Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Rigjykimi: Gjykata merr vendim për rastin e njohur si "Veteranët"

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Rigjykimi: Gjykata merr vendim për rastin e njohur si "Veteranët"

Gjykata e Prishtinës ka marrë Vendim me të cilin të akuzuarit e rastit “Veteranët” i ka dënuar për veprat penale që iu vihen në barrë. Ky rast është në Rigjykim.

Agim Çeku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari janë dënuar me 1 vjet dënim me burgim, veç e veç, për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Ata akuzohen se gjatë kohës kur kanë qenë anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, në mënyrë të qëllimtë nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre dhe i kanë keqpërdorur të njëjtat në mënyrë që të tjerëve t’u sjellin përfitim pasuror.

“Të akuzuarit Agim Çeku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari janë fajtorë për veprën penale ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe Gjykata secilit i shqipton dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 vjet veç e veç – dënim i cili do të ekzekutohet pas 15 ditësh pasi Aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.” – tha gjyqtari Gazmend Bahtiri.

“Obligohet Qeveria e Republikës së Kosovës që të formojë Komisionet përkatëse, që në procedurë administrative të bëjë rishqyrtimin e listës prej 19,500 personave, aplikuesve, të Veteranëve, luftëtarë, si në Shtojcën e Aktakuzës së Prokurorisë Speciale në afat prej 1 vjet, pasi Aktgjykimi të marrë formën e prerë.” – shtoi tutje gjyqtari Bahtiri.

E dëmtuara, Ministria e Punëve të Mirëqenies Sociale për realizimin e Kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil.

Nuredin Lushtaku dhe Smajl Elezaj janë liruar nga akuza pasi nuk është provuar se kanë kryer veprën penale, pasi të njëjtit nuk kanë pasur cilësinë e personave zyrtarë.

Ky Vendim është marrë në përbërje të Trupit Gjykues: Gazmend Bahtiri (Kryetar) dhe Ngadhnjim Arrni e Kushtrim Shyti (anëtarë).

Kundër këtij Vendimi palët e pakënaqura kanë të drejtë Ankese në Gjykatë të Apelit brenda 30 ditëve pas marrjes së Vendimit në formë të shkruar.

Shpallja e Aktgjykimit për rastin e njohur si “Veteranët” ndaj 12 të akuzuarve ka qenë e paraparë të bëhej më 28.04.2025, në Gjykatën e Prishtinës. Mirëpo, Gjykata e Prishtinës kishte vendosur që për këtë çështje penale të rihapet përsëri Shqyrtimi gjyqësor.

Aktakuza në këtë çështje penale përfaqësohet nga prokurori Valdet Gashi.

Kujtojmë që kjo cështje penale ishte në Rigjykim, pasi që Apeli kishte kthyer lëndën në pikën zero për t’u gjykuar përsëri pas Vendimit të Themelores, me të cilën i kishte liruar nga akuza të pandehurit për këtë rast.

Prokuroria Speciale që nga viti 2018 po i akuzon 12 persona, në krye me Agim Çekun, për “keqpërdorim të detyrës” gjatë kohës sa ishin pjesë e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranëve të Luftës.

Agim Çeku dhe të tjerët akuzohen se gjatë kohës kur kanë qenë anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, në mënyrë të qëllimtë nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre dhe i kanë keqpërdorur të njëjtat në mënyrë që të tjerëve t’u sjellin përfitim pasuror.

Gjithnjë sipas Aktakuzës, anëtarët e Komisionit duke vepruar në kundërshtim me ligjin dhe rregullat e përcaktuara nga vetë Komisioni ua kanë mundësuar dhe njohur personave të tjerë që të përfitojnë në mënyrë të kundërligjshme statusin e veteranit luftëtar të UÇK-së.

Rasti kishte ngjallur shumë debate në publik, pasi Prokurori i cili e kishte hetuar Dosjen e veteranëve ishte larguar nga Kosova.

Menjëherë pas lirimit të 12 të akuzuarve ish-prokurori Elez Blakaj kishte reaguar duke e konsideruar si të qëllimshëm lirimin e tyre, pasi sipas tij nuk ishin administruar as gjysma e provave.

“Ashtu siç pritej, edhe ndodhi! Në një proces gjyqësor ku publiku nuk ka parë e dëgjuar as 1% të provave materiale, duke e deformuar qëllimisht dhe në vazhdimësi rastin, e me avokat ‘me përvojë të jashtëzakonshme ushtarake’, pothuajse nga të gjitha anët, rezultati nuk mund të ishte ndryshe.” – kishte shkruar Blakaj.

Raportimet e KALLXO.com, lidhur me këtë rast, mund t’i lexoni duke klikuar këtu.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”