Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
BIRN Kosova trajnon ekipin e qytetarëve për monitorimin e projekteve në Istog

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Trajnimi i ekipit të Auditimit Soical në Istog, Foto: KALLXO.com

BIRN Kosova trajnon ekipin e qytetarëve për monitorimin e projekteve në Istog

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN Kosova) ka mbajtur një trajnim në Istog për të ngritur kapacitetet e një grupi të qytetarëve për monitorimin e disa projekteve që implementohen nga Komuna e Istogut.

22 qytetarët të cilët vijnë nga profesione, profile e zona të ndryshme kanë qenë pjesë e trajnimit që BIRN Kosova e ka organizuar në bashkëpunim me Handikos Istog, të cilët janë partnerë lokalë në implementimin e projektit të Auditimit Social në Komunën e Istogut.

Pjesëmarrësit patën mundësinë që të mësojnë për konceptin e Auditimit Social dhe rëndësinë e tij për komunitetin, të praktikojnë shkrimin e kërkesave për qasje në dokumente publike në institucione, hartimin e pyetjeve me indikatorë për projektet të cilat do t’i monitorojnë në Komunën e Istogut.

Po ashtu, të njëjtit mësuan si t’i gjejnë dhe t’i lexojnë kontratat e projekteve, dhe si të hartojnë rekomandime bazuar në gjetjet dhe monitorimin e tyre, të cilat do të bëhen pjesë e raportit final të Auditimit Social në Komunën e Istogut.

Me qëllim të rritjes së angazhimit të qytetarëve, rritjes së transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal në implementimin e projekteve infrastrukturore e mbikëqyrjes qytetare, më 29.08.2025, Komuna e Istogut, BIRN Kosova dhe organizata Handikos Istog, janë dakorduar t’i hapin rrugë themelimit të ekipit të Auditimit Social.

Ekipi i Auditimit Social është një grup i qytetarëve që do të monitorojë projektin “Ndërtimi i Shtratit të Lumit Istog dhe Ndërtimi i rrugëve në Muzhevinë, Drejë dhe Lubovë”, i cili është përfituar nga Komuna e Istogut përmes Grantit të Performancës Komunale.

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, i ka vlerësuar këto projekte si shumë të rëndësishme për Komunën e Istogut dhe është zotuar për bashkëpunim me ekipin e Auditimit Social.

Për ngritjen e kapaciteteve, fillimisht BIRN Kosova ka ofruar një program trajnimi për gjashtë organizatat e shoqërisë civile që janë partnere gjatë implementimit të procesit të Auditimit Social në Kaçanik, Istog, Drenas, Dragash, Lipjan dhe Mamushë.

Në vitin 2025, BIRN Kosova dhe Democracy Plus (D+) janë angazhuar nga Projekti për Decentralizimin dhe Përkrahjen e Komunave (DEMOS) për të bërë lehtësimin/fasilitimin e procesit të Auditimit Social në 16 projekte të përzgjedhura në Kaçanik, Istog, Drenas, Dragash, Lipjan dhe Mamushë. Projektet që do të monitorohen janë përfituar nga komunat përkatëse përmes Grantit të Performancës Komunale.

Për garantimin e një procesi profesional të Auditimit Social, BIRN Kosova do të fasilitojë të gjithë procesin përmes ofrimit të mentorimit profesional dhe asistencës teknike për organizatën lokale dhe ekipin e themeluar në Komunën e Istogut, Drenasit, Kaçanikut dhe Dragashit ndërsa D+ në Komunën e Lipjanit dhe Mamushës.

DEMOS është projekt i cili bashkëfinancohet nga BE-ja, Qeveria zvicerane dhe Qeveria suedeze, dhe zbatohet nga HELVETAS Swiss Intercooperation-Kosovo. Ky projekt mbështet komunat e Kosovës në arritjen e qeverisjes lokale më demokratike dhe menaxhimit më të mirë komunal. Projekti DEMOS gjithashtu mbështet Qeverinë e Kosovës në zhvillimin e politikave, të cilat janë më të favorshme për financim të bazuar në rregulla për komunat.

Auditimi Social përkrahet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe Projekti për Decentralizim dhe Përkrahje të Komunave (DEMOS).

Gjatë këtij cikli të Auditimit Social që do të zhvillohet në 12 komuna të Kosovës, organizata KLGI është përzgjedhur për të bërë fasilitimin e procesit të Auditimit Social në gjashtë komuna si e kontraktuar nga MAPL ndërsa BIRN dhe D+ në bashkëpunim me gjashtë organizata lokale janë kontraktuar nga projekti DEMOS, për të bërë fasilitimin e procesit të Auditimit Social në gjashtë komuna të tjera.

BIRN Kosova dhe D+ kanë fasilituar procesin e Auditimit Social në gjashtë komuna të Kosovës në vitin 2024, në Gjakovë, Pejë, Lipjan, Obiliq, Klinë dhe Malishevë, ndërsa në vitin 2023, BIRN Kosova ka fasilituar procesin e Auditimit Social në pesë komuna të Kosovës, në Drenas, Kaçanik, Han të Elezit, Suharekë dhe Viti.

Cikli Auditimit Social i vitit 2025 ka filluar më gusht dhe do të përfundojë në dhjetor.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”