Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
1 muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për terrorizëm, dyshohet se shprehen armiqësi ndaj FSK-së e institucioneve tjera

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

1 muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për terrorizëm, dyshohet se shprehen armiqësi ndaj FSK-së e institucioneve tjera

Gjykata e Prishtinës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale duke iu caktuar masën e paraburgimit ndaj dy të pandehurve me inicialet D.B. dhe E.B., të cilët po dyshohen për vepra penale të terrorizmit.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës lidhur me caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve D.B. dhe E.B., të dyshuar për veprat penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” dhe “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para-policore në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës””-thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e PSRK-së për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve D.B. dhe E.B., ashtu që të dyshuarve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, për secilin.

Gjykata pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka vlerësuar se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, sepse nëse dy të pandehurit lihen në liri, ekziston rreziku i ikjes së tyre, duke pasur parasysh rrethanat dhe mënyrën se si janë kryer veprat penale, mund lehtë të arratisen për t’i ikur përgjegjësisë penale, mund të ndikojnë në prova dhe dëshmitarë, si dhe mund të përsërisin veprat e njëjta penale ose mund të kryejnë sërish vepra tjera penale.

Tutje në këtë rast, Gjykata ka konsideruar se pesha e veprës penale është e natyrës së rëndë dhe rrezikshmëria shoqërore e tyre është tejet e lartë andaj caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë rast penal dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.

Në njoftim të Gjykatës tutje theksohet se të dyshuarit prej kohës së pavërtetuar e në vazhdimësi deri me datën 01.05.2025, kanë nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje e mos-durim midis grupeve fetare si dhe kanë propaganduar ideologji ekstreme fetare në atë mënyrë që të njëjtit kanë postuar në rrjete sociale material duke e përkrahur organizatën “ISIS”.

“Ekziston dyshimi i bazuar se në fshatin Shashkoc të Komunës së Prishtinës, të dyshuarit prej kohës së pavërtetuar e në vazhdimësi, deri me datën 01.05.2025, kanë nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje e mos-durim midis grupeve fetare si dhe kanë propaganduar ideologji ekstreme fetare në atë mënyrë që të njëjtit kanë postuar në “Tik-Tok” dhe “Facebook”, material duke e përkrahur organizatën “ISIS”, ashtu që kanë vendosur flamuj të organizatës terroriste “ISIS” mbi kulmin-çatinë e shtëpisë së tyre, kanë bërë grafitë me shkronja arabe në muret e shtëpisë së tyre, po ashtu përmes rrjeteve sociale, kanë propaganduar duke shpërndarë video përmes të cilave kanë shprehur qartë përkrahjen e ideologjisë së organizatës terroriste “ISIS” – thuhet në njoftimin e Gjykatës së Prishtinës.

Në njërën nga videot e publikuara i pandehuri D.B. ka shfaqur pamje të fytyrës së tij para një shtëpie ku valëvitet flamuri bardh e zi me simboliken e “ISIS”, me të cilat postime të njëjtit kanë shpreh armiqësi të thellë ndaj institucioneve shtetërore, Forcave të Sigurisë së Kosovës, liderëve politikë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë atyre që nuk ndajnë ideologjinë e tyre ekstremiste.

Tutje sipas njoftimit të Gjykatës dyshimi i bazuar se të pandehurit D.B. dhe E.B. kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen vërtetohet nga pjesëmarrja e tyre aktive në bashkëkryerjen e veprave penale si dhe shfaqjen publike të ideologjisë së tyre ekstreme.

Palët e pakënaqura Kundër këtij aktvendimi, kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

KALLXO.com gjatë ditës së sotme 02.05.2025 kishte raportuar se janë sekuestruar disa pajisje elektronike, flamuj me mbishkrime arabe që përdoren nga organizata terroriste, gjatë kontrollit në shtëpitë e dy të dyshuarve në Prishtinë.

Këtë të ditur përmes një njoftimi e kishte bërë Policia e Kosovës.

https://kallxo.com/lajm/prishtine-sekuestrohen-pajisje-elektronike-flamuj-e-mbishkrime-arabe-qe-perdoren-nga-organizata-terroriste/


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”