Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Ekspozita “Dialog në errësirë” e Driton Hajredinit do të hapet në Poreç të Kroacisë

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Ekspozita “Dialog në errësirë”. Foto: KALLXO.com.

Ekspozita “Dialog në errësirë” e Driton Hajredinit do të hapet në Poreç të Kroacisë

Krijuesi Driton Hajredini do të hapë ekspozitën personale, “Dialog në errësirë” në Poreç të Kroacisë.

Ekspozita do të hapet në Galerinë “Zuccato” më 31. 07. 2025, ku do të prezantohen 15 punime në pikturë, video dhe instalacione.

Driton Hajredini ka thënë për KALLXO.com se pikturat që do të ekspozohen trajtojnë kryesisht tema si migracioni, dëbimi dhe lëvizja e detyruar e popujve, duke i parë ato si “procese të dhimbshme, por edhe si rrëfim për qëndresën dhe shpresën”.

Ndërkaq, një pjesë e tyre, sipas tij, trajton vet artin e etabluar dhe konfrontimin e tij ndaj fenomeneve të artit në botë me një sarkazëm të lehtë.

“Instalacionet dhe videot ndërveprojnë me këto tema, duke ftuar vizitorët në një reflektim të thellë mbi kufijtë, kujtesën dhe identitetin” – ka thënë ai.

Hajredini, bashkëpunimin me këtë Galerinë “Zuccato” e filloi para rreth 5 viteve, kur ishte i ftuar të merrte pjesë në ekspozitën “Annale Porec”, një ngjarje artistike që organizohet prej vitit 1961 në Poreç të Kroacisë.

“Titulli i ekspozitës është i lidhur drejtpërdrejt me videon ‘Mëkati’, ku në errësirë, në një kënd rrëfimesh me një prift në Gjermani, zhvilloj një bisedë rreth sfidave që po kalon Kosova. Errësira këtu nuk ka të bëjë vetëm me mungesën e dritës, por është një hapësirë reflektimi dhe introspeksioni – një vend ku fjala dhe rrëfimi marrin peshë dhe thellësi tjetër”- ka pohuar ai.

Kështu, shton më tej Hajredini “Dialog në errësirë” bëhet simbol i ballafaqimit me të vërtetat, mëkatet dhe sfidat që na shoqërojnë si individë dhe si shoqëri.

Kurimi i ekspozitës , “Dialog në errësirë” është bërë nga Andi Bançiç dhe Seb Vojvoda.

Ekspozita “Dialog në errësirë” do të qëndrojë e hapur deri më 30. 08. 2025 në Galerinë “Zuccato” në Poreç të Kroacisë.

Driton Hajredini ka studiuar për art në Prishtinë dhe Gjermani. Krijimtaria e tij fokusohet në pikturë, video artit, instalacioneve, fotografisë dhe filmit. Puna e tij është ekspozuar në vende të ndryshme anembanë botës, nga ekspozita personale deri te festivale filmi. Përmes krijimtarisë së tij, Hajredini eksploron tema që lidhen me kufijtë, refugjatët, mërgimin, luftën dhe izolimin.

 


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”