Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Bajrami (LDK): Kushdo që ka prekur votat në Mitrovicë e ka vendin në burg

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Bajrami (LDK): Kushdo që ka prekur votat në Mitrovicë e ka vendin në burg

Shefja e Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, u ka bërë thirrje urgjente Komisionit Qendror Zgjedhor, Prokurorisë e Policisë dhe institucioneve tjera ligj-zbatuese që të veprojnë dhe të qartësojnë gjithçka që ka ndodhur në Mitrovicë.

Sipas saj, kushdo që ka prekur votat e që “ka guxuar të prekë vullnetin e qytetarëve”, e ka vendin në burg.

“Nuk duhet dhe nuk guxon të kalojë si diçka normale një gabim i ashtuquajtur ‘teknik’ në fletëvotime. Askush nuk duhet të frikësohet nga zbardhja e së vërtetës. Procesi elektoral është lënduar dhe duhet sa më shpejt të ketë përgjigje dhe përgjegjësi!”- shkroi ajo.

“Lëmshi” me fletëvotimet në Mitrovicë të Jugut

Më 11.11.2025, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar që të rinis procesi i numërimit të fletëvotimeve në Qendrën Komunale të Numërimit të Votave në Mitrovicë të Jugut.

Sipas prokurorisë, deri këtu ka ardhë pas njoftimit të kompanisë ‘CETIS’ që ka bërë shtypjen e fletëvotimeve për gabimin teknik.

KQZ njoftoi mes tjerash se kanë caktuar dy hetues policorë që të jenë prezent gjatë procesit.

Pas rifillimit të numërimit të votave në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë, komisionerët e partive politike janë ankuar se kanë hasur në parregullsi të reja gjatë numërimit të votave të balotazhit të mbajtur më 09.11.2025 për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut.

Një komisioner është ankuar se përsëri ka mospërputhje të numrave serikë të fletëvotimeve.

Sipas një komisioneri të PDK-së, fleta e fundit në bllokun ku janë të shtypura fletëvotimet s’ka fare numër të vendvotimit.

Ndërsa komisionerët e LVV-së janë ankuar për numrat serikë të fletëvotimeve, ku siç thonë ata “fletëvotimet që janë shpallur të vlefshme, por edhe ato që nuk janë përdorur”, kanë ndryshime te numri serik.

Po ashtu, ata raportojnë se kanë hasur edhe në gabime të tilla ku është ngatërruar kutia e votimit, pra- fletëvotimi i një shkolle është vendosur në kutinë e një shkolle tjetër.

Paraditen e 11.11.2025, Partia Demokratike e Kosovës paralajmëroi se do të dorëzojnë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe se do të kërkojnë rivotim.

Prokuroria e Mitrovicës në orët e para të 11.11.2025 pati urdhëruar që përkohësisht të ndërpritet numërimi i fletëvotimeve në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë.

Sipas Prokurorisë, kjo kishte ardhur si pasojë e raportimit të parregullsive të paraqitura që kanë rezultuar me ndërprerjen e numërimit nga ana e komisionerëve, për shkak të numrave serikë të ndryshëm në disa fletëvotime, ku është aluduar për gabime teknike, e po ashtu ka pasur edhe pretendime se kemi të bëjmë me manipulim të qëllimshëm me fletëvotime.

Sipas rezultateve preliminare, Faton Peci i LVV-së ka dalë fitues ndaj Arian Tahirit të PDK-së.më me manipulim të qëllimshëm me fletëvotime.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”