Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Dokumentuesi i ngjarjeve historike- Promovohet kompleti i veprave të Xhemail Mustafës

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Promovimi i kompletit të veprave të Xhemail Mustafës. Foto: KALLXO.com.

Dokumentuesi i ngjarjeve historike- Promovohet kompleti i veprave të Xhemail Mustafës

PEN-Qendra e Kosovës ka promovuar të hënën, më 1 dhjetor 2025, kompletin e veprave të Xhemail Mustafës në 5-së vëllime. Promovimi u mbajt në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë, në prani të bashkëpunëtorëve, kolegëve, miqve e familjarëve të Mustafës.

Kompleti i veprave të Mustafës është botuar nën kujdesin e shkrimtarit dhe publicistit Ibrahim Berisha.

Kompleti përfshinë veprat: “Një lutje për Prishtinën”, “Mrekullia e shkrimit”, “Metafora e absurdit”, “Triumfi i mendjes” dhe “Iluzionet e politikës”. Për gjallë autori u botuan dy libra: “Mrekullia e shkrimit”  dhe “Një lutje për Prishtinë”.

Gjatë këtij promovimi u tha se krijimtaria publicistike e eseistike e dokumentare e Xhemail Mustafës dallohet për origjinalitet, qartësi dhe thellësi përmbajtjesore.

Dhimbja për Prishtinën

Shkrimtari Sali Bashota tha se me shkrimet e tija publicistike, kritike e eseistike ka dhënë një kontribut të madhe në letërsinë dhe kulturën shqiptare, në disa fusha që janë të përmbledhura në veprat e prezantuara, duke veçuar veprën “Një lutje për Prishtinë”.

“’Një lutje për Prishtinën’ është ndër veprat më të rëndësishme publicistike e cila merret me aktualitetin, dhimbjen, tmerrin, vetminë, lutfën, me gjitha peripecitë që i ka përjetuar populli shqiptar dhe vetë Mustafa.”- tha ai

Ibrahim Berisha, publicist dhe shkrimtar, tha se shkrimet e Xhemail Mustafës shquhen për origjinalitet, përmbajtje të thellë, stil të qartë.

Duke evokuar momente- kujtime nga puna me Mustafën, Berisha tha se bashkë punuan pareshtur për shtetin e Kosovës, duke mos e quajtur asnjë herë “Paralel” ose “Alternativ”, por shteti- Republika e Kosovës.

“Sistemi legjitim kemi qenë ne, ndërsa jo legjitim ishin ata (serbët).”- tha ai, duke veçuar rëndësinë e veprës së tij qoftë në aspektin publicistik, eseistik, ashtu edhe në atë kritik.

Berisha foli edhe për përvjetorin e vrasjes së Mustafës.

“Heshtja 25 vjeçare për vrasjen e tij është përgjegjësi kolektive, por heshtja nuk është harrim.”- tha ai.

Ndërsa, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, gjatë fjalës së tij theksoi se Mustafa ishte personalitet i rrallë i skenës publike në Kosovës.

“Kompleti paraqet një strukturë të ndërlidhur fuqishëm dhe secila nga pjesët është përmbushur me misionet që Xhema (Xhemail Mustafa) i ka për lexuesin.”- tha Sejdiu.

Intelektuali i guximshëm

Avni Spahiu, ish-diplomat, tha gjatë promovimit se Mustafa ishte njeri guximtar dhe nëse do të kishe një vepër tjetër të gjatë për Mustafën, duhet të titullohet, “Guximi intelektual”. “Xhema e mishëron pikërisht këtë aspekt të punës dhe veprimtarisë së tij.”- ai.

Kurse, Muhamet Hamiti bashkëpunëtor i Mustafës, tha se libri i “Një lutje për Prishtinë” duhet të përfshihet si lekturë shkollore.

“Xhema ishte pjesë e asaj lëvizje kulturore e politike në Kosovë e cila edhe e krijoi shtetin e Kosovës.”- tha Hamiti.

Një fjalë rasti mbajti edhe Besiana Mustafa, vajza e Xhemail Mustafës.

“Vepra e babit mbetet kapital e rëndësi për gjeneratat e ardhshme.”- tha ajo.

Kush ishte Xhemail Mustafa?

Xhemail Mustafa ishte gazetar, publicist, autor librash dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Presidentit Ibrahim Rugova. Ai ishte ndër themeluesit e LDK-së dhe anëtar i kryesisë së saj.

Për kontributin e tij, Mustafa është nderuar edhe më herët me: “Medaljen e Artë të Pavarësisë” (nga presidenti Rugova, 2004), Urdhrin “Heroi i Kosovës” (nga presidentja Jahjaga, 2016).

Ai u vra më 23 nëntor 2000, para banesës së tij në lagjen “Dardania”- Prishtinë, por krimi ende mbetet i pazbardhur.

Promovimi i kompletit të veprave të Xhemail Mustafës. Foto: KALLXO.com.
Promovimi i kompletit të veprave të Xhemail Mustafës. Foto: KALLXO.com.
Promovimi i kompletit të veprave të Xhemail Mustafës. Foto: KALLXO.com.
Promovimi i kompletit të veprave të Xhemail Mustafës. Foto: KALLXO.com.
Promovimi i kompletit të veprave të Xhemail Mustafës. Foto: KALLXO.com.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”