Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
AGK mirëpret aktakuzën ndaj deputetit Simiq dhe personit tjetër për sulmin ndaj gazetarëve në Leposaviq në vitin 2023

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Momenti kur gazetarët sulmohen fizikisht nga persona të maskuar në Leposaviq, 16.06.2023

AGK mirëpret aktakuzën ndaj deputetit Simiq dhe personit tjetër për sulmin ndaj gazetarëve në Leposaviq në vitin 2023

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka mirëpritur aktakuzën e ngritur ndaj deputetit të Listës Serbe, Slvako Simiq dhe një personi tjetër nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Aktakuza ndaj Simiq dhe U.V. u ngrit nga Prokuroria e Mitrovicës më 13.06.2025, në lidhje me morën sulmin ndaj gazetarëve në Leposaviq në qershor të vitit 2023. 

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e mirëpret këtë aktakuzë, dhe do ta ndjekë nga afër procesin e gjykimit. AGK-ja angazhohet që të gjitha sulmet ndaj gazetarëve në maj dhe qershor 2023, të marrin dënimet e merituara nga sistemi i drejtësisë” – thuhet në reagimin e AGK-së, më 13.06.2025.

AGK ka përmendur se së paku 9 gazetarë dhe kameramanë kishin pësuar lëndime trupore në Leposaviq.

“Më së rëndi kameramani i RTK-së, Bardh Bekteshi, gjatë sulmit të një turme të maskuar, më 16.06.2023, në Leposaviq” – kanë shtuar nga AGK.


KALLXO.com raportoi se sipas njoftimit të Sistemit Prokurorial, më 16.06.2023, gjatë protestave kundër vizitës së atëherë ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në Leposaviq, i pandehuri Simiq me dashje ka marrë pjesë në turmën e mbledhur prej më tepër se tetë persona.

Këtyre personave, Prokuroria Themelore në Mitrovicë pretendon se Simiq u kishte dhënë urdhër pas sulmit ndaj ministrit Krasniqi, të sulmonin gazetarët.

“Në momentin që nga objekti i Komunës së Leposaviqit del ministri E.K., personat civilë të maskuar fillojnë të gjuajnë shok bomba në drejtim të veturës zyrtare, dhe pasi që kalon vetura zyrtare, i pandehuri u jep urdhër turmës duke thënë që t’i sulmojnë mediat, me ç`rast vazhdon sulmi në drejtim të gazetarëve dhe mediumeve të Republikës së Kosovës, fillimisht me shok bomba, pastaj i godasin me grushte, shqelma dhe mjete të forta si kubëza betoni tulla, ngjyra dhe gjësende tjera, si pasojë e të cilave kanë pësuar lëndime të rënda trupore dy gazetarë” – thuhet në njoftimin e Sistemit Prokurorial.

Kurse, për të pandehurin U.V. Sistemi Prokurorial thotë se ishte i përfshirë drejtpërdrejt në përdorimin e forcës ndaj gazetarëve të Kosovës. 

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë me rastin e ngritjes së aktakuzës ka kërkuar nga gjykata që dy të pandehurit të i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe t’i dënojë sipas ligjit” – njofton Sistemi Prokurorial.

Nëntë gazetarë në Leposaviq u sulmuan më 16.06.2023 dhe disa prej tyre përveç shqetësimeve kanë pësuar edhe lëndime të ndryshme trupore, si dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Sipas Policisë, ekipeve të mediave iu janë dëmtuar pajisje të ndryshme të xhirimeve, ku njërit prej tyre iu është grabitur kamera zyrtare e mediumit, përderisa tjetrit, thuhet se iu është grabitur një telefon celular.

“Më datën 16.06.2023, pranë komunës së Leposaviqit nga persona të dyshuar është sulmuar me mjete të ndryshme (ngjyrë), automjeti zyrtar i cili ishte në shoqërim të ministrit të Ministrisë për Administrim të Pushtetit Lokal të RKS-së, i cili ishte në dalje nga komuna e Leposaviqit pasi i njëjti ka qenë me detyrë zyrtare në komunë”- ka thënë Policia.

https://kallxo.com/lajm/sulmohen-gazetaret-ne-leposaviq-pamje/


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”