Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Dëshmitari: Na thanë që në QKUK nuk i vendosin stentat, na dërguan në spitalin turk

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Rasti "Stentat 2" - Foto: KALLXO.com

Dëshmitari: Na thanë që në QKUK nuk i vendosin stentat, na dërguan në spitalin turk

Në seancën e sotme të gjykimit ndaj mjekëve në rastin “Stenta 2”, Agim Halimi ka rrëfyer rastin e djalit të axhës së tij, Basri Halimi, i cili ishte operuar për vendosje të stentës.

Dëshmitari tha se Basria kishte qenë në gjendje të keqe dhe ishte shtrirë në Emergjencën e QKUK-së.

Ai tregoi se aty mjekët kishin thënë se Basriut duhet t’i bëhet koronarografi dhe vendosje e stentës, porse kjo nuk bëhej në QKUK.

Po ashtu, sipas tij, mjekët kishin thënë se nëse nuk kryhet ky intervenim, Basriu ka vetëm 30 minuta jetë.

“Doktori na ka thënë se Basriu ka probleme me zemër, se duhet të bëhet koronarografia dhe ndodh që duhet me ia vendos ndonjë stentë. Doktor Nexhmi Zeqiri më ka thënë se në QKUK nuk bëhen këto intervenime”, tha dëshmitari, duke përmendur emrin e njërit prej të akuzuarve në këtë rast.

Sipas dëshmitarit nuk kishin kaluar 15 minuta dhe kishin ardhur mjekët e spitalit turk dhe me ndihmë të shpejtë e kishin dërguar Basri Halimin për mjekim në “IMH”.

Dëshmitari tregoi se drejtori i klinikes turke, Ali Hocaoglu, kishte kërkuar 4.700 euro për koronarografi dhe vendosje të stentës, por më pas kishin rënë dakord për 3.900 euro.

Në pyetjen e prokurores Florije Shamolli se sa stenta i janë vendosur Basri Halimit, dëshmitari tha se kishin menduar se dy stenta, “mirëpo pas një kohe djali i axhës kishte bërë një  kontroll në Itali dhe ishte vërtetuar se vetëm një stentë i ishte vendosur”.

Tutje dëshmitari tregoi se në Ministrinë e Shëndetësisë nuk kishte dërguar dokumente për kompensim e vlerës së operacionit, për arsye se familjarët tij i kishin thënë se nuk ka shanse që paratë të kthehen.

Ndërsa sa i përket marrëveshjeve mes spitalit publik dhe atij privat, dëshmitari Halimi tha se nuk ishte në dijeni nëse kishte marrëveshje të tilla.

Me pas kryetarja e trupit gjykues, Shadije Gërguri, ia lexoi një mesazh dëshmitarit, të datës 26 janar 2013, i cili ishte bërë mes doktor Nexhmi Zeqiri dhe Astrit Bakisë, ku thuhet “Pac… Basri Halimin në IMH po ua dërgojë në spital, Dr Nexhi”. Gjykatësja e pyeti dëshmitarin a e dini që është dërguar ky mesazh?.

“Jo unë nuk e di arsyen pse doktori Nexhmi Zeqiri ka biseduar me doktorin turk”, u përgjigj dëshmitari.

Seanca e radhës pritet të mbahet më 30 maj, kur do dëgjohen edhe dëshmitarët Shefqet Bajrami, Bujar Agani dhe Zeqir Krasniqi.

Në këtë rast të akuzuar janë 44 mjekë, Gani Bajraktari, Sami Gjoka, Faik Shatri, Hamza Selmani, Banush Gashi, Fisnik Hima, Kelmend Pallaska, Daut Gorani, Hajdin Qitaku, Agim Krasniqi, Ejup Pllana, Edmond Haliti, Afrim Poniku, Nehbi Musliu, Dardan Koqinaj, Avni Batalli, Xhevdet Krasniqi, Lezer Prekpalaj, Rexhep Manaj, Elfedin Muhaxheri, Nehat Rexhepaj, Nexhmi Zeqiri, Florim Sadiku, Lulzim Kamberi, Reshat Emra, Halim Haliti, Agron Leka, Agron Besimi, Galina Berisha, Bajram Mziu, Driton Miftari, Besnik Koliqi, Perihane Sefa, Masar Gashi, Mirdi Strana, Shemsedin Shabollari, Besim Guda, Bajram Preteni, Murat Abazi, Ismajl Avdimetaj, Petrit Ademaj, Aferdita Selmanaj, Salih Shala, Luan Pazhari.

Në seancën fillestare gjithë të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm.

I akuzuar në këtë rast ishte edhe Ferid Susuri, por ndaj tij ishte veçuar procedura në dhjetor të vitit të kalur për arsye shëndetësore.

Në këtë rast të përfshirë kishin qenë edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ferid Agani dhe ish-sekretari i MSh-së, Gani Shabani dhe 11 të akuzuar të tjerë mirëpo rasti ishte veçuar në tri pjesë në shqyrtimin fillestar.

Gjykimi ndaj Ferid Aganit dhe Gani Shabanit, tashmë i është afruar fundi kurse rasti “Stenta 3”, ku janë të përfshirë kryesisht drejtorë e mjekë të spitaleve private, është aktualisht në fazën e konfirmimit të aktakuzës.

Të akuzuarit në këtë rast “Stenta 2” nga Prokuroria Speciale ngarkohen për veprat penale të keqpërdorimit te pozitës dhe marrje të ryshfetit.

Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale pretendon për një rrjet abuziv të mjekëve.

Në rastin “Stenta” të akuzuar janë 44 mjekë dhe 1 infermier të punësuar në institucione publike shëndetësore dhe 13 punonjës ose ish-punonjës të sektorit privat shëndetësor.

Sipas aktakuzës, këta të pandehur duke vepruar në kundërshtim më Ligjin për Prokurimin Publik dhe Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe duke lejuar pagesat për trajtimin e pacientëve jashtë Institucioneve publike shëndetësore për periudhën 2011 -2015.

Sipas aktakuzës, këta dy të akuzuar i kanë mundësuar përfitim financiar spitalit privat “IMH” në shumë prej  4,050,958.00 euro dhe spitalit privat “EDA” në shumë prej 504,595.00 euro apo të dyja spitaleve në shumë të përgjithshme prej 4,555,553.00 euro, duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Përleshen mes vete, Polica arreston tre persona në Fushë Kosovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shmangie nga tatimi, Policia sekuestron mbi 138 mijë euro në Qagllavicë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shpërndau materiale me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve, arrestohet i dyshuari në Gjakovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Votimi i pakos së pensioneve teston autoritetin e Merzit