Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Gara për Drenasin: Shtatë kandidatët shpalosin planin e tyre

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Debati për Drenasin, Foto: KALLXO.com

Gara për Drenasin: Shtatë kandidatët shpalosin planin e tyre


Warning: Undefined array key 11 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 12 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 13 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 14 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 15 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 16 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 17 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 18 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 19 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 20 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 21 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Problemet me ujin e pijshëm, ndërtimet pa leje, mungesa e çerdheve publike, si dhe mungesa e zbatimin e mësimit gjithëditor janë vetëm disa prej sfidave të theksuara që presin zgjidhje nga kryetari i ardhshëm i Komunës së Drenasit në mandatin e tij katërvjeçar.

Për herë të parë, që kur ka filluar fushata zgjedhore, të shtatë kandidatët që po garojnë për të parin e Drenasit janë bërë bashkë në formatin e vetëm të verifikimit të fakteve “Debat Përnime” për treguar vizionin dhe plan-programet e tyre. Për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12.10.2025, në Drenas po kandidojnë; Ajvaz Berisha – Bashkimi Demokratik; Beqir Kiqina – AAK; Egzona Tërdevci – LVV; Gazmend Heta – LDK; Naim Bazaj – Për Drenas e Kosovë; Petrit Hajdari –  PDK dhe Ramiz Lladrovci –  Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin.

Risia e këtyre zgjedhjeve është që për Drenasin, kryetari aktual, Ramiz Lladrovci, po garon me listë të tij si i pavarur, jashtë petkut të Partisë Demokratike e Kosovës, pjesë e të cilës ka qenë që nga themelimi i saj. Për herë të parë, PDK po garon në Drenas me Petrit Hajdarin, një ish-asamblist dhe kandidat për deputet në zgjedhjet e 09.02.2025. 

Pavarësisht këtyre zhvillimeve brenda PDK-së në Drenas, ata erdhën në “Debat Përnime” dhe u përgjigjën në pyetjet për problemet me të cilat përballen qytetarët e Drenasit dhe gjithësecili ofroi zgjidhjet e tyre.  

Platforma e kandidatit të Bashkimit Demokratik 

Bashkimi Demokratik është themeluar në Drenas në vitin 2024, me kryetar Ajvaz Berishën. Berisha është kandidat për kryetar të kësaj komune. Në “Debat Përnime”, Berisha shpalosi programin e tij politik, për të cilin tha se bazohet në 15 shtylla.

“E para është arsimi: përmirësimi i cilësisë së arsimit dhe përafrimi me standardet moderne, ngritja e kapaciteteve dhe kushteve të infrastrukturës nëpër shkolla, si dhe aspekte të sigurisë. Zgjerimi i qasjes në mjetet edukative-arsimore, mjetet digjitale dhe infrastrukturën shkollore, rritja e nivelit të mësimdhënies përmes trajnimit dhe zhvillimit profesional të mësuesve, forcimi i bashkëpunimit ndërmjet shkollës, prindërve, komunitetit lokal dhe nxënësve, monitorimi i përzgjedhjes së drejtorëve, përfshirja e shoqërisë civile dhe prindërve në proces. Fuqizimi i inspektorëve arsimorë në mbikëqyrjen e procesit mësimor dhe punës në shkolla” – deklaroi Berisha.

Më tej, ai premtoi zhvillimin e infrastrukturës, edukimit digjital dhe klasës inteligjente, propozimet për reformim të kurrikulës dhe trajnimit të stafit. 

Ajvaz Berisha, kandidat i BD-së për kryetar të Drenasit, Foto: KALLXO.com

Përveç kësaj, ai renditi edhe premtimet në fushën e shëndetësisë.

“Zhvillimi i kujdesit shëndetësor dhe kujdesit paliativ në Drenas, zgjerimi i shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe mjekësisë familjare për të siguruar cilësi dhe rritje të qasjes së pacientëve në këto shërbime. Pastaj forcimi i kapaciteteve mjekësore të urgjencës dhe kapaciteteve në rrjetin e qendrës së mjekësisë familjare. Zhvillimi i kujdesit paliativ për pacientët me sëmundje terminale dhe të moshuarit, promovimi i fushatave edukative parandaluese të kujdesit shëndetësor” – u shpreh më tej kandidati i BD-së.

