Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Balotazhi për kryetar të Komunës së Obiliqit – Çfarë premtuan Xhafer Gashi dhe Halil Thaçi?

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Balotazhi për kryetar të Komunës së Obiliqit – Çfarë premtuan Xhafer Gashi dhe Halil Thaçi?


Warning: Undefined array key 11 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 12 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 13 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 14 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Xhafer Gashi nga Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Halil Thaçi nga Lëvizja Vetëvendosje do përballen në balotazhin për kryetar të Komunës së Obiliqit që do të mbahet më 09.11.2025.

Në zgjedhjet e mbajtuara më 12.10.2025, Gashi u rendit i pari me pak vota diferencë nga kundërkandidati i tij.

Gashi i LDK-së mori 46.20% të votave, ose 5,859 vota, ndërsa Thaçi i LVV-së mori 44.37%, ose 5,626 vota.

Para përballjes në balotazh, kandidati i LDK-së dhe ai i LVV-së u përballën më 28.10.2025 në “Debat Përnime” – emisioni i vetëm i verifikimit të fakteve.

Dy kandidatët u përplasën për çështje si projekti për ngrohtoren e qytetit, punësimet në Korporatën Energjetike të Kosovës, rreth projekteve kapitale, si dhe për investimet në arsim, shëndetësi dhe ambient. 

Premtimet e Xhafer Gashit për investimet kapitale në Obiliq

Xhafer Gashi i LDK-së premtoi investime në shtrirjen e ngrohjes qendrore dhe kogjenerimit në komunën e Obiliqit.

Po ashtu Gashi premtoi investime edhe në ndërtime të pishinave, parkingjeve dhe rrjetit të kanalizimit.

“Investimet kapitale janë duke fillu nga shtrirja e ngrohjes qendrore të kogjenerimit në projektin e dytë që kemi fillu në plotësimin me infrastrukturë në Obiliq. Pastaj fillimi i shtrirjes së nxemjes qendrore në Mazgit dhe Milloshevë. Mbikëqyrja profesionale e sistemit të kogjenerimit, ndërtimi dhe instalimi i stacionit të marrjes së nxehtësisë dhe në stacionet e ngrohjes qendrore, ndërtimi i pishinës gjysmë-olimpike, ndërtimi i parkingut ‘Adem Jashari’, ndërtimi i kanalizimit në qytetin e Obiliqit” – theksoi Gashi.

Tutje Xhafer Gashi u zotua edhe për investime në infrastrukturë, në rrugë dhe në fusha të tjera. 

“Pastaj asfaltimi i rrugës Islam Mjeku në Grabovc, blerja e infrastrukturës muzikore për kulturë, ndërtimi i parkut në Mazgit tek çerdhja, ndërtimi i katit të tretë të QKMF-së. Asfaltimi i rrugës në Hamidi, në Sibovc, ndërtimi i kanalizimit dhe ndërtimi i trotuarit të rrugës “Dita e Flamurit”, në Mazgit i Lartë. Rregullimi i kanalizimit në rrugën “Vëllazërim-Bashkimi”, “Sokoli”, “Vojvodanska”, Bregaj deri te lumi Sitnica – Plemetin.  Ndërtimi i trotuarit rruga “Nuhi Kelmendi”, ndërtimi ei ndriçimit publik dhe vendosja e kamerave në lagjen e Hadës së Re, rregullimi i stadiumit…” – u shpreh Xhafer Gashi i LDK-së.

Premtimet e Halil Thaçit për investimet kapitale në Obiliq

Ndërsa Halil Thaçi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje gjithashtu premtoi investime në ngrohjen qendrore, infrastrukturë rrugore e ndërtim dhe renovim të objekteve institucionale.

“Përfundimi dhe funksionalizimi i objektit të QKMF-së në Obiliq është shumë nevojë imediate. Ngrohja qendrore e kogjenerimi. Ndërtimi i nënkalimit dhe rrethrrotullimit të hekurudhës së bashkimit të qytetit dhe lidhja me rrugën e Plemetinit. Kthimi i Qyqavicës në një zonë turistike rekreative…” – tha Thaçi.

“Renovimi i ndërtesave kolektive, izolimi i tyre i jashtëm dhe ndërtimi i kulmeve, vendosja e ashensorëve në banesat e qytetit, rindërtimi i stadiumit të qytetit “Agron Rama”, ndërtimi i fushës së futbollit në Raskovë dhe Milloshevë, renovimi dhe përmirësimi i kushteve teknike dhe sportive në fushën e futbollit në Plemetin” – shtoi ai.

Gjithashtu Thaçi u zotua edhe për ndërtimin e shtigjeve për biçikleta si dhe instalime të sistemeve të ujitjes për tokat bujqësore.

“Shteg për biçikleta në rrugën “Llapi”, Milloshevë-Obiliq, ndërtimi i qendrës multifunksionale për rininë dhe inovacionin, instalimi i sistemit të ujitjes për 450 hektarë të tokës bujqësore në Babimoc” – theksoi Halil Thaçi.

Arsimi

Në pjesën e debatit për arsimin, kandidatët prezantuan plane të detajuara për ndërtimin e objekteve të reja shkollore dhe përmirësimin e kushteve ekzistuese.

Kandidati i Vetëvendosjes, Halil Thaçi, tha se arsimi do të jetë prioritet i tij si kryetar i ardhshëm.

“Vizioni im si kryetar i ri i Obiliqit është të krijojmë një sistem arsimor modern e të barabartë. Do të ndërtojmë një shkollë të re në Obiliq, aneksin e shkollës në Kozaricë dhe katër çerdhe në Dardhishtë, Lajthishtë, Breznicë dhe qytetin e vjetër të Hashanit” – deklaroi Thaçi.

Ai premtoi që deri në fund të mandatit të tij, të gjitha shkollat në komunë do të punojnë vetëm me një ndërrim, duke thënë se kjo do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së mësimit.

Nga ana tjetër, Xhafer Gashi tha se gjatë mandatit të tij janë realizuar projekte të rëndësishme në arsim, dhe se prioriteti i ardhshëm do të jetë zgjerimi i infrastrukturës shkollore.

“Ne i kemi 23 objekte shkollore dhe tri çerdhe. Do të ndërtojmë aneks në shkollën ‘Hasan Prishtina’ në Milloshevë’” – tha Gashi.

Ai premtoi se deri në fund të mandatit të ardhshëm, të gjitha shkollat do të kalojnë në mësim me një ndërrim dhe në mësim gjithëditor, duke e konsideruar këtë si standard të domosdoshëm për cilësinë e arsimit.

Gashi premtoi që bursat për studentë do të vazhdojnë, bursa për studime master, doktoraturë, bursa për nxënës të shkollave të mesme, shpenzime të udhëtimit për nxënësit e klasave një deri nëntë sipas rregullave komunale, shpenzime të udhëtimit për nxënës të shkollave të mesme dhe ndërtimi i sallës së edukatës fizike në Breznicë.

Në këtë temë, të dy kandidatët u përplasën për vazhdimësinë e projekteve. Thaçi akuzoi Gashin se po përvetëson projekte të nisura nga Qeveria qendrore, ndërsa Gashi tha se Vetëvendosja nuk ka realizuar asgjë konkrete në arsim gjatë qeverisjes në nivel vendi.

Qasja për persona me aftësi të kufizuara dhe gjendja e QKMF-së

Në vazhdim të debatit, kandidatët u pyetën edhe për qasjen e personave me aftësi të kufizuara në objektet publike, përfshirë edhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Obiliq.

Xhafer Gashi premtoi se do të vazhdojë me ndërtimin e katit të dytë dhe të tretë të QKMF-së, me investime në laboratorë, kontrolle për nënat lehonë dhe fëmijët, si dhe subvencione prej 250 euro për lindjen e parë e të dytë, e 350 euro për të tretën.

Kandidati i Vetëvendosjes, Halil Thaçi, kritikoi gjendjen aktuale të objektit dhe buxhetin e ndarë për ndërtimin e QKMF-së, duke e cilësuar atë si të pamjaftueshëm.

“Sinqerisht më vjen keq prej qytetarëve të komunës së Obiliqit. Ky që po pretendon edhe një mandat, e ka nda vetëm 100 mijë euro për ndërtimin e asaj QKMF-je që është shumë qesharake për një investim të tillë” – tha Thaçi.

