Ilustrim
Pesë raste të raportuara të dhunës në familje, brenda një dite në Kosovë
Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda një dite në Kosovës.
Në Prishtinë, dje më 24.10.2025, Policia njofton se ka arrestuar një burrë pasi dyshohet se kishte kanosur gruan e tij.
I dyshuari më pas, thuhet se pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa, në Fushë Koosvë, Policia raporton se ka shoqëruar në stacion një burrë tjetër pasiqë dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj një gruaje.
Policia thotë se me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Në Gjakovë, një burrë tjetër është arrestuar, pasi siç njofton Policia ka fyer me fjalë ish-bashkëshorten e tij.
I dyshuari, pas intervisitmit, njoftohet se është liruar.
Më datë 23.10.2025, në Malishevë, Policia njofton se ka arrestuar po ashtu një burrë pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj gruas së tij.
“I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”- njofton Policia, sot më 25.10.2025.
Ndërsa, në Mitrovicë një grua është ankuar në Polici se djali i saj në vazhdimësi ka përdorur dhunë ndaj saj.
Ky i dyshuar, njoftohet se është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.