiare jo-bankare dhe mikro-financiare, saktësisht nga një në Leposaviq, Zveçan, Graçanicë, Shtërpcë, Shillovë dhe dy në Graçanicë).

38 bankomatë sipas BQK-së u vendosën, si dhe janë kryer mbi 350 vizita dhe aktivitete promovuese kurse u dhanë edhe afro 11 milionë euro kredi.

Gjatë kësaj kohe u organizua edhe kampanja e edukimit financiar me manualin për pyetjet e shpeshta mbi rregulloren e BQK-së, SMS informues si dhe publikimi i njoftimeve e sqarimeve zyrtare në të gjitha gjuhët zyrtare në Kosovë.

Sipas Rregullores së re për operacionet me paratë e gatshme  të Bankës Qendrore të Kosovës, e cila hyri në fuqi nga data 1 shkurt 2024, valuta e vetme e lejuar për kryerjen e pagesave në Kosovë është euro.

Vendim për Rregulloren e BQK-së u kritikua nga diplomatë e organizata ndërkombëtare. SHBA po kërkon shtyerjen e zbatimit të rregullores. Serbët lokalë në Kosovë kryejnë pagesa e paguhen me dinarë serbë.

Njoftimi i plotë i BQK-së

Raportimet e KALLXO.com lidhur me çështjen e dinarit mund t`i lexoni duke klikuar në LINK

Bashkimi Europian ka ftuar kryenegociatorin e Kosovës dhe atë të Serbisë për t’u takuar më 15.05.2024 në Bruksel lidhur me çështjen e Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, e cila e përcakton euron si valutë të vetme në Kosovë për kryerjen e pagesave me para të gatshme, duke filluar nga 01.02.2024.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka bërë të ditur se palët do të takohen për t’i vazhduar bisedimet në gjetjen e zgjidhjes në lidhje me vendimin e BQK-së.

“Përfaqësuesi special për dialogun ka ftuar kryenegociatorët nga të dyja palët që të vazhdojnë diskutimet. Do të takohen të mërkurën në Bruksel dhe do të vazhdojmë diskutimet për të gjetur zgjidhje të përkohshme të qëndrueshme, për njerëzit e prekur nga vendimi i BQK-së. BE-ja pret që të dyja palët të tregojnë fleksibilitet e gatishmëri për të arritur kompromis”- ka thënë Stano.

Ndërsa tutje ai ka shtuar se kjo çështje po e zhvendos vëmendjen nga përparimi në zbatim të Marrëveshjes së Ohrit.

“Në secilin takim shpresojmë të jetë i fundit që merremi me këtë çështje. Po zhvendoset vëmendja nga ajo që është e nevojshme- zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe Aneksi i implementimit. Shpresojmë që palët do të sillen në mënyrë evropiane dhe të arrijnë marrëveshje kompromisi”- tha ai.

Në takimin e fundit të mbajtur më 25.04.2024, mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, nuk është gjetur ndonjë zgjidhje.

Kryenegociatori i Kosovës, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se pala serbe ka kërkuar që të lejohet financimi i çfarëdo strukture paralele të Serbisë në Kosovë “deri në themelimin e Asociacionit (të komunave me shumicë serbe).

Sipas Bislimit, pala serbe nuk ka treguar se cilat janë këto struktura paralele të cilat ata duan t’i financojnë.

“Ideja e tyre që ka qenë që këto duhet të financohen derisa të themelohet Asociacioni se pastaj ato kalojnë në kompetenca të Asociacionit. Natyrisht që propozimi i tij nuk ka hasur as në mirëkuptimin e z. Lajçak e as tonin” – ka thënë kryenegociatori i Kosovës, bazuar në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

Kryenegociatori i Kosovës ka shtuar se propozimi i Lajçakut është një përafrim apo një tendencë për përafrimin e qëndrimeve dhe se shkon në drejtimin e duhur. Por, Bislimi ka deklaruar se kjo kërkon kohë nga të dy palët që t’i analizojnë elementet brenda tij, qoftë implikimet ligjore apo të ngjashme.

Më 1 shkurt në Kosovë hyri në fuqi një rregullore e BQK-së, e cila ndalon përdorimin e dinarit serb për kryerjen e pagesave.

Për çështjen e dinarit serb, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë kanë zhvilluar edhe takime në të kaluarën, të cilat kanë përfunduar pa ndonjë përparim.

Me rregulloren e BQK-së, euroja është caktuar si valuta e vetme në Kosovë për kryerjen e pagesave.

https://kallxo.com/lajm/ceshtja-e-dinarit-be-ja-i-therret-kryenegociatoret-te-merkuren-ne-bruksel/


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”