Fotografi ilustrim
Arrestohet 33-vjeçari, i dënuar për shtatë vepra penale e i kërkuar për katër të tjera
17.10.2025 - 12:56
Policia e Kosovës e ka arrestuar 33-vjeçarin me iniciale A.P, i dënuar për shtatë vepra penale dhe i kërkuar për katër të tjera.
Arrestimi i tij u bë sot më 17.10.2025 në Aeroportin e Prishtinës.
“A.P. mashkull, 33 vjeç, ishte i dënuar me 3.6 vite burgim për veprat penale: Mashtrim, vjedhje, prezantim i rremë si person zyrtar dhe vjedhje të rëndë”- thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas organeve të rendit, 33-vjeçari pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga ana e Policisë, është dërguar në vuajtje të dënimit.