Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
ZRRE: Nga 16 gushti bizneset pa kontratë me furnizues do të ndërpriten nga rrjeti energjetik

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Ilustrim

ZRRE: Nga 16 gushti bizneset pa kontratë me furnizues do të ndërpriten nga rrjeti energjetik

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka paralajmëruar bizneset të cilat duhet të operojnë në tregun e lirë të energjisë, se nëse nuk kanë kontrata të nënshkruara me furnizues të licencuar, do të ndërpriten nga rrjeti energjetik nga data 16.08.2025.

“ ZRrE u bën thirrje të gjithë konsumatorëve komercialë që duhet të jenë në treg të lirë dhe që ende nuk kanë lidhur kontratë komerciale të furnizimit me energji elektrike, të veprojnë pa vonesë dhe të zgjedhin një nga furnizuesit e licencuar të publikuar në faqen zyrtare të ZRrE, sepse nga data e 16.08.2025 konsumatorët komercial të cilët nuk kanë nënshkruar kontratë komerciale me një nga furnizuesit e licencuar do të ndërpriten nga rrjeti energjetik”– thuhet në njoftimin e ZRRE-së.

Ky paralajmërim vjen pasi që Shkalla e Dytë e Gjykatës Komerciale i ka dhënë të drejtë ZRRE-së, në lidhje me liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.

Sipas ZRrE-së, Shkalla e dytë e ka ndryshuar pikën 4 të Aktgjykimit të Shkallës së parë, i cili kishte pezulluar vendimin e ZRrE-së për liberalizimin e tregut energjetik.

“Ashtu siç kemi theksuar edhe më herët, procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike është në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi, në mënyrë transparente dhe të paanshme, duke respektuar të gjitha standardet procedurale dhe materiale. Ligjshmëria e këtij procesi po konfirmohet nga gjykatat kompetente, së fundi edhe nga Gjykata Komerciale – Dhoma Shkalla e Dytë, duke vërtetuar se të gjithë hapat janë ndërmarrë në përputhje me ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës”– thuhet në reagimin e ZRrE-së.

Gjykata Komerciale, Shkalla e Parë, më 29.07.2025, kishte pezulluar vendimin e  Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), i cili ka të bëjë me daljen e bizneseve në tregun e liberalizuar të energjisë elektrike.

Pas padisë së kompanisë “Proex”, Gjykata Komerciale vendosi që të anulojë njoftimin e lëshuar nga ZRRE më 12.03.2025, përmes të cilit njoftonte kompanitë për dalje në tregun e lirë.

Nga data 01.06.2025 sipas vendimit të ZRRE-së bizneset e mëdha që kanë më shumë se 50 të punësuar ose më shumë se 10,000,000 euro qarkullim detyrohen që energjinë elektrike ta sigurojnë në tregun e lirë.

Kjo do të thotë se këto biznese duhet të gjejnë furnizues të energjisë elektrike dhe të nënshkruajnë kontrata me ta, sepse më nuk do të furnizohen nga KESCO, ashtu siç furnizohen shtëpitë dhe bizneset e vogla e të mesme.

Pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për vendosjen e këtyre bizneseve në treg të lirë, bizneset kanë kërkuar më shumë kohë për t’u përgatitur.

Periudha e tranzicionit ishte përcaktuar të jetë 60 ditë, që i bie deri më 01.08.2025.

Kjo bëhet sipas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për kalimin në treg të hapur për bizneset që kanë mbi 50 të punësuar apo qarkullim mbi 10 milionë euro.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), që është Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF), sipas një vendimi të ri të ZRRE-së, do të ketë këtë status deri në janar të vitit 2026.

Në anën tjetër, bizneset me në krye Odën Ekonomike të Kosovës e kishin kundërshtuar Vendimin e ZRrE-së, që bizneset e mëdha me mbi 50 punëtorë ose me mbi 10 milionë euro qarkullim, nga data 1 qershor 2025 të kalojnë në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Më 29.05.2025 ata kishin mbajtur një protestë në Prishtinë – duke bllokuar pjesshëm të gjitha hyrjet në Kryeqytet, si dhe një protestë tjetër më 11.06.2025, po ashtu në Prishtinë.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DHTIK) kishte njoftuar se ka ndërmarrë një hap ligjor, përmes së cilit thonë se do t’i mbrojnë interesat e bizneseve anëtare dhe të gjithë sektorit privat në vend.

DHTIK kishte njoftuar se ka bërë padi ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, për siç thonë ata shkelje të rënda ligjore dhe procedurale në vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.

Bizneset kanë filluar paditë duke kërkuar pezullimin e vendimit të ZRRE-së, ndërsa ka raste individuale që bizneset kanë fituar në Gjykatën Komerciale.

E në anën tjetër, ZRrE-ja ka aprovuar aplikimin për licencim si furnizues i energjise elektrike të “Management & Development Associates” sh.p.k, kompanisë së vëllait të Luan Dalipit, shefit të stafit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

https://kallxo.com/lajm/vendimi-i-gjykates-per-pezullimin-e-vendimit-te-zrre-se-lidhur-me-daljen-e-bizneseve-ne-tregun-e-liberalizuar-te-energjise-elektrike/


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”