Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Promovohet monografia "Esat Bicurri në përjetësi”, një homazh për zërin që nuk shuhet

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Monografia ‘Esat Bicurri në përjetësi’, Foto: KALLXO.com.

Promovohet monografia "Esat Bicurri në përjetësi”, një homazh për zërin që nuk shuhet

Monografia “Esat Bicurri në përjetësi” u promovua të hënën mbrëma më 20 tetor 2025 në Kino ABC të Prishtinës.

Studimi është një botim që vjen si një homazh i thellë për jetën dhe veprën e këngëtarit Esat Bicurri.

Autori i këtij studimi etnomuzikologu Krenar Doli, përmes këtij punimi rikthen në kujtesë një nga zërat më të njohur dhe më të dashur të muzikës shqipe.

Esat Bicurri ishte një prej këngëtarëve më të shquar të dekadave të fundit të shekullit të kaluar në Kosovë.

Ai u vra nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, ndërsa trupi i tij u zbulua më pas në një nga varrezat masive në Serbi.

Gjatë promovimit u tha se monografia e Dolit vjen si një përpjekje për të ndriçuar jo vetëm jetën artistike të Bicurrit, por edhe për t’i bërë nder një zëri që vazhdon të rrugëtojë dhe të frymëzojë breza të tërë.

Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, në fjalën e tij gjatë promovimit, theksoi rëndësinë e këtij botimi.

“Studiuesi Doli ka dhënë një kontribut të çmuar në ndriçimin e veprimtarisë dhe kontributit të Esat Bicurrit, një personaliteti dhe zëri të veçantë që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën tonë”- tha Çeku.

Një trashëgimi e gjallë

Një fjalë rasti mbajti edhe kompozitorja Pranvera Badivuku, bashkëpunëtore e Bicurrit, e cila vlerësoi jo vetëm talentin e tij si këngëtar, por edhe personalitetin e tij intelektual.

“Për familjen tonë ai ishte një njeri i çmuar, dhe bashkëpunimet tona kanë qenë të frytshme dhe të suksesshme”- tha ajo.

Bekim Ramadani, recensent i monografisë, e përshkroi hijen e Esat Bicurrit si një dritë që nuk shuhet.

“Kënga dhe zëri i tij vazhdojnë të rrugëtojnë përtej kohës dhe kufijve, duke ndryshuar botën tonë përmes madhështisë së tyre”- tha ia.

Historiani Durim Abdullahu shprehu se pas më shumë se 26 vjetësh nga vrasja tragjike, Esat Bicurri rikthehet për publikun me një portret të rindërtuar përmes monografisë së Dolit.

“Ky është një jetëshkrim që përmbledh artistin, njeriun mes njerëzve të tij, dhe kontekstin e jetës së përditshme dhe kulturore ku ai lëvizi”- tha Abdullahu.

Gjatë promovimi u lexua edhe poezia “O, këndoje edhe një herë, Esat Bicurr” e Beatriçe Balliçit, dhe pika muzikore nga repertori i Bicurrit.

Libri për Bicurrin

Në librin “Esat Bicurri në përjetësi” studiuesi Doli ka dhënë një biografitë të gjerë të jetës dhe veprimtarisë artistike të Bicurrit.

Përveç kësaj, Doli ka përfshirë në libër edhe  ndikimin që ka pasur tradita muzikore e kulturore gjakovare në krijimin artistik të Esat Bicurrit.

Aty janë përfshirë të dhënat dhëna rreth angazhimit të Bicurrit në shoqëritë artistike të kohës, bashkëpunimin me kompozitorët, si Pranvera Badivuku dhe suksese e arritura në skenë muzikore të Kosovës, pjesëmarrjen në aktivitete kulturore e vlerësimet e dhënë për Bicurri nga personalitete të rëndësishme të muzikës dhe kulturës shqiptare.

Libri është i ilustruar edhe me fotografi të veçanta, që lidhën me formimin, krijimtarinë dhe angazhimin kulturor të Bicurrit.

Karriera e bujshme

Esat Bicurri ka lindur më 20.10.1949 në Gjakovë. U shkollua në vendlindje dhe Prishtinë ku studioi për ekonomi.

Ishte anëtar i shoqërive kulturore në Gjakovë e Prishtinë.

Në viti 1973, me këngën “Eja, eja e bardha verë” dhe në vitin 1974, me këngën “E kujtoj atë takim”, të dyja të kompozuara nga Pranvera Badiviku, Bicuri mori çmimin kryesor të Festivalit “Akordet e Kosovës, “Okarina e artë”.

Bicurri është autori i dy librave me përmbledhje këngësh tradicionale, “Një këllëf me ar ta çova” dhe “Ahengje gjakovare në shekuj”.

Esat Bicurrit u vra më 7 maj 1999 nga forcat serbe në Gjakovë dhe trupi i tij u gjend në një varrezë masive në Batajnicë në Beograd në Serbi më.

Promovimi i monografisë ‘Esat Bicurri në përjetësi’. Foto: KALLXO.com.

Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025

Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”