Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Arsimtari i akuzuar për përdhosje të simboleve kombëtare nuk e pranon fajësinë

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Arsimtari i akuzuar për përdhosje të simboleve kombëtare nuk e pranon fajësinë

Në Gjykatën e Prishtinës është mbajtur shqyrtimi gjyqësor ndaj Muhamed Hajredinajt, i akuzuar për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.

Ai akuzohet nga Prokuroria Speciale se në cilësinë e arsimtarit të Gjuhës angleze, me rastin e Festës së Flamurit, për shkak të “bindjes fetare” ka hedhur flamurin kuq e zi dhe plisin e bardhë në shportën e mbeturinave.

Në seancën e së premtes (14.11.2025), i akuzuari Haredinaj tha se nuk e pranon fajësinë për veprën e cila i vihet në barrë.

Këtë deklarim ai e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurori Bekim Kodraliu.

Prokurori në fjalën hyrëse tha se pas administrimit të provave materiale dhe nga dëgjimi i dëshmitarëve do të vërtetohet se i pandehuri Muhamed Hajredinaj e ka kryer veprën penale për të cilën po ngarkohet.

Sipas PSRK-së, veprimet për të cilat i pandehuri po akuzohet, i ka bërë nga pikëpamjet e tij fetare.

“Në mënyrë bindëse do të vërtetohet se i pandehuri të gjitha këto veprime i ka ndërmarrë me qëllim që të përdhosë simbolet kombëtare shqiptare dhe atë publikisht para një numri të konsiderueshëm të nxënësve për shkak të bindjeve të tija fetare- e në veçanti në ditën kur është Festa e Flamurit.”- tha prokurori Kodraliu.

Prokurori i propozoi Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Në anën tjetër mbrojtësi i të akuzuarit Muhamed Hajredinaj, avokati Muhamet Mujaj në fjalën hyrëse tha se në këtë shqyrtim gjyqësor do të vërtetohet se i mbrojturi i tij nuk e ka pasë për qëllim përdhosjen e simboleve kombëtare.

Sipas avokatit Mujaj, Prokuroria Speciale nuk ka arritur që të dëshmojë një gjë të tillë qoftë me provat materiale apo ato personale.

Ndër të tjera, avokati tha se i akuzuari e respekton identitetin e tij kombëtar dhe se ai vjen prej një familjeje kombëtare.

“I akuzuari edhe sot e respekton identitetin e vet kombëtar, rrjedh nga një familje kombëtare dhe këto tendenca për shkak të besimit të tij fetar- që ai të ketë ndërmarrë ndonjë veprim inkrimues kundër identitetit të vet- janë aspak bindëse.”- tha avokati i të akuzuarit Hajredinaj.

Ndërsa vet i akuzuari tha se ngjarja nuk është siç është përshkruar në aktakuzë.

“Ngjarja është absolutisht diçka sikur unë po e dëgjoj për herë të parë, gjë që s’ka ndodhë absolutisht mes neve dhe atyre, në mënyrën siç është paraqitur nga prokurori në aktakuzë.”- tha akuzuari në fjalën hyrëse.

Ndryshe, trupi gjykues në fillim të seancës refuzoi propozimin e avokatit Muhamet Mujaj për mbylljen e seancës për publikun.

Gjyqtari Leon Përlaska tha se Gjykata gjatë shqyrtimit gjyqësor në varësi të ndjeshmërisë së çështjeve që do të trajtohen do të vlerësojë edhe kërkesat eventuale të palëve.

Trupi gjykues ka refuzuar propozimin e avokatit Mujaj që në cilësi të dëshmitarit të dëgjohet babai i të akuzuarit, me arsyetimin se dëshmia e tij nuk është relevante për objektin e shqyrtimit në këtë çështje penale.

Në fillim të seancës gjyqtari Përlaska bëri të ditur se dy dëshmitarët të cilët janë ftuar në këtë seancë nuk janë të pranishëm.

Për dëshmitarin Fatos Berisha, gjyqtari për të ditur se i njëjti e ka pranuar thirrjen në mënyrë të rregullt, mirëpo sot përmes zyrtarëve policorë ka njoftuar se nuk mund të paraqitet në seancë për arsye se është i angazhuar në një udhëtim zyrtar.

Ndërsa për dëshmitaren Margareta Shabani, gjyqtari bëri të ditur se ajo e ka pranuar thirrjen në mënyrë të rregullt, mirëpo mungesën nuk e ka arsyetuar.

Për dëshmitaren Margareta Shabani, gjyqtari Leon Përlaska tha se Gjykata do t’i shqiptojë gjobë në lartësi prej 50 euro si dhe do të lëshojë urdhëresë për sjellje me detyrim.

Ndërsa për dëshmitarin Fatos Shabani, tha se Gjykata do të vlerësojë pasi të paraqitet dhe t’i jepet mundësia për paraqitjen e provave për mungesën e tij në këtë seancë.

Kështu në mungesë të dëshmitarëve, seanca e sotme u ndërpre dhe ajo e radhës u caktua për në muajin dhjetor 2025.

Ky rast po trajtohet në Departamentin Special të Gjykatës së Prishtinës nga trupi gjykues i përbërë nga Leon Përlaska (kryetar i trupit gjykues) Violeta Namani-Hajra dhe Ngadhnjim Arrni (anëtarë).

Gjykata e Prishtinës e ka lënë në fuqi aktakuzën ndaj të akuzuarit Muhamed Hajredinaj, i akuzuar për veprën penale “nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

Shqyrtimi fillestar lidhur më këtë rast është mbajtur më 12.05.2025.

Në seancën fillestare, i akuzuari Hajredinaj kishte deklaruar se nuk e pranon fajësinë për veprën penale të cilën po akuzohet nga Prokuroria Speciale.

“Nuk ndihem fajtor” – kishte thënë i akuzuari Hajredinaj.

Dosja e Prokurorisë

Sipas Dosjes së Prokurorisë, më 27.11.2024, rreth orës 08:00, në objektin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, i pandehuri Hajredinaj duke vepruar në cilësinë zyrtare si arsimtar i Gjuhës angleze, me qëllim të nxitjes së urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit midis grupeve kombëtare, etnike dhe fetare në Kosovë ka ndërmarrë veprime konkrete.

Në Aktakuzë thuhet se sapo ka hyrë në klasën 6/4 dhe i përballur me pamjen e nxënësve me simbole kombëtare shqiptare me rastin e festës së Flamurit kombëtar shqiptar, i pandehuri për shkak të bindjeve të tij fetare, të cilat i ka shprehur edhe më parë në prani të nxënësve ka marrë flamurin kuq e zi dhe plisin dhe me gjithë kundërshtimet e nxënësve i ka hedhur ato në shportën e mbeturinave.

Tutje në Aktakuzë thuhet se ai e ka larguar nga ora mësimore një nxënëse, e cila i mbante këto simbole kombëtare, me qëllim të pjesëmarrjes në Programin festiv të organizuar nga Shkolla për Ditën e Flamurit – për çka- me këto veprime të kryera publikisht ka nxitur urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve kombëtare, etnike dhe fetare.

Për shkak të veprimeve të lartpërmendura i pandehuri Hajredinaj nga Prokuroria Speciale po akuzohet se ka kryer veprën penale “nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”