Ai prezantoi një plan të detajuar për funksionalizimin e QKMF-së dhe ofrimin e shërbimeve falas për qytetarët e komunës.

“Do ta përfundojmë dhe funksionalizojmë objektin e QKMF-së. Shërbimet shëndetësore do të jenë 100% falas për qytetarët e Obiliqit. Do të funksionalizohen AMP-të në Dardhishtë, Mazgit dhe Grabovc, do të zgjatet orari i QMF-së në Milloshevë dhe do të shtohet gama e analizave”- deklaroi ai.

Thaçi u ndal edhe te sëmundjet malinje, duke e cilësuar Obiliqin si komunën me numrin më të madh të rasteve në nivel vendi.

“Me të vërtetë qytetarët e Obiliqit janë në nivel vendi me numrin më të madh të këtyre sëmundjeve. Duhet të bëjmë të pamundurën ta kemi repartin e radiologjisë në komunë”- tha ai.

Ai shtoi se në Obiliq janë mbi 300 persona me aftësi të kufizuara, për të cilët premtoi rritje të buxhetit dhe trajtim të veçantë.

“Ne do ta rrisim buxhetin për personat me aftësi të kufizuara dhe do të kemi një trajtim krejt ndryshe për ta. Çdo shkollë që nuk ka qasje për persona me aftësi të kufizuara, do të ketë”- deklaroi ThaIi.

Në këtë temë, Thaçi premtoi se çdo institucion publik lokal do të bëhet i qasshëm për personat me aftësi të kufizuara, përfshirë edhe objektet shkollore dhe administrative.

Ndërkaq, Xhafer Gashi theksoi se komuna tashmë ka nisur një projekt në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, ku është i paraparë edhe ashensori për QKMF-në e re.

“Për QKMF-në është duke u zhvilluar një projekt me Ministrinë e Shëndetësisë ku është i paraparë edhe lifti” – u shpreh Gashi.

Ai premtoi gjithashtu se edhe parqet dhe trotuaret do të përshtaten për qasjen e personave me aftësi të kufizuara.

“Po, patjetër. Shumica janë, por aty ku ka nevojë do ta shohim dhe do ta bëjmë.”- theksoi ai.

Ambienti

Në fund të debatit, kandidatët u pyetën për ambientin dhe hapësirat e gjelbra, meqë Obiliqi njihet si komuna më e ndotur në Kosovë për shkak të aktivitetit të termocentraleve.

Kandidati i Vetëvendosjes, Halil Thaçi, premtoi një qasje krejtësisht të re ndaj ambientit, me ndërtim impiantesh të ujërave të zeza, mbulimin e kanaleve dhe krijimin e hapësirave të gjelbra.

“Komuna e Obiliqit ka nevojë për një ambient krejt ndryshe. Do të ndërtojmë impiantet e ujërave të zeza në Obiliq e Milloshevë, do të mbulojmë kanalet në lagjen e Fanalive, në Llazare dhe Bakshi” – tha Thaçi.

Ai paralajmëroi edhe ndërtimin e katër parqeve me lodra për fëmijë.

“Do të ndërtojmë katër parqe me lodra në Breznicë, Kozaricë, Babimoc dhe Mazgit, si dhe oazën e gjelbër në qendër të qytetit. Kjo komunë nuk ka pasur investime të tilla tash 25 vjet”- tha ai.

Në të njëjtën kohë, Thaçi përmendi planin për ndërmarrjen publike “Kastrioti”, ku sipas tij, Vetëvendosja planifikon të investojë mbi 1 milion euro në makineri dhe mirëmbajtje të ambientit.

Ndërsa kandidati i LDK-së, Xhafer Gashi, tha se ndërmarrja publike “Kastrioti” tashmë është funksionale dhe se është duke bërë një punë të mirë.

Gashi premtoi gjithashtu ndërtimin e 12 parqeve të reja, rritjen e hapësirave të gjelbra, si dhe monitorim të rregullt të ajrit për shkak të ndotjes nga termocentralet.

“Do të fokusohemi në monitorimin e ajrit, rritjen e hapësirave të gjelbra dhe ndërtimin e brezit mbrojtës”- deklaroi ai.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”