Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Enver Petrovci, mjeshtri i skenës dhe ekranit që formoi kuadrot e reja të aktrimit në Kosovë

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Enver Petrovci. Foto: KALLXO.com.

Enver Petrovci, mjeshtri i skenës dhe ekranit që formoi kuadrot e reja të aktrimit në Kosovë

Aktori dhe regjisori Enver Petrovci ka vdekur të hënën, më 22.09.2025, në moshën 71-vjeçare, në Prishtinë.

Enver Petrovci ishte ndër personalitetet e rëndësishme të kulturës shqiptare, duke dhënë kontributin e tij si aktor, regjisor e profesor universitar.

Lajmi për vdekjen e ikonës së teatrit dhe filmit kosovar është bërë i ditur nga familja Petrovci.

Ndërkaq, personalitete shtetërore e të botës së artit sollën copëza kujtimi nga rrugëtim i gjatë dhe i pasur i profesorit emeritus Enver Petrovci në skenën e teatrit dhe filmit, por edhe si formësues i gjeneratave të tëra të aktorëve në Kosovës.

Gjatë karrierës së tij Petrovci la gjurmë në skenat teatrore e filmike, në Prishtinë, Beograd, Shkup e Tiranë.

Enver Petrovci ka lindur më 1954 në Prishtinë, ku e kreu edhe shkollimin fillor dhe të mesëm.

Studimet për aktrim i kreu në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, ndërsa në Beograd (Serbi) e kreu Fakultetin e Arteve Dramatike më 1978.

Famën si aktor e fitoi me interpretimet në skenën e teatrit “Atelie 212” në Beograd, duke u cilësuar ndër më të spikatur të kohës.

Petrovci pati një karrierë të suksesshme edhe në kinematografi, ku u dallua për interpretimet e tij në shumë prej filmave të realizuar në vende të ndryshme.

Nga viti 1989, Petrovci angazhohet si profesor në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës.

Një kontribut të veçantë dha gjatë viteve 1990-1999 për mbajtjen gjallë të jetës teatrore dhe filmike. Ishte themelues i Akademisë së Arteve, dhe më pas teatrit “Teatri i Babës”.

Petrovci, ylli që të gjithë donin ta preknin

Petrovci do të kujtohet nga kolegët dhe studentë e tij si mjeshtri i skenës dhe ekranit që formësoi kuadrot e reja të aktrimit në Kosovë.

Regjisori Agron Gërguri tha për KALLXO.com se Enver Petrovci ishte një yll të cilin donin ta preknin të gjithë ata që ishin nisur në rrugën e artit të aktrimit.

“Por ai nuk ndejti atje lart, zbriti poshtë te adhuruesit e tij dhe bashkë me bukurinë e të qenit artist siç ishte, preku edhe therrat siç thoshte. Enver Petrovci do mbahet mend për kontributin e tij si pedagog i aktrimit. Metodat e tij domethënëse për artin e aktrimit kanë nxjerrë një plejadë të aktorëve të cilët janë trashëgimia më e denjë e punës së tij. Sigurisht se është i shënueshëm edhe kontributi i tij në teatër dhe në film”- ka thënë Gërguri

Ndërkaq, për regjisorin Ben Apolloni, Enver Petrovci ishte aktor i jashtëzakonshëm i teatrit dhe filmit dhe profesor i aktrimit dhe diksionit.

“Kontributi i tij si profesor është i jashtëzakonshëm, kurse si aktor me vjen keq që nuk e kemi shfrytëzuar sa është dashur e sa kemi pasur nevojë ne për të, për të mësuar nga talenti e mjeshtëria e tij e jashtëzakonshme”- ka thënë Apolloni.

Aktori Mentor Zymberaj, profesor në Fakultetin e Arteve në UP, ka thënë për KALLXO.com se Petrovci ishte profesor i dëshmuar me vite, me  përvojë te madhe pedagogjike dhe profesionale në UP, njëkohësisht edhe themelues dhe drejtues i Studios së Aktrimit për vite me radhe në Prishtinë.

“Kontributi i tij ishte shumë i madh në fushën e artit dhe filmit. Ishte ndër aktorët e mirënjohur me vlera te larta kreative si në artin skenik, e po ashtu edhe ne botën e filmit duke lënë pas vetes role emblematike. Kontributi i tij ishte shumë i madh në kulturën shqiptare, e në veçanti në Kosovë gjatë gjithë jetës së tij”- ka thënë Zymberaj.

Aktori Hazir Haziri, dekan i Fakulteti të Arteve, përmes një njoftimi në emër të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka thënë se profesor Petrovci ishte një personalitet i jashtëzakonshëm që la gjurmë të pashlyeshme në teatrin, filmin dhe arsimin universitar.

“Me interpretimet e tij brilante dhe kontributin akademik të palodhur, ai u bë shembull frymëzimi për gjenerata të tëra studentësh dhe një gur themeli i Fakultetit tonë. Në cilësinë e mësimdhënësit dhe krijuesit, ai i dha kulturës sonë kombëtare një pasuri të pakrahasueshme, duke e lartësuar emrin e Universitetit të Prishtinës dhe të mbarë skenës sonë artistike”- ka thënë dekani Haziri.

Karriera artistike

Enver Petrovci pati një karrierë të bujshme si aktor teatri dhe filmi.

Ai luajti në një numër të madh shfaqjesh teatrore, filma, seriale dhe drama televizive.

Dallohet për interpretimet në shfaqjet teatrore, por edhe si aktor, në: “Idioti”, “Dëshmitari kryesor”, “Kush më ka faj që jam shqiptar”, “Kreolët e Ballkanit”, “Muslimani”, etj.

Ndërsa do të kujtohet edhe për rolet e spikatura në filma e TV-seriale: “Kur pranvera vonohet”, “Rojet e mjegullës” , “Migjeni”, “Nekrologji”, “Lule të kuqe, lule të zeza”, “Gomarët e kufirit”, “Anatema”, “O sa mirë”, etj.

Më 28.10.2024, Petrovci promovoi librin e tij “Amanete zemre”.

Përmes këtij libri, Petrovci shpërfaq përsiatjet e tij mbi përvojën jetësore, duke përmbledhur mendime dhe porosi, për aktorët, regjisorët, jetën, dashurinë, etj.

Për kontributin e tij në skenën e teatrit, Petrovci është shpërblyer me çmime të ndryshme.

Në vitin 2021, Petrovcit i është ndarë “Çmimi për Vepër Jetësore” në fushën e teatrit që ndahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ndërkaq, në vitin 2023, Enver Petrovci mori titulli “Profesor Emeritus” nga Universiteti i Prishtinës.

Teatri Kombëtar i Kosovës (TKK) ka njoftuar se aktori Enver Petrovci do të varroset nesër, më 23.09.2025, në ora 17:00, në varrezat e qytetit në Prishtinë.

TKK ka njoftuar se për të nderuar figurën e aktorit Petrovci, të martën, më 23.09.2025, do të organizohem homazhe dhe do të mbahet një mbledhje komemorative në amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

“Nën përkujdesjen e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” – Fakultetit të Arteve dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës, në nderim të jetës dhe veprës së aktorit dhe profesorit të nderuar, Enver Petrovci, nesër, më datë 23.09.2025, organizohen aktivitetet si në vijim në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Pallatin e Rinisë në Prishtinë: Homazhe: nga ora 13:30 – 15:30. – Mbledhja komemorative: në ora 15:30; Varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 17:00, në Varrezat e Qytetit – Prishtinë”- thuhet në njoftimin e TKK-së.

 


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”