Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
SHBA-ja ul normat e interesit për herë të parë pas katër vjetësh

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Ilustrim

SHBA-ja ul normat e interesit për herë të parë pas katër vjetësh

Banka qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ulur normat e interesit për herë të parë pas më shumë se katër vjetësh me një ulje më të madhe se zakonisht, raporton BBC.

Rezerva Federale ka reduktuar cakun për normën kryesore të huamarrjes për 0.5 për qind të pikëve, duke e zbritur në 4.75 dhe 5 për qind.

Jerome Powell, shef i Rezervës Federale, ka thënë se ky ishte një hap “i fortë”, porse ishte i nevojshëm për shkak të ngritjes së çmimeve dhe rritjes së shqetësimeve në tregun e punës.

Do të jetë një lehtësim për huamarrësit amerikanë, të cilët po përballeshin me normat më të larta të interesit në dy dekadat e fundit.

Ulja e së mërkurës (18.09.2024) ishte më e lartë se shumë analistë kishin parashikuar një javë më parë, dhe Rezerva ka lënë të kuptohet se përqindja e uljes së normës së interesit mund të bjerë akoma deri në fund të vitit.

Powell ka thënë se veprimi agresiv ka për qëllim të sigurojë se kostot e larta të huamarrjes për shkak të inflacionit të mos e dëmtojnë ekonominë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Tregu i punës është në një pozitë të fortë – duam që ta mbajmë në këtë gjendje”, ka thënë Powell. “Kjo është çfarë po bëjmë”.

Vendimi i Rezervës Federale amerikane pason vendimet për ulje të bankave tjera qendrore, përfshirë ato në Bashkimin Evropian, Britani dhe Kanada, ku ishin pritur uljet e normave të interesit.

BQE-ja ka ulur normën e saj të depozitave për 25 pikë në 3.5 për qind.

Por BQE-ja, bankë qendrore për 20 vende që përdorin euron, nuk ka lejuar t’i dalë asgjë nga dora.

“Ne nuk po angazhohemi paraprakisht për një shteg të caktuar normash”, ka thënë  presidentja e BQE-së, Christine Lagarde në një konferencë për shtyp, duke përdorur formulën standarde të bankës për atë që ajo e quan politikë “e varur nga të dhënat”.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Punime në rrjetin elektrik, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten