Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Prizren, Prokuroria kërkon dënimin e ish-përmbarueses, e akuzuar për sekuestrimin e traktorit të personit të gabuar

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5
Foto arkiv

(Arkiv) - Gjykimi i Saranda Kuçit - Foto: KALLXO.com

Prizren, Prokuroria kërkon dënimin e ish-përmbarueses, e akuzuar për sekuestrimin e traktorit të personit të gabuar

Prokuroria në Prizren ka kërkuar dënimin e ish-përmbarueses Saranda Kuçi, e akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Kuçi po gjykohet se ka konfiskuar traktorin duke mos qenë pronë e të dëmtuarit, por pronë e një personi të ndjerë.

Prokurori i çështjes, Mehdi Sefa, të mërkurën ka deklaruar se nga provat e administruara është vërtetuar se Kuçi ka tejkaluar kompetencat me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për kreditorin Bajrush Gashi.

Ai tutje ka kërkuar shpalljen fajtor të ish-përmbarueses Saranda Kuçi si dhe ndaj saj të shqiptohet dënimi sipas ligjit.

Muhamet Shala, përfaqësues i palës së dëmtuar, tha se nga administrimi i provave është vërtetuar se e akuzuara ka konsumuar elementet e veprës penale.

“E njëjta në cilësinë e zyrtares edhe pse e dinë se traktori ishte në emër të Haki Bytyqit, ka vazhduar procedurën duke mos i respektuar fazat përmbarimore edhe pse kishte obligim ligjor për të evituar pa rregullsitë apo që t’i verifikojë shkeljet”-tha mes tjerash avokati Shala.

Këtë deklarim e mbështeti edhe i dëmtuari Xhavit Gegaj, i cili kërkoi që traktori të kthehet në vendin e duhur, në oborrin e shtëpisë.

“Unë nuk jam pronar, por Haki Bytyqi ma ka lënë amanet mua pasi ka qenë i sëmurë. Unë kam mujtë me hekë traktorin prej oborrit por nuk kam deshtë, disa herë i kam thënë përmbarueses private mos eja në familje, mos na maltreto se nuk i kam borxh” – tha i dëmtuari.

Në anën tjetër, Sylë Hoxha, avokat i të akuzuarës, ka konsideruar se aktakuza e Prokurorisë është e mangët pasi që nuk i përmban elementet qenësore të veprës penale.

“Konsideroj se e mbrojtura ime i ka zbatuar me përpikëri dispozitat ligjore ngase pala e dëmtuar sipas Prokurorisë e ka deklaruar objektin e vet-traktorin objektin e përmbarimit për të cilin kemi informatë se i njëjti ka qenë i regjistruar në emër të Xhavit Gegagajt, të cilin me qëllim të mashtrimit e ka bartur në emër të personit tjetër-Haki Bytyqi i cili kishte vdekur” – citoi avokati Hoxha.

Fjalën përfundimtare të Hoxhës e ka mbështetur edhe e akuzuara Saranda Kuçi, e cila ka kërkuar që të lirohet nga akuza.

Shpallja lidhur me këtë rast do të bëhet më 25 korrik 2023.

Sipas aktakuzës, e pandehura Saranda Kuçi si person zyrtar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar në cilësi të përmbarueses private, i tejkalon kompetencat e saj me qëllim që të përfitojë dobi për vete ose për personin tjetër apo që t’i shkaktojë dëm personit tjetër.

Në aktakuzë thuhet se më 22 dhjetor 2021, rreth orës 10:00, në kundërshtim me Ligjin për procedurën përmbarimore në oborrin e shtëpisë së të dëmtuarit Xh.G., nga fshati Studençan – Komuna e Suharekës, urdhëron përmbarimin në objektin e papërshtatshëm, e konfiskon traktorin e tipit “Hurliman” pronë e tani të ndjerit H.B., nga fshati Reshtan.

Prokuroria thotë se traktorin e konfiskuar e ka dërguar në pllacin ndërtimor të kreditorit B. G., NPT “L.”, në rrugën e Reshtanit.

Me këto veprime e pandehura ka përmbushur elementet e veprës penale – keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Raportimet e KALLXO.com mund t’i lexoni në këtë LINK.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”