Në fushën e mjedisit, ai synon mbrojtjen e hapësirave të gjelbra, menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve, promovimin e energjisë së ripërtëritshme dhe kontrollin e ndotjes së ajrit dhe ujit. Sa i përket zhvillimit ekonomik, ai planifikon nisma për tërheqjen e investimeve vendore dhe të huaja për të nxitur zhvillimin lokal dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Vizioni i AAK-së për Drenasin

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të komunës së Drenasit, Beqir Kiqina, ka prezantuar programin e tij qeverisës. Ai ka theksuar se programi bazohet në disa shtylla kyçe si arsimi, shëndetësia, kultura, rinia, sporti, urbanizmi, infrastruktura, zhvillimi ekonomik, bujqësia, ambienti dhe siguria publike.

“Te arsimi kemi shumë nevojë me i përmirësu kushtet e arsimit në Drenas. Me kalu nga mësimi klasik në digjital. Pra, kam ofruar, dhe në program e kemi mësimin tërëditor që do të zhvillohet” – tha Kiqina, duke shtuar se kjo do të realizohet fillimisht në shkollat pilot me një ndërrim.

Kandidati i AAK-së premton ndërtimin e dy çerdheve të reja, një në Komoran dhe një tjetër në Llapushnik. 

Beqir Kiqina, kandidat i AAK-së për kryetar të Drenasit, Foto: KALLXO.com

“E kam filluar çerdhen në Komoran kur kam qenë këshilltar i ministrit, por është ndalë për shkak të sanksioneve ndërkombëtare. Atë çerdhe do ta realizoj, dhe një tjetër në Llapushnik” – u shpreh ai.

Në sektorin e shëndetësisë, ai ka premtuar përforcimin e radiologjisë me tre radiologë, mamografi, ultrazë dhe rentgen, si dhe përmirësime në laboratorët e Komoranit, Kocit, Baicës dhe ambulantave të tjera.

Planet e Lëvizjes Vetëvendosjes në Drenas

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Drenasit, Egzona Tërdevci, ka deklaruar në “Debat Përnime” se qeverisja komunale nën drejtimin e saj do t’u rikthehet qytetarëve dhe jo interesave të ngushta.

“Nuk do të jetë më qeverisja komunale në shërbim të disa familjeve apo disa grupeve të interesit, por do të jetë qeveri për të gjithë qytetarët” – theksoi ajo.

Tërdevci premtoi zgjidhje të problemit të ujit të pijes brenda mandatit të saj, duke e konsideruar këtë si kusht për të kaluar më tej në projekte më madhore. Po ashtu, ajo njoftoi për një transformim rrënjësor të transportit publik, nga sistemi aktual me linja private në një sistem publik që, sipas saj, do të lehtësojë jetën sidomos për gratë dhe vajzat.

Kandidatja e LVV-së për të parën e Drenasit tha se synon hapjen e pesë çerdheve të reja. Prej tyre, tri do të ndërtohen nga fillimi dhe dy objekte të pabanuara do të përshtaten për këtë qëllim.

Egzona Tërdevci, kandidate e LVV-së për kryetare të Drenasit, Foto: KALLXO.com

Sa i përket sektorit të bujqësisë, LVV parashikon mbështetje direkte për fermerët, duke përfshirë subvencion prej 5 cent për litër qumështi. Ajo ka potencuar se planifikon të ofrojë mbështetje edhe për nënat lehona.

“Po, mbështetja për nënat lehona do të vazhdojë me një pako shtesë për produkte për nënat dhe fëmijët”- ka përfunduar Tërdevci.

Platforma e LDK-së për Drenas

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Drenasit, Gazmend Heta, shpalosi programin e tij në “Debat Përnime”. Heta përmedi si prioritet kthimin dhe afrimin e intelektualëve të komunës, të cilët sipas tij janë shpërngulur në vende të tjera për shkak të mungesës së mundësive.

“Ky aset, këto burime njerëzore të çmueshme dhe të pazëvendësueshme, që nuk janë pak në komunën tonë, por një pjesë goxha e madhe që janë shpërngulur, janë neglizhuar dhe nuk është dhënë mundësia të shfaqin aftësitë e tyre” – tha Heta.

Programi i tij, siç tha ai, ka si vizion një Drenas “të zgjuar dhe të gjelbër, komunë moderne, transparente, afër qytetarëve; partneritet për zhvillim lokal”.

