Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Në Akademinë e Shkencave hapet Ekspozita kushtuar Fehmi Aganit në 26-vjetorin e vrasjes

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Pamje nga ekspozita për akademik Fehmi Aganin. Foto: KALLXO.com.

Në Akademinë e Shkencave hapet Ekspozita kushtuar Fehmi Aganit në 26-vjetorin e vrasjes

Organizuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (ASHAK) dhe Muzeu Kombëtar i Kosovës (MKK) është hapur të martën, më 13.05.2025, ekspozita tematike “Kontributi atdhetar, intelektual dhe politik i Akademik Fehmi Aganit”, e autorëve Besnik Rraci dhe Sadik Krasniqi.

Kjo Ekspozitë është hapur në kujtim të 26-vjetorit të vrasjes së akademik Aganit nga forca policore, ushtarake e paraushtarake të Serbisë.

Në këtë Ekspozitë janë prezantuar rreth 300 fotografi të ndryshme, disa objekte personale, si stilolapsi dhe syzet personale të akademik Aganit, një sako, një bust në miniaturë, materiale të tjera dokumentare, si dhe një pasqyrë të shtypit të kohës.

Gjatë ceremonisë së hapjes së kësaj nuk u la pa u përmendur edhe roli dhe kontributi i akademik Aganit gjatë zhvillimeve që karakterizuan politikën kosovare gjatë viteve të veprimtarisë së tij.

Akademik Mehmet Kraja, Kryetar i ASHAKU-t, tha gjatë fjalës së tij se akademik Agani ishte një nga personalitetet më të spikatura politike, pasi sipas tij vokacioni i Fehmi Aganit ishte mendimi politik, të cilin, sipas Krajës e lëvronte me shumë gjeturi dhe fleksibilitet. “Besoj se kjo Ekspozitë hedh dritë mbi një personalitet i cili i jep lirisë më shumë kuptim, mendim dhe dinjitet.” – tha akademik Kraja.

Kurse, akademik Hivzi Islami tha ndër të tjera se akademik Agani ishte ideolog i Projektit për Pavarësinë e Kosovës, për të cilin punoi me tërë qenien deri në fund të jetës së tij. “Ai nuk arriti ta gëzojë 17 Shkurtin e madh, pasi regjimi fashist i Millosheviqit e privoi nga jeta më 6 maj 1999.” – tha akademik Islami.

Një fjalë rasti mbajti edhe Mentor Agani, djali i akademik Fehmi Aganit, i cili gjatë fjalës së tij tha se akademik Agani çmonte shumë kontributin e luftëtarëve të UÇK-së, veçmas të Sali Çekajt. “Ai besonte në triumfin e shpejtë të lirisë dhe fundin e luftës dhe të Jugosllavisë.” – tha ai

Ndërsa, Besnik Rraci, njëri ndër autorët e ekspozitës “Kontributi atdhetar, intelektual dhe politik i akademik Fehmi Aganit”, tha se në këtë Ekspozitë janë prezantuar materiale dokumentare e artefakte që dëshmojnë kontributin që ka dhënë akademik Agani për Kosovën, në të gjitha fushat. “Kjo Ekspozitë synon të paraqesë në mënyrë faktografike kontributin e Aganit në shumë dimensione.” – ka thënë Rraci.

Sipas Rracit kjo Ekspozitë do të prezantohet edhe në disa prej qendrave të mëdha evropiane.

Hapja e Ekspozitës është mbështetur financiarisht nga Shoqata “Sali Çekaj”, në Zvicër.

Ekspozita “Kontributi atdhetar, intelektual dhe politik i akademik Fehmi Aganit” do të qëndrojë e hapur deri më 19.05.2025, në Sallën e Ekspozitave në ASHAK.

Akademik Fehmi Agani ishte sociolog dhe politikan i njohur kosovar dhe njëri nga themeluesit dhe udhëheqësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ishte pjesë e të gjitha proceseve politike që kaloi Kosova gjatë viteve 1989-1999.

U vra afër Lipjanit nga forcat ushtarake e policore serbe më 6 maj 1999, gjatë depotrimit të shqiptarëve në pranverën e vitit 1999.

Pamje nga Ekspozita për akademik Fehmi Aganin / Foto: KALLXO.com.

Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025

Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”