Gara për Prizrenin: Zotimet e kandidatëve për katër vitet e ardhshme
Warning: Undefined array key 11 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 12 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 13 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 14 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 15 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 16 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 17 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 18 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 19 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 20 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Ndërtimet e larta dhe pa leje, mungesa e ujit të pijshëm, mungesa e çerdheve publike, si dhe mungesa e zbatimin e mësimit gjithëditor janë vetëm disa prej sfidave të theksuara që presin zgjidhje nga kryetari i ardhshëm i Komunës së Prizrenit, në mandatin e tij katërvjeçar.
Për qytetin historik të Kosovës pranë kufirit me shtetin shqiptar, po garojnë tetë kandidatë për të fituar ulësen e kryetarit në komunë – siç e quajnë atje “Shtëpinë e Bardhë”. Shaqir Totaj i PDK-së, Artan Abrashi i LVV-së, Albulena Halimaj Balaj nga Nisma, Driton Selmanaj i LDK-së, Emilja Rexhepi nga Partia e Re Demokratike, Zafir Berisha nga Bashkimi Demokratik i Prizrenit dhe Furkan Butuç nga Partia Demokratike Turke e Kosovës, janë në kërkim të votës nga qyteti multietnik i Kosovës në zgjedhjet e 12.10.2025.
Që nga paslufta, Prizreni është udhëhequr nga dy parti – Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje. Aktualisht, timonin e ka Shaqir Totaj i PDK-së, por i cili bashkë me kolegun e tij, Artan Abrashin e LVV-së, nuk morën pjesë në debatin “Debat Përnime” për t’u ballafaqur me ndërtimet pa leje dhe kaosin urban të Prizrenit dhe as për të shpalosur planprogramin e tyre zgjedhor.
Ndryshe nga këta dy aktorë politikë, pesë kandidatë të tjerë iu përgjigjën formatit të vetëm të Fact check, Debat Përnime, për treguar vizionin dhe plan-programet e tyre.
Planet e Nisma-s në Prizren
Kandidatja e Nismës Socialdemoktrate, Albulena Balaj Halimaj, në “Debat Përnime” tregoi programin e saj të bazuar në gjashtë pako. Krahas kësaj pakoje, ajo premtoi edhe logopedë pa pagesë në Prizren gjatë mandatit të saj.

“Programi jonë është i bazuar në gjashtë pako. Janë pakot e veçanta, është pakoja sociale – shoqërore, pakoja e arsimit edhe shëndetësisë e turizimit, urbanizmit dhe shërbimeve publike. Në këto pako janë të përfshira: Prizreni për fëmijë, logopedi i ofruar pa pagesë për mandatin tim, duke parë që zhvillimi i teknologjisë e ka bë fëmijën sot me folë me vonesë, kemi tepër shumë nevojë për logoped e ajo kushton, ndërkohë që nga Komuna e Prizrenit do të ofrohet ky shërbim pa pagesë” – deklaroi ish-zëvendëskryeministrja në kohën e qeverisjes Hoti, 2020-2021.
Në dy-minutëshin e saj, kandidatja e Nisma-s u zotua se nën qeverisjes e saj
Prizreni “do të jetë për nënat, mbështetje reale për nënat vetëushqyese dhe për familjet në nevojë”
“Prizreni për gratë, strehim dhe mbrojtje nga viktimat e dhunës, gratë në biznes, mbështetje me punëtore shtesë në kohën e sezonit të ngarkuar, Prizreni për të moshuar, qendra për shërbime që tregojnë respekt dhe kujdes për ta, Prizreni për rini, hapësira kreative dhe sportive dhe projekte që fuqizojnë brezin e ri” – deklaroi Albulena Balaj Halimaj.
Vizioni i AAK-së në Prizren
Ndërsa, kandidati i AAK-së, Besnik Krasniqi tha se vizioni i tij për Prizrenin është i qartë – pa korrupsion dhe jo në shërbim të interesave të ngushta partiake ose atyre të interesit.
Krasniqi tha se prioritet kanë zhvillimin ekonomik, arsim modern, shëndetësi të digjitalizuar dhe infrastrukturë të përmirësuar.

“Prioriteti im padyshim që do të jetë edhe zhvillimi ekonomik i qytetit tonë duke i fuqizu bizneset lokale e kështu duke kontribu në hapjen e vendeve të reja të punës. Do ta kemi një arsim modern që do të përgatit fëmijët tonë për të ardhmen dhe një shëndetësi të digjitalizuar në tërësi që u shërben qytetarëve shpejt dhe me efikasitet” – tha ai në “Debat Përnime”.
Sipas tij, Prizreni do të jetë qendër e turizmit historik, urban, malor dhe të agroturizmit, për çka premtoi edhe mbështetjen për bujqësinë dhe blegtorinë.
Synimet e Driton Selmanajt për katër vitet e ardhshme në Prizren
“Prizreni Përtej” – quhet programi i Driton Selmanajt të Lidhjes Demokratike të Kosovës të cilin e prezantoi në “Debat Përnime.”
Selmanaj, po ashtu, një ish-zëvendëkryminstër dhe për dy mandate deputet, tha se programi i tij është i ndarë në dhjetë shtylla, për të cilat në minutazhin e tij përmendi planin për një Prizren, ku kultura, turizmi dhe teknologjia janë motorë zhvillimi.

“Prizrenin unë e shoh shumë më tepër sesa veç shatërvani, shumë më tepër sesa kalaja, festivalet apo urat. Prizreni është një qytet me energji edhe potencial të pafund. Programin tim unë e kam ndarë në dhjetë shtylla. Shtylla e parë ka të bëjë ose quhet qyteti që frymon, krijues i gjelbër dhe aktiv çdo lagje. Pika e dytë apo shtylla e dytë qendra për kulturën dhe rininë, kultura që punëson” – tha ai.
Po ashtu, si shtyllë tjetër ai përmend Liqenin e Vërmicës si “ zonë model për turizëm dhe qëndrueshmëri dhe jetesë ekologjike, shtylla shtatë, rinia, fuqia e Prizrenit, shtylla tetë, inovacioni dhe teknologjia si zhvillimi i qëndrueshëm”.
Emilja Rexhepi dhe planet e saj për Prizrenin
Në anën tjetër, Emilja Rexhepi, ish-zëvendëskryeministre dhe tash nënkryetare e legjislacionit të ri të Kuvendit, me partinë Nova Demokratska Stranka, që po garon për Prizrenin, tregoi vizionin e saj për këtë komunë.
Politikanja nga komuniteti boshnjak, mes tjerash tha se do të përqendrohet vizioni i saj në potencialin “e pashfrytëzuar deri tash” të Malit Sharr, me theks, turizmin natyror dhe eknomik.

“Mendoj se Prizrenit i duhet një qeveri transparente dhe e përgjegjshme, dhe se personi që e udhëheq qytetin duhet të jetë një person me autoritet, kredibilitet, pa asnjë prirje drejt korrupsionit, ndaj gjërave që qyteti ynë nuk i ka merituar. Prioritetet e mia do të jenë ndalja e ndërtimit të paligjshëm, forcimi i shërbimeve publike, investimi në arsim e shëndetësi, punësimi i të rinjve dhe zhvillimi i infrastrukturës njësoj si në qytet ashtu edhe në fshatra”- tha ajo.
Në Prizren, sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, boshnjakët përbëjnë rreth 12.47% të popullsisë.
Synimet e Zafir Berishës për Prizrenin
Zafir Berisha, nga Bashkimi Demokratik i Prizrenit, parti të cilën e formoi pasi u largua nga Nisma Socialdemokrate në qershor 2025 – në emisonin “Debat Përnime” tregoi platformën e tij, për të cilën tha se është në përputhje me nevojat prioritare të Prizrenit.
“Sigurisht se platforma jonë është në përputhje me nevojat prioritare që ka qyteti i Prizrenit, duke u nisur për një administrate efikase, transparente, zhvillim ekonomik dhe kur jemi këtu do të nalen pak më tepër, meqë nuk kemi ndonjë pyetje të veçantë. Jam prej atyre që në vitin 2009 kam prezantu për herë të parë parë domethënë në zonën industriale në qytetin e Prizrenit. Por, fatkeqësisht edhe 16 vjet pas nuk është realizu ajo zonë industriale dhe a e dini pse? Sepse qytetarët e Prizrenit u besuan njerëzve që kanë veç fjalë dhe jo punë” – tha Berisha.
Ai ishte zëvendësministër i Punëve të Brendshme në 2020, po ashtu në Qeverinë Hoti. Qeveria Hoti përbëhej nga koalicioni mes LDK-së, Nisma-s, PDK-së dhe AAK-së.

Ai tha se në programin e tij është orientimi për një urbanizëm modern, infrastrukturë të qëndrueshme dhe investime në turizëm.
Sa kat do të lejohen ndërtimet në Prizren?
Komuna e Prizrenit e ka të miratuar hartën zonale dhe është në proces të Planit Zhvillimor Komunal – dy dokumente të rëndësishme që e përcaktojnë qartë se ku lejohen ndërtimet e larta.
Kandidati i Nisma-s, Zafir Berisha, tha se nuk është problem në Prizren që të ndërtohen banesa shumëkatëshe – madje deri 40 kat, ose “sa të kenë pare investitorët”.
“Sa të kanë pare në përputhje me hapësirën që e kanë. A e dini pse? Se ti për shembull, në rast se do në 10 hektarë me ndërtu një ndërtesë dhe kurgja tjetër, mundesh me shku edhe 50 kat. Ama, në 10 hektarë, sepse megjithatë hartat zonale domethënë e kanë të përcaktume sa për qind domethënë ndërtohet” – tha Berisha.
Ndërsa, sipas kandidates Emilja Rexhepi, harta zonale duhe të përditësohet, pasi siç tha ajo, duhe një plan i ri urbanistik modern me karakter të qëndrueshëm.
“Konkretisht, në Bazhdarane kemi një objekt të madh që e ka mbuluar pamjen e Kalanë, gjë që është e papranueshme që në qendër të qytetit të ndërtohet diçka e tillë. Lejet e ndërtimit, nëse unë zgjidhem kryetare e komunës, do të lëshohen në mënyrë shumë transparente – jo nëpër pompa të benzinës, jo nëpër zyra politike e partiake, jo sipas ndikimeve individuale të biznesmenëve të ndryshëm. Ne do të ndërmarrim që të gjithë planet ekzistuese të rishikohen, dhe duhet të hartohen harta zonale shtesë dhe plane zhvillimore për qytetin, por gjithmonë me ekspertë, me sektorin civil dhe me pajtimin e qytetarëve – kjo është e domosdoshme” – tha ajo.
Përderisa as kandidati i LDK-së, Driton Selmanaj, nuk tregoi saktë se sa kat dhe në cilat zona do t’i lejojnë ndërtime e larta.
“Prizreni edhe sot me hartat zonale nuk mundet të ketë 30 kate, 40 kate. Prizreni edhe për nga arkitekturia dhe historia e saj nuk i shkon shumë kate. Mund të jetë maksimumi, mund të jetë 8 katë. Domethënë, edhe atë në zona shumë larg.Ka zona periferike në Prizren që mund të lejohet 8 katë, po ka zona që absolutisht nuk bën, sepse janë vlera të caktuara të them historike që ka Prizreni” – ka thënë Selmanaj.
Ai tregoi se LDK-ja ka financues që janë firma ndërtimore “serioze” në Prizren.
“Unë njerëzit me të cilët punon LDK-ja janë ndërtuesit më të mirë dhe pothuajse të gjithë i njohin në Prizren. Unë s’po e fshehi atë. Po them që na ndihmojnë, sepse funksionimi i partisë politike është i pamundur ndryshe. Jo që s’jemi të bonuseve, ne po themi për ndihma krejt sipërfaqësore, sepse edhe shpenzimet e LDK-së në fushata elektorale janë sidomos në Prizren, sidomos në Prizren, janë minimaliste” – u përgjigj Selmanaj.
Ndërsa, Besnik Krasniqi i AAK-së tha qendra historike ka “ndërhyrje pa kriter, degradim të trashëgimisë kulturore dhe ka mungesë të mirëmbajtjes”, por tha se ndërtimet do t’i bazojë sipas hartes zonale.
“Nuk është sa të keshe pare. Kjo sipas hartës zonale, momentalisht në Prizren mundesh me shku deri në 8 plus 9 kështu është në hartë zonale. Ka tejkalime, ka mbindërtime, janë të gjitha këto, po unë nuk jam kundër. Nëse arrijmë me ndryshu hartën zonale. Ka zona të Prizrenit, të pjesës urbane, të cilat munden me u adaptu për ndërtime të nalta” – ka thënë Krasniqi.
Por me ironi se si janë zhvilluar lejet e ndërtimeve në Prizren, kandidatja e Nisma-s, Albulena Balaj Halimaj tha se “janë rrahur për libra”.
“Në Prizren ka ndodhë që edhe janë rrah, ne e dimë që për libra nuk janë rrahë, as në bibliotekë nuk i kanë zënë tuj lexu e i kanë ngritë aktakuza. Jetë [i drejtohet moderatores], për libra janë rrahë për tituj librash: njoni e ka lexu një libër ma shumë, tjetri ka thënë ‘jo, unë po du me lexu!’ Por, për libra, të paktën kurrkush nuk rrihet, as në bibliotekë nuk e zënë, kërkon për me i ngritë aktakuza” – tha ajo.
Ajo tha se në Prizren janë bërë ndërtesat me fasadë “lara – lara” dhe se do t’i lejojë vetëm deri në tetë kate ndërtimet.
Ndërtimet pa leje – problemi që pret zgjidhje
Sipas Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, nga regjistri i fundit i vitit 2015 janë 27 mijë e 900 ndërtime pa leje.
Kandidatët dhanë opsionet e tyre se çfarë zgjidhje ofrojnë në këtë drejtim.
“Ato çfarë mund të premtojnë në këtë fazë është: derisa të përfundojë faza e aplikimit për legalizim të objekteve pa leje, me rekrutu staf shtesë dhe me trajtu – po tani unë po them së paku pesë të rinj, të cilët janë profesionistë dhe që kishin me i trajtu secilin kërkesë individuale. Unë çfarë mund, unë çfarë mund të premtoj: do të zbatoj ligjin për pikëri, do t’i trajtoj secilën kërkesë, gjithçka që bie në kundërshtim me ligjin” – deklaroi Driton Selmanaj i LDK-së..
Ndërsa, Besnik Krasniqi i AAK-së tha se minimalisht 30 deri 40% në mandatin e tij të parë, do të kryhet legalizimi.
Kandidatja e NDS, Emilja Rexhepi,tha se gjëja e parë që do të bëjë është të kontrollojë çdo leje që është dhënë në vendet ku qytetarët kanë qenë kundër.
“Nuk do të lejoj që ligji të shkelet për interesa private, kushdo qoftë në pyetje. Do të ketë kontroll të rreptë dhe ndëshkime të ashpra, nga inspektorët dhe punonjësit e strukturave komunale – urbanizmit, inspektoratit, e deri te vetë investitorët” – tha ajo.
Albulena Balaj Halimaj e Nisma-s tha se ka mungesë të stafit për trajtimin e lëndëve të legalizmit.
“Mendoj se kjo – rritja e stafit dhe zyra shtesë – do të bëjë që të trajtohen lëndët, por 100% sigurisht që jo; këta që i kanë bërë për njëzet vjet nuk mund t’ua zgjidh Por unë jam e sigurt që kjo formë është shumë e sigurt për të arritur të trajtohen rreth 70% të rasteve ose lëndëve” – premtoi Balaj Halimaj.
Ndërsa, Zafir Berisha i Bashkimit Demokratik të Prizrenit nuk dha numra se sa nga kjo shifër – 27,900 – do t’i trajtojë.
“Duhet rritje e stafit të inspektorëve të ndërtimit për 100% dhe përputhje me organogramin – por nuk ka shifër, s’e di” – tha Berisha.
Planet e kandidatëve për arsimin në Prizren
Kandidati për Prizrenin, Zafir Berisha nga BDP, tha se në planet e tij për mësim gjithëditor në shkollat e Prizrenit tha gjatë mandatit të tij do të zbatohet në shkollat periferike.
“ Po ashtu, sigurisht, që në Lagjen Tusuz, Bajram Curr, Arbana, Dardania” – tha Berisha. Ai premtoi ndërtimin e çerdheve që janë nisur.
Ndërsa, Emilja Rexhepi tha se ky është një projekt pilot që duhet të përqendrohet në 2 ose 3 zona të qytetit të Prizrenit dhe ndoshta dy në fshatrat përreth, ku ka numër më të madh nxënësish.
“Mendoj se janë të mjaftueshme në 2–3 zona, sepse kemi potencial në qytet, dhe kemi kopshte dhe çerdhe ekzistuese” – tha Rexhepi nga NDS.
Driton Selmanaj i LDK-së premtoi se do ta bëjnë në Prizren mësimin gjithëditor.
“Ideja ime është që brenda 4 viteve të gjitha shkollat të fillojnë mësimin gjithëditor në Prizren, të gjitha” – tha ai.
“Çerdhe të reja ne do t’i funksionalizojmë disa prej çerdheve, të cilat aktualisht nuk janë funksionale në Ortakoll, Korill, Arban, Tusush. Edhe do të angazhohemi shumë që edhe në disa fshatra” – shtoi Selmanaj.
Besnik Krasniqi i AAK-së u zotua se në mandatin e tij, do të angazhohet që të paktën 3 shkolla tjera të mëdha në qytet të fillojnë pilot-projektin e mësimit gjithëditor.
“Kurse sa i përket çerdheve, në Ortakoll edhe në lagjen Korilla, dy objektet e komunës të lëna pas dore – qysh është çmenduri me Korill – edhe një objekt në Ortakoll i pa shfrytëzueshëm, në pronën e komunës, brenda 6 muajve do t’i shndërrojmë në çerdhe publike, duke vazhduar me i ndërtuar edhe tjerat që janë të nevojshme” – tha Krasniqi.
Ndërsa, Albulena Balaj Halimaj e Nisma-s tha se secila shkollë e cila mban mësimin në një ndërrim ka mundësi me u bë mësim gjithëditor.
“Do të filloj brenda 6 muajve me i realizu këto. Nëse bëhem unë kryetare, do t’i funksionalizoj të gjitha çerdhet që janë dhe do t’i bëj 4 shtesë, përveç kësaj, në shkollat nëpër fshatra ku ka hapësirë do të bëjmë një klasë ose dy klasa hyrje të veçanta, dhe ajo do të shndërrohet në çerdhe” – tha Balaj Halimaj.
Barazia gjinore në planet e kandidatëve
Kandidatët për kryetar të Komunës së Prizrenit premtuan se deri 50% të kabinetit të tyre do të jenë gra.
“50-50” – premtoi kandidati Zafir Berisha.
Njëjtë premtoi se edhe Emilja Rexhepi. “Unë punoj qe shumë vite, dhe kabineti jem ka qenë më shumë se 50% me gra. Normalisht se edhe në Prizren do ta bëj të njëjtën” – tha Rexhepi në “Debat Përnime”.
Ndërsa, kandidati i LDK-së, Driton Selmanaj premtoi se nuk do të jetë më pak se 40% e kabinetit të tij. “Me kënaqësi i kisha bërë 70% të kabinetit, duke u nisur nga përgjegjësia që kanë. Ner 40% as që vjen në shprehje” – tha Selmanaj.
Besnik Krasniqi i AAK-së tha se “shumica e kabinetit do të jetë e përfaqësuar prej grave”.
Më së shumti pozita grave në kabinet u premtoi Nisma.
“Gjithqysh, 70% ta garantoj, sepse e kam një ekip të mirë të grave, përveç që i kam edhe të burrave” – tha Albulena Balaj Halimaj.
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 12.10.2025.
Sipas rezultateve të vitit 2024, komuna multietnike – Prizreni ka mbi 147 mijë banorë, teksa në vitin 2011 kishte 178 mijë banorë. Ndërsa, nën administrimin e saj ka 76 vendbanime.