Në fushën e arsimit, Heta premtoi ndërtimin e një shkolle moderne të mesme dhe të ulët në vend të shkollës së vjetër; pajisjen e shkollave me panele diellore për energji të gjelbër, si dhe furnizimin me laptopë, materiale didaktike dhe internet për nxënës dhe mësues. Ai shtoi se do të ketë edhe financim shtesë për lëndët shoqërore dhe shkencore, me nga 100 dhe 150 euro përkatësisht.

Gazmend Heta, kandidat i LDK-së për kryetar të Drenasit, Foto: KALLXO.com

Në kuadër të kulturës dhe rinisë, kandidati Heta premtoi ndërtimin e “Pallatit të Rinisë”.

“Një qendër sportive, kulturore, inovative dhe multifunksionale, si dhe çerdhe të reja në Komoran me kujdes dhe edukim cilësor për fëmijët”- deklaroi ai.

Kandidati i LDK-së për të parin e Drenasit tha se ka në plan një qendër për menaxhimin e qenve endacakë, si një zgjidhje humane dhe efikase, si dhe përmirësimin e infrastrukturës dhe mobilitetit me ndërtimin e një stacioni modern të autobusave sipas standardeve europiane.

Çka premton Naim Bazaj për Drenasin? 

Naim Bazaj, kandidon për të parin e Drenasit me subjektin “Për Drenas e Kosovë – PDK”, një nismë qytetare e ndarë nga PDK-ja tradicionale. Bazaj ka një histori të gjatë në PDK, ku ka mbajtur disa pozita, duke përfshirë edhe atë të kryesuesit të Kuvendit Komunal të Drenasit.

Në lidhje me programin e tij, në “Debat Përnime” Bazaj theksoi se prioritet janë politikat sociale, arsimi, kujdesi për të moshuarit, infrastruktura dhe zhvillimi ekonomik.

Ai elaboroi disa nga masat që synon të ndërmarrë, duke përfshirë subvencionimin prej 200 euro për nënat lehona, një vendim që sipas tij është marrë më parë, por nuk është zbatuar nga komuna.

“Në Drenas nuk ka subvencione për lindjen e fëmijëve, por ne do t’i sigurojmë ato për familjet me të ardhura të ulëta, si në Prishtinë, ku ato marrin nga 50 euro” – tha ai.

Bazaj premtoi edhe rikthimin e çerdhes në Nevovc dhe Komoran në pronësi të komunës dhe përmirësimin e çerdheve, duke veçuar çerdhen në Tërstenik.

Naim Bazaj, kandidat i “Për Drenas e Kosovë” për kryetar të Drenasit, Foto: KALLXO.com

Kandidati Bazaj ka thënë se në fokus të programit të tij do të jenë amviset që punojnë nga shtëpia, të cilat do të mbështeten financiarisht nga 500 deri në 2,000 euro për aktivitete në artizanate, blegtori dhe bujqësi. Për to janë planifikuar edhe sera, lopë dhe pula falas, për prodhime vendore.

Ai premtoi se do “t’i jap fund nepotizmit politik” në Drenas dhe se do të subvencionojë barna falas për të gjithë të moshuarit e Drenasit, për t’i lehtësuar problemet shëndetësore të kësaj kategorie.

Planprogrami i PDK-së në Drenas

Petrit Hajdari, kandidat i PDK-së për komunën e Drenasit, ka prezantuar planprogramin e tyre zgjedhor, të cilin e përshkroi si një “kontratë me qytetarin”.

“Planprogrami jonë për herë të parë është bërë bashkë me qytetarin. Ka qenë bashkautor qytetari, ekspertë dhe njerëzit e fushës” – tha Hajdari gjatë dy-minutëshit të tij në “Debat Përnnime”.

Ai theksoi se problemi kryesor në Drenas mbetet furnizimi me ujë të pijshëm dhe premtoi zgjidhjen e këtij problemi brenda vitit të parë të mandatit.

“Çështja e rrjetizimit të ujërave të zeza është një shqetësim i madh”- shtoi Hajdari

Kandidati i PDK-së deklaroi se në planprogram kanë paraparë zvogëlimin e taksës për bizneset deri në 50%, dhe rritje të buxhetit për bujqësinë për 100%.

Në fushën e kulturës, ai premtoi ndërtimin e muzeut të luftës, për të nderuar historinë dhe kontributin e Drenasit.

“Do të kujdesemi në mënyrë të veçantë për veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve”- shtoi ai.

Petrit Hajdari, kandidat i PDK-së për kryetar të Drenasit, Foto: KALLXO.com

Në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë, Hajdari vuri theksin në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, duke evidentuar mungesën e shërbimit 24-orësh dhe nevojën për analiza dhe rentgen lokal, që aktualisht detyrojnë qytetarët të shkojnë në Prishtinë.

Ai foli edhe për çështjen mjedisore, duke premtuar largimin e deponive të egra që, sipas tij, kanë “mbuluar” komunën, si dhe krijimin e një ambienti të pastër.

“Çdo projekt që do të ndërmarrim do të jetë i planifikuar, i matshëm dhe i realizuar”- përfundoi Hajdari.

Platforma e Ramiz Lladrovcit për Drenas

Ramiz Lladrovci synon mandatin e katërt në krye të Drenasit por për herë të parë si kandidat i pavarur, i ndarë nga PDK-ja. Lladrovci ka prezantuar në “Debat Përnime” projektet për zhvillimin e komunës së Drenasit në periudhën 2025-2029. Ai theksoi se plani i tij synon të përmirësojë infrastrukturën, arsimin, shëndetësinë dhe jetën sociale të qytetarëve.

“Është infrastruktura te Parku i Pishave në Komoran, rregullimi i shtratit të lumit Drenica dhe Vërbica, ndërtimi i shtëpisë së komunitetit, ngritja e kapaciteteve të ujësjellësit, ndërtimi i shkollës nëntëvjeçare në Shtrubullovë, vazhdimi i digjitalizimit të shkollave dhe laboratorë modern për nxënësit”- theksoi Lladrovci.

Ai shtoi se do të ketë bursa për të gjithë nxënësit që i plotësojnë kushtet.

“Që i plotësojnë kushtet sipas rregullores komunale”- deklaroi Lladrovci.

Lladrovci premtoi qendra rinore me aktivitete sociale, kulturore dhe sportive, zgjerim të shërbimeve shëndetësore dhe finalizim të projekteve për qytetarët me mjekë të vetin familjar. 

Ai përmendi edhe investimet në infrastrukturë rrugore dhe mjedisore.

Ramiz Lladrovci, kandidat i “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin” për kryetar të Drenasit, Foto: KALLXO.com

 “Vazhdimi i ndërtimit të rrugës ‘Kroi i Mbretit’, ‘Ferronikeli’ dhe ura 274 metra e gjatë. Vazhdimi mbi lumin Drenica dhe mbi hekurudhë. Asfaltimi i rrugicave publike në lagje, të cilat nuk janë përfshirë deri tash. Ndërtimi i pesë minifabrikave për pastrimin e ujërave të zeza, një fabrikë për çdo 10 mijë banorë” – u shpreh Lladrovci.

Lladrovci premtoi një “qytet smart”, me ndriçime smart, racionalizim të shpenzimeve, shteg për biçikleta dhe këmbësorë në gjatësi 15 km në Çiçavicë.

“Do të bëjmë një teatër amator, poligonin e shigjetarisë në Zabelin e Ultë, ndërtimi i pishinës gjysmë-olimpike në Zabel të Ultë, këmbëngulja për ndërtimin e stadiumit nacional, Liqeni i Vërbovcit, vazhdimi i ndërtimit të stadiumit ‘Rexhep Rexhepi’, renovimi i objekteve ekzistuese, palestra sportive ‘Hysni Jetullahu’ dhe stadium sintetik” – premtoi Lladrovci.

Planprogramet për planifikimin urban në Drenas 

Të gjithë kandidatët për kryetar të Drenasit janë pyetur për planet e tyre në planifikimin urban, saktësisht se sa kate do t’i lejojnë ndërtimet e larta në Drenas. I pari që mori fjalën ishte Ramiz Lladrovci, i tha se do të bëhen ndërtimet sipas koeficienteve që janë të specikuar në planin zhvillimor komunal. 

“Zbatimi dhe monitorimi i planit zhvillimor komunal dhe hartës zonale dhe planit rregullues hapësinor është i përcaktuar me hartimin e planeve rregulluese të hollësishme. Pra, janë zonat e përcaktuara ku ka me qenë për shembull nëntë kate, ku ka me qenë pesë kate, ku ka me qenë tre kate, e kështu me radhë. Kjo përcaktohet edhe nga madhësia e parcelës” – tha Lladrovci duke shtuar se do të shkojnë me koeficientin 5, që nënkupton ndërtime deri 13 kate maksimumi.

“Unë me mujtë 25 kate ta lejoj m’u ndërtu, por vetëm me standarde. Në qendër të qytetit” – shtoi ai. 

Lladrovci tha se në listën për asamblistë ka “të paktën tre kandidatë”, që janë pjesë e kompanive ndërtimore. 

Në anën tjetër, kandidati i PDK-së, Petrit Hajdari, u zotua se do t’i lejojnë ndërtimet deri 12 kate.

“Lidhur me statistikat, sipas ligjit, deri në 12 kate është e paraparë që ne do t’i lejojmë ndërtesat. Nuk jemi si dikush që i ndaloi pesë kate dhe tani thotë se toka është e butë e pasi të fillojë ndërtimi, jo u forcu toka, se tokës duhet t’i bëhet fizibilitet” – tha Hajdari. 

Në anën tjetër, kandidati Naim Bazaj kritikoi kundërkandidatët, duke thënë se ata po flasin me hamendje dhe pa dije profesionale. Sipas Bazajt, nuk lejohen ndërtime mbi 8 kate.

 “Mbi 8 katë nuk lejohet, se fizibiliteti i tokës nuk është i paraparë mbi 8 kate me shku” – tha ai. 

Kurse, kandidati i LDK-së për të parin e Drenasit, Gazmend Heta, tha se nuk duhet lejuar ndërtime më lart se 6 kate, plus një përdhesë. 

“Unë, në bazë të studimeve, domethënë shkencore, do të lejojmë P+6” – tha Heta.

Ndërkaq, kandidatja e LVV-së, Egzona Tërdevci, tha se do të ketë ndërtime në zonën e qytetit, maksimumi 8 kate.

“8 kate maksimumi në zonën e qytetit. Përveç dy zonave që ky ka provuar t’u japë ndërtim të lartë, nuk do të lejojë prona ku është aktualisht çerdhja publike. Ajo mund të shndërrohet në një objekt të nevojshëm publik për qytetin” – u shpreh ajo.

Kandidati i AAK-së, Beqir Kiqina, u shpreh se si kryetar i Drenasit do të funksinojë sipas hartave zonale, duke lejuar deri në 12 kate.

“Kur po thonin sa kate duhet të lejohet ndërtimi, kjo nuk është një fontanë dëshirash që unë mund ta them. Mirëpo, në kuadër të kësaj, ne do të funksionojmë sipas hartave zonale. Hartat zonale aktualisht lejojnë rreth 12 kate” – tha ai. 

Kiqina shtoi se këto harta do të rishikohen, sidomos për zona si Komorani, përmes dëgjimeve publike dhe konsultimeve me ekspertët. Ai e bëri të qartë se vendimmarrja nuk do të jetë e njëanshme apo e nxituar.

Kandidati i Bashkimit Demokratik, Ajvaz Berisha, deklaroi se që në fillim të fushatës së tij kishte angazhuar një zyrë arkitektësh, të cilët kanë ndihmuar vullnetarisht për të vizualizuar se si do të mund të duket një “Drenas europian” për katër vitet e ardhshme.

Ai shtoi se procesi i lëshimit të lejeve për ndërtim do të thjeshtësohet, në përputhje me Ligjin nr. 04/L-110 për ndërtim, duke garantuar që brenda 30 ditëve nga dorëzimi i projektit urbanistik do të lëshohet licenca për pajtueshmëri me hartën zonale komunale.

Kur u pyet se sa kate do të lejojë ndërtimin, Ajvaz Berisha u përgjigj se “maksimumi deri në 10 kate”.

Drenasi, i cili sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2024 ka 48,079 banorë, në tri mandatet e fundit është udhëhequr nga Ramiz Lladrovci.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Përleshen mes vete, Polica arreston tre persona në Fushë Kosovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shmangie nga tatimi, Policia sekuestron mbi 138 mijë euro në Qagllavicë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shpërndau materiale me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve, arrestohet i dyshuari në Gjakovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Votimi i pakos së pensioneve teston autoritetin e Merzit