Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Aktakuzë ndaj tre zyrtarëve të Komunës së Leposaviqit, akuzohen se konsumuan kokainë në punë

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Aktakuzë ndaj tre zyrtarëve të Komunës së Leposaviqit, akuzohen se konsumuan kokainë në punë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda ka ngritur Aktakuzë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ndaj tre zyrtarëve të Komunës së Leposaviqit, nën dyshimin se kanë konsumuar kokainë në vendin e tyre të punës.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur Aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ndaj të pandehurit me iniciale S.S., për shkak të veprës penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, si dhe ndaj D.M. dhe S.M., për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.” – thuhet në njoftim, më 21.03.2025.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, gjatë muajit nëntor 2023, i pandehuri S.S. akuzohet se në një nga zyrat e Komunës së Leposaviqit e ka ftuar të pandehurën D.M. dhe i ka ofruar substancë narkotike të llojit kokainë dhe më pas e kanë konsumuar së bashku.

Po në këtë muaj, siç thuhet në njoftim i pandehuri S.S. e ka thirrur në një nga zyrat e objektit të kësaj Komune të pandehurin S.M. dhe i ka ofruar substancë narkotike – kokainë, të cilën e ka vendosur në tavolinë dhe i pandehuri S.M. e ka konsumuar përmes hundës.

Përveç në objektin komunal, shpërndarja e substancave narkotike është bërë edhe në lokalet e qytetit të Leposaviqit.

“Gjatë muajit nëntor i pandehuri S.S., në një nga lokalet e qytetit, pa autorizim, shpërndan substanca narkotike të llojit kokainë, ashtu që e thërret në banjën e kafiterisë të pandehurën D.M. dhe i ofron substancë narkotike – kokainë, të cilën e pandehura D.M. e konsumon përmes hundës.” – thekson Prokuroria e Mitrovicës.

KALLXO.com ka raportuar se ish-nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq – “Beba” dyshohej se ka konsumuar drogë në Komunë, në janar të vitit 2024.

Media Nacionale më 29 janar kishte publikuar një video në të cilën sipas tyre shihen zyrtarë të Komunës së Leposaviqit – përfshirë edhe nënkryetaren Miletiq, duke konsumuar substanca narkotike.

I njëjti medium kishte publikuar një video-incizim tjetër, ku disa persona shihet se janë duke konsumuar lëndë që dyshohet se është drogë. Në tavolinë ishte edhe pjesëtari i suspenduar i Policisë së Kosovës.

Një zyrtar policor në Leposaviq ishte suspenduar pas publikimit të video-incizimeve në medie, në bazë të së cilave dyshohet se zyrtarë të Komunës së Leposaviqit kanë konsumuar lëndë narkotike brenda objektit të Komunës.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë kishte autorizuar Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, që të nisë hetimet për substancat narkotike brenda Komunës së Leposaviqit.

Përmes një komunikate për medie, Prokuroria e Mitrovicës kishte theksuar se Policia do të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me hetimin e këtij rasti